Kreu Ditar Lindja e UÇK-së, etapë e re në historinë e Kosovës

Lindja e UÇK-së, etapë e re në historinë e Kosovës

143
0

Ditët, muajt dhe vitet po kalonin. Mbi protestat dhe revoltat popullore kosovare,  Adem Jashari  ja arritën të nxirrnin në dritë përpjekjet e tyre të para .Në vitin 1981, lindën elementët e parë të një force të re kundërshtare të regjimit titist. Ato qenë njisitet guerile që zënin prita e u bënin pusi nëpunësve të UDB-ës, milicisë serbe dhe pushtetarëve titist, që në  të gjithë veprimtarinë e tyre, kishin perndjekjen dhe padrejtësinë ndaj popullsisë shqiptare. I pari, që ngriti grupin guerilas qe Adem Jashari. Ai qe i pari  që ngriti grupin në Drenicë dhe në një mbledhje, e cila u organizua në shtëpinë e tij, u vendos që  të gjitha veprimet luftarake  që kryheshin, të merreshin përsipër nga UÇK-ja , po në këtë mbledhje Adem Jashari u zgjodh komandant i përgjithëshëm i UÇK . Nga grupet guerile lindën formacione e tjera luftarake më të mëdha, ç’ka solli armatosje më të përsosur dhe aftësim në përgatitjen luftarake . Serbët gjakatarë shpejtë zbuluan se ç’po ndodhte në Kosovë dhe me forca e mjete të fuqishme luftarake, goditën UÇK-ën (tetor 1998-qershor1999) po nuk mundën ta asgjësonin.

Në fund të viteve tetëdhjetë prognoza parashikonte mot të keq për Jugosllavinë . Ajo jo vetëm se do ndërronte regjimin por edhe do të shpërbëhej. Disa intelektual kosovarë të cilët bënin lidhjen e shkrimtarëve dhe të artistëve, hyjnë në tratativa me njëri tjetrin për të formuar një forcë të re politike, e cila në mënyrë paqësore, do të kërkonte pavarësinë e Kosovës. Nëntë prej fillimtarët e kësaj force politike ranë dakort që të zgjeronin pjesmarrësit. Nga takimete tyre me shumë të tjerë intelektual numëri u rrit .Duhet theksuar se në këtë numër u radhit edhe Ibrahim Rugova .Takimet e punës  në mes tyre bëheshin duke u lajmëruar gojarisht me njëri- tjetërin dhe sipas tyre në mënyrë shumë të fshehtë po për hir të së vërtetës askush nuk i ngacmonte. Njëri prej tyre, i cili ishte nismëtari i parë, bashkë me disa të tjerë, hartoi platformën dhe programin politik të forcës së re politike. Numëri i intelektualëve, që më parë formonin LSHAK ishin dakort , që forcën e re ta drejtonte Ibrahim Rugova. Të gjithë sa ranë dakort duke u lajmëruar me njëri- tjetrin si më parë, gojarisht ranë dakort  që ditën e shtunë, 23 dhjetor 1989 ora nëntë, mblidhen në sallën e LSHA të Kosovës dhe formuan LDK –ën , kryetar i së cilës u zgjodh Ibrahim Rugova. Milicia serbe as nuk e kundërshtoi as nuk dha leje për mledhjen , që do kurorëzonte forcën e re politike LDK-ën . Programi i saj politik u dorëzua në ministrinë e brendshme të Serbisë në Beograd dhe pas dy ditësh u bë i njohur edhe në disa ambasada të akreditura në Beograd. LDK , ndonëse përpiqej të vepronte ilegalisht, ate askush nuk e ngacmoi në aktivitetet politike.

