Kreu Aktualitet Lufta për të shpëtuar lëkuren, shkatërron integrimin

Lufta për të shpëtuar lëkuren, shkatërron integrimin

459
0

Sylë Gosturani

Erërat e forta dhe stuhitë me breshër e dëborë  që rrahin majat e larta, shkaktojnë ullaqe ujrash të cilat duke zbritur në lugina apo sheshe, i mbulojnë ato me të sjellurat e tyre rërë, gurë, dhera  e të tjera produkte  eruzive. Kështu, këtë fat të luginave e shesheve poshtë majave po e pësojmë ne shqiptarët. Ambiciet për pushtet dhe zënkat për shkak të tij, sot në Shqipëri kanë shkaktuar krizë të pa njohur as në vendet e hershme demokratike. Sipas zgjedhjeve të radhës, që janë njohur edhe nga strukturat partiake e nderkombëtarët, PS me Edi Ramën kryetar kanë fituar shumicën parlamentare, ç’ka u jep mundësinë edhe të qeverisin vetëm. Krerët e PD-ës, të LS-së dhe mbështetësit e tyre Dashamir Shehu, Fatmir Mediu, Nardard Ndoka, Vangjel Dule e të tjerë, duke mos parë asnjë farë mundësie për t’u reabilituar si qeveritarë, kanë zgjedhur revolucionin permanent. Duke e rritur ate shkallë-shkallë me forma e veprime nga më të ndryshmet, që me çdo kusht e çdo kushtim të marrin qeverisjen e vendit. Zotërinjtë kërkojnë dorheqjen e Edi Ramës, qeveri teknike e zgjedhje të parakoshme. Veprimi i parë qe protesta “masive”para Kryeministrisë, veprimi i dytë djegja e mandateve , veprimet e tjera të sajura në mendjen dhe ndergjegjen e tyre, priten të demostrohen.

Po cilat mund të jenë veprimet e pritëshme dhe kush është ideatori i tyre ? Ideatorët dihen, janë ata që kurdisën skenarin krizë, që po jetojmë po për të ditur se çfarë mund të bëjnë le t’u hedhim një sy luhatjeve të mardhënieve të protogonistëve të stuhisë. Protogonist të stuhisë janë të zakonshmit: Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha e MONIKA KRYEMADHI. Sjellja e maradhëniet në mes Sali Berishës e Ilir Metës kanë qënë të pa principta e konjukturale. Politike 28 vjeçare, si dhe sjellja që kanë çfaqur ndaj njëri- tjetrit sjellje, çdo kujt që i njef apo i dëgjon, i ngjallin një interes gjykimi e diskutimi të thelluar. Kur Ilir Metës iu ngrit çeshtja e Poliçanit, Sali Berisha qe më agresivi kundër tij, ç’ka çoi në heqjen e mandatit Ilir Metës. Kur Sali Berisha (1992) erdhi në qeverisje, transferoi thesarin e shtetit në tunelet e Krrabës. Kjo lëvizje nuk u pasqyrua me asnjë proces verbal në sasi. Ilir Meta bëhet kryeministër dhe në një moment e zë në flagrancë Sali Berishën dhe e çon në një komisariat, ku fillojnë proçedurat ndaj liderit opozitar Sali Berisha, por pa zgjatur çeshtjen Berisha lihet i lire. Në kohën e qeverisjes së Ilir Metës thyhet tuneli i Krrabës. Floriri vidhet. Fajsohen fshatarët e Krrabës por Sali Berisha në një mledhje parlamenti, ngrihet e me gisht drejtuar drejtë Ilir Metës, e akuzon atë për vjedhje të thesarit e duke u shprehur: ”ky nuk është Ilir Meta po Ilir Floriri”. Në kohën kur LS-ija kishte një antar në komisionin qëndror, PD-ja ia hoqi duke i dhënë të drejtën e tij vetës. Ai vendim i PD-ës si mazhurancë e tërboi Ilir Metën. Në një seancë parlamentare, për çeshtjen e komisionerit Ilir Meta tregon agresivitetin e tij ekstrem duke sulmuar kryetaren e parlamentit Z. Juzefina Topalli. Ishte zgjuarsia e të ndjerit Sokol Olldashi  që shpëtoi Jozefinën e Ilirin duke i sygjeruar Juzefinës të mbyll seancën dhe ashtu ndodhi. Në kohën kur dy liderët e dy partive më të mëdha ndryshuan kodin zgjedhor duke bërë dhe ndryshime në Kushtetutë, Ilir Meta për t’i penguar këto ndryshime u fut në grevë urie por nuk ia arriti të ndalonte veprimet ç’ka i solli atij numër më të pakët depudetësh.

Në zgjedhjet e 2005-sës, Ilir Meta bëri që mazhuranca socialiste të humb zgjedhjet ç‘ka solli në qeverisje PD-ën e Sali Berishën. Në zgjedhjet e vitit 2009-të, Sali Berisha nuk arrin të sigurojë mazhurancë për të formuar qeverinë, merr 70 deputet, i duhej të bënte koalicion me dike ose të hynte në zgjedhje të menjëhershme. Kjo nuk ndodhi, sepse i ndjeri Dritan Prifti votën e tij ia dha Sali Berishës por menjëherë pas tij, vajti edhe Iliri me tre deputet të tjerë duke forcuar qeverisjen e Berishës. Aleanca e dashamirsia u konsoliduan por më shumë u afirmuan ato kur u ndanë portofolet. Ilir Meta merr detyrën e ministrit të jashtëm dhe atë të zv. Kryeministrit. Katër portofole mori LS-ja dhe gjitha institucionet varse të tyre, ç’ka i dha mundësi që të punsojë gjithë militantët dhe të sigurojë buxhet për partinë. Për fat të keq diku nga mesi i mandatit ndodh habia. I ndjeri Dritan Prifti ekspozon një regjistrim me zë e figure, ku Ilir Meta paraqitej duke numëruar para e duke shpjeguar, se edhe të tjera para do na jepen. Videoja bëri bujë, situate u paraqit e nderë Berisha me të shpejtë vajti në shtëpinë e Ilir Metës për të diskutuar e për të gjetur rrugët e shpëtimit. Ai takim solli dorheqjen e Metës nga dy postet, që mbante dhe nënshtrimit të gjykimit. Meta doli pa u lagur për këtë vlerat e Sali Berishës qenë të pa kontestueshme.