2 Gusht-1990  shpall Pavarsinë e Kosovës më 7 Shtator 1990, shpall Kosovën Republikë dhe miraton Kushtetutën. Shtator 1991zhvillohet referendum mbarë popullor për sovranitetin e Kosovës. Interesant qëndrimi i milicisë serbeë, i UDB-ës dhe i organeve të tjera shtetërore që i lejojnë gjithë këto veprimtari politike LDK-ës . Pas luftës. Dy forca politike, në pavarësi të plotë nga njëra tjetra dhe pa asnjë akt-marrveshje vepronin në Kosovë. Cili ishte dallimi nga njera- tjetra? Dallimi ishte esencial. UÇK-ja zhvillonte luftë të papajtushme, gjatë së cilës ushtarët e drejtuesit e saj vriteshin si me le, ndersa LDK-ja zhvillonte prapagandë paqësore për të bindur popullin se do shkëputemi nga Serbia, pasi edhe ajo po evolon drejtë demokratizimit. Ajo prapagandë çoroditi situatën revolucionare  që ishte krijuar. Ajo prapagandë, me qellim o pa qëllim, iu kundërvu si kundrapeshë UÇK-ës . Revolucionarët nuk del gjë  që t’i largojë nga rruga revolucionare por situata si ajo në Kosovë, çoroditi apo bëri që njerëzit të mendojnë edhe kështu. Si mund të bëhesh pjestar i luftës, ku s’i dihet do të fitosh apo do  të vritesh, kur të njëjtin qellim “do ta arrish” nga JDK-ja pa shkrepur kapsoll e pa u rrezikuar? Dy alternativat , UÇK dhe LDK , me program e statut të ndryshëm, pa më të voglin dyshim rivalizonin njëra- tjetrën. Po cili rival mund t’i shkonte më për shtat Millosheviçt ? Sigurisht ai paqësori, prandaj ai nuk u ngacmua po u la të vepronte në hije pa i bërë qeder robëruesit. Nuk kalon shumë kohë dhe fallciteti i LDK-ës del sheshit. Serbia, kur konstatoi , se nga lufta e UÇK-ës, Kosova po i dilte nga rrethimi, ndermori sulmin më makabër mbi Kosovën e popullin e saj. Në atë sulm u regjistruan krimet më barbare të ngjashme me ato të fashizmit.

Fjalë nga më të llahtarshmet na kanë dëgjuar veshët për ato krime. Po theksoi një nga më të llahtarshmet. Milicia serbe kishte angazhuar pjestarë nga më kriminelët dhe fëmijëve të vegjël, të cilët ua garbisnin nënave nga gjiri, u kryenin vdekjen duke ua hequr kokën apo i paralizonin duke ua hequr organet e brendshme e pas këtyre masakrimeve i hidhnin në gropa të improvizura. Krime makabre u kryen ndaj grave. Ushtarët serbë, me paturpsinë e tyre prej arroganti e krimineli, kanë bërë seks në sy të familjarëve me gratë kosovare. Në atë gjendje e në atë terror (mars 1999) popullsia në mënyrë masive mori rrugën e mërgimit. Skenarët e dikurshëm u rikthyen për kosovarët. Rruga e mërgimit ishte plot rreziqe. Serbet i ndiqnin nga pas për t’i eliminuar. Pleqtë e plakat nuk përballonin ecjen, etjen e urinë. Fëmijët duhet të mbaheshin në krahë. Shiu e të ftohtit ishin prezent kudo. Mërzitija, dhimbja, mallëngjimi, humbja e shpresës, indinjimi, se nuk patën mundësi të rezistonin dhe deziluzioni më i thellë ishin treguesi psikologjik i të gjithëve. Në gjitha ato vështirësi e ato vuajtje shpirterore te ata mërgimtarë që nuk dinin nga po shkonin e nuk ndjenin asnjë siguri jete, u çfaq një unitet, një humanizëm dhe një bashkveprim i pa parë. Djem dhe vajza me denjitet e kurajo të jashtzakonshme rendnin sa te gjyshja e gjyshi , sa te tezja apo halla, në krah me barela të improvizura i mbartën të moshuarit, të sëmurët e të lodhurit. Me sakrifica e vetmohim të jashtzakonshëm, nuk u la në rrugë asnjë plak apo plakë, asnjë grua shtatzënë, të sëmurë apo fëmijë. Kush mundi të ik, iku, shumë nuk mundën dhe ranë në dorë të serbëve, përfundimi i tyre qe: rrahja, mbytja, vrasja, burgimi e varrosja e përbashkët në gropa të hapura me fadroma e buldezera. Një popull pa i bërë askujt  gjë, pa i pasur kurrkujt borxh vetëm se kundërshtoi terrorin serb për të jetuar në liri në vendin e tij. Gjitha këto bëjnë dhurimin e “lirisë”serbe , që LDK-ja ia prapagandonte popullit të vet. Ata që mundën, kaluan në Shqipëri e vende të tjera. Kosova u uzorpua nga serbët. Ibrahim Rugova mbeti “peng” i Millosheviçit.  Me dëshirë apo pa dëshirë, ai u bë shoqërues i Millosheviçit në Kretë e Itali. Po të ishte i padëshiruar në atë udhtim, kishte mundësi t’i bashkohej karvanit të mërgimtarëve por jo,  sepse ai edhe pas atij genocidi të paparë mbi popullin e vet, kishte përseri besim te “miku” , se do ia falte demokracinë.

Vizita e emisarëve amerikan dhe e atyre evropian në Kosovë, ndryshuan qëndrimin  që duhej të mbahej. Ata vertetuan një genocid të pashoq mbi një popull të pafajshëm. Atë, që panë e raportuan në senatin amerikan e në qeveritë respektive të shteteve të Evropës. Gjithçka e përcaktuar nga kartat nderkombëtare për të drejtat dhe sigurinë njerëzore ishin shkelur. Para një fakti të tillë, nuk mund të mbylleshin sytë. Serbija duhej të sulmohej e të nxirej jashtë nga Kosova dhe ashtu u bë. Forcat e NATO-s (24 mars 1999) me organizim të sofistikuar ndermorën sulmin shkatërrimtar. Sulmi zgjati 73 apo 78 muaj. Marrveshja e Kumanovës (10 qershor1999-të) i detyroi pushtuesin serbë të ikin me bisht ndër shalë. Në Kosovë u vendosen forcat e NATO-s. Kosova u çlirua. Popullsia filloi të rikthehet por me këtë bilanc lufte: 11.843 të vrarë , nga këta 1392 fëmij , 1739 femra, të pa gjetur 1450 dhe femra të dhunura 20.400. Kosovarët dhe kosovaret, të rinjtë dhe të rejat, iu gëzuan rikthimit në vendlindje. Për ta një jetë tjetër, pa serb mbi krye, lindi. Një çlirim shpirtëror, psiqik, moral e fizik ua shkëlqente fytyrat të gjithëve. Jeta filloi të gjallërohej në të gjithë cepat e Kosovës . Miqve e dashamirësve zëmra u bëhej mal, kundërshtarëve vrerë u nxirrte po nuk kishin ç’të bënin. Realiteti i bënte të ulnin kokën e ta pranonin atë. Në ato ditë rikthimi, tablloja kosovare paraqitej me shtëpi të djegura e të rrënura. Familje pa strehë e me probleme ekonomike, njerëz të humbur e të tretur. Ajo tabllo me këta tregues e shumë të tjerë, bëri  që politika dhe masovikët shoqërorë të linin mënjanë të ligat që mund të ishin dhe të angazhoheshin në forcimin e unitetit në popull dhe rindertimin e vendit. UÇK-ja u transformua në forcë politike PDK . Drejtuesi politik i saj Hashim Thaçi u zgjodh kryetar. Hashimi as bashkluftëtarët e tij nuk ngritën zërin për pushtet. Zbatuan me korrektësi parimin e pluralizmit politik  “ardhjen në pushtet nga vota e lirë e popullit”. Nën mbikëqyrjen e nderkombëtarëve, zgjedhjet u organizuan në Kosovë pa Millosheviçin e serbët. Për çudi të faktit LDK-ja e Ibrahim Rugovës fitoi zgjedhje!  Ibrahim Rugova u zgjodh presidenti i parë i Kosovës! Nga një here rastis që zogu të bjerë në dorë pa hequr keq. Ashtu, pa hequr keq e pa rrezikuar, Ibrahim Rugava (2002) u gjend në krye të Kosovës me një goxha kredibilitet. Problemet në Kosovë nuk shkuan gjer atje sa Kosova të vetqeverisej. Rezoluta 1244, të cilën shqiptarët e nënshkruan serbët jo, formalisht mbante Kosovën nën sovranitetin e jugosllavëve e nën administrimin nderkombëtar, të Kombeve të Bashkura (UNMIK). Plani Marti Atisari (2007), që gjeti me një here zbatim, parashikonte për Kosovën pavarësi të mbikëqyrur dhe të drejta të zgjerura për pakicat, në veçanti për serbët. Askush nuk hodhi vështrimin mbi bilancin e luftës dhe krimet e serbëve. Serbisë nuk iu kërkua hesap për varet, për masakrat e dhunimet, vetëm kosovarëve iu vu rrethimi e përcaktimi. Miratimi i katër komunave , me popullsi shumicë serbe, si dhe përcaktimi i 20-të deputetëve serb me listë e të përherëshëm, do të thotë një miniqeveri serbe brenda Kosovës, do të thotë që Serbia të sundoj e moderuar në Kosovë. Komandantët e luftës i akuzuan për krime lufte. Ramush Haredinaj, Fatmir Limaj e të tjerë u dërguan në gjyqin e Hagës. Hashim Thaçit, Serbia i lëshoi urdhër arresti që ta zejë e t’ia bëjë ashtu si ia ka bërë Ukshin Hotit e dhjetra të tjerëve.  Akuzës serbe i bashkohet edhe fjalia : ”Pse nuk shkon të pastrohet në Hagë“. Formuluesit të kësaj fjalie nuk i mbetet tjetër gjë veçse të shkojë si dëshmitar në atë gjyq . Kosovarët nuk u trajtuan si viktimë por sikur të ishin ata shkaktarë të së keqes që kishte ndodhur. Shqiptarët gjithmonë kanë bërë luftë mbrojtje.