Në ditën e parë të Prillit 2013-të, Meta u kthye në tjetër krah. Lidhi aleancë me Edi Ramën kundër Sali Berishës. Ajo aleancë i solli koalicionit të majtë fitore të thellë. Në atë koalicion, Metës iu besua drejtimi i parlamentit. Një ditë u zbulua një “atentat”. Ilir Meta paska kurdisur të vriste deputetin Tom Doshi. Sali Berisha me agresivitetin më të madh, duke zgjatur dorën e rritur zërin i drejtohet Ilir Metës “jep dorheqëjen”. Iliri me një qetësi të pazakontë, i përgjigjet duke i thënë: “kam dhënë një herë për Xenin”. Kjo bëri, që Berisha të mos vazhdonte më tej e fjalët u mbyllën. Gjatë qënjës së Ilir Metës kryetar parlamenti, reforma në drejtësi  që kërkua me forcë nga nderkomëtarët, hapi telashe. Ligjet e reja dhe organet e reja të drejtësisë do të merrnin nën hetim krimet e pa ndëshkura . Kjo tronditi gjarpërinjtë e strukur nën gurë. Për të strukurit shtrohej problemi: Ç’farë duhej bërë, që plagës të mos i hiqej dregëza? Duhej sabotuar reforma në drejtësi. Kjo e bashkoi për jetë a vdekje Ilir Metën me “mikun” e vjetër Sali Berisha. Në situatën e krijuar Ilir Meta manovroi shkëlqyeshim. Siguroi postin e presidentit nga socialistët dhe i bindur se këtë post do ta gëzonte në shtator 2017-të dhe pa marrë parasysh se presidenti është mbi palët e simbol i unitetit të popullit, mori në dorë fushatën elektorale të LSI-së. Në fushatë sulmoi qeverisjen socialiste, ku kishte qënë vet pjestar i saj. Gjithçka u dukt qartë. Ilir Meta u bë ortak e bashkluftëtar me Bashën e Berishën. Të habitëshme janë edhe dy veprime të Ilir Metës, zëvenësimi i tij me Petrit Valilin dhe i këtij të fundit me bashkshortën e tij Monika Kryemadhin. Zgjedhjet përfunduan me fitore të thellë të Edi Ramës. PS-ja nuk ka nevojë për koalicion. PS-ja, ndanse e sulmuar dhe e akuzuar për mosarritje nga Ilir Meta, nuk përdori asnjë monovër për të kundërshtuar Ilir Metën president dhe në Shtatorin e 2017, ai ulet në karrigën presidenciale. Aty ai shfrytëzon çdo mundësi e hapsirë për të kundërshtuar ligjet e propozimet e qeverisë Rama. Ai kundërshtoi ministrin e jashtëm, ministrin e brendëshëm dhe disa ligje, se gjoja nuk më ka ardhur infomacioni i duhur. Këto monovrime me qellim shumë të qartë ishin shkopi nën gomat e qeverisë, që ajo të diskretitohej e elektorati t’i shpërbëhej. Aleanca e re LS-PD, duke ndjerë rrezikun e arritjeve të reformës zgjedhore, ka parashikuar me detaje çdo veprim duke filluar nga protestat e dhunëshme e gjerë te djegien e mandateve, që të shkohet në zgjedhje të parakoshme. Këto u praktikuan, nuk u dhanë bereqet, përkundrazi po vetdiskretitohen në opinionin e brendshëm dhe ate të jashtëm por nuk heqin dorë nga e keqja. Atherë çfarë kanë ndermend të bëjnë? Luftë edhe kjo nuk përjashtohet. Monika Kryemadhi ka marrur në dorë drejtimin e LS-is ka ndezur motorrët e asgjë s’po e ndalon. Akuza e sulme i nxjerr goja . “Shpresë e madhe” është bërë për këtë popull e këtë vend. Kudo që shkon përpiqet të ngjall paknaqësira e revolta, që rëndojnë mbi të. A e dëgjon kjo zonjë e liderët tjerë opozita, se çfarë thonë folsit e lirë në opinionet televizive për ta. Sigurisht që jo, se po t’i dëgjojnë do të reflektonin ose nuk kanë tru e as ndergjegje. Ajo kërcenoi edhe deputetët e partisë së saj duke u thënë atyre, se nese nuk i dorëzoni mandatet, do të keni fatin e depudetëve të Ukrainës.

Ilir Meta në prononcimin për skenarin politik pas djegjes së mandateve nga opozita nxori kokën duke thënë: “opozita duhet të tërhiqet një hap ndersa qeveria dy hapa”. Kjo është një dëshmi e qartë, se presidenti është palë opozitare dhe bashkë me të lufton që me çdo kusht e çdo çmim të rrëzojë qeverinë socialiste. Këto e shumë të tjera të thëna e të bëra, të interpretura në skenë, para e prapa saj kanë bërë teatrin politik shqiptar. Në këtë teatër politik janë dëgjuar akuza, kërcnime e shpifje, që kanë ndikuar në krijimin e një imazhi negativ për Shqipërinë,  problemet, shqetësimet e synimet ku do të arrijmë. Kofliktet brenda e jashtë parlamentit, kanë ndikuar në përkeqësimin e mardhënjëve nder shqiptare e brenda vendit. Kofliketet politike kanë bërë, që në vend të shtohen krimet e dukuritë negative, kanë bërë të ngadalsohet rritja ekonomike e të përmirsohet mirëqënia. Nga konfliktet politike është përkeqësuar