Sulmet e pabesa e të befasishme nga armiqtë u kanë shkaktuar vrasje, dhunim e plaçkitje. Shiptari e ka në gjak e në traditë për t’mos i harruar të këqijat. Kjo e ka bërë atë që të jetë një hakmarrës i pamëshirshëm mbi armikun që i ka vrarë babain, vëllain, djalin e përdhunuar gruan, motrën apo vajzën. Për të tillë armiq, kur vijnë kushtet e volitshme, nuk ka mëshirë. Këtë duhej ta kishte ditur UMNIK-u e Marti Atisari, që edhe serbëve t’u kërkohej: të pagunin pasojat e luftës, të gjenin të humburit, të kërkonin falje dhe të përkuleshin para varreve masive që gjenden anë e mbanë Kosovës.

Politika e ndjekur mbas lufte ka qënë tërësisht e gabuar. Ajo është munduar t’i barasvlersojë të dy krahët, që të gjejë një koefiçent ekuilibri. Po si mund të vihet ekuivalencë në mes atij, që ka sulmuar, që ka vrarë,  dhunuar,  burgosur e që ka humbur e tretur qindra  mijëra burra, gra, fëmijë, pleq e të moshua , me viktimën Kosovë pa asnjë faj? Padrejtësi e madhe! Kjo padrejtësi është vazhdë e pa drejtësive të viteve 1870-1880. Serbi nuk mund të bëhet aleat me pahir e duke shkelur të drejtat e kosovarëve. Ai ka qënë vëlla i Rusisë e i tillë mbetet.

SYLE GOSTURANI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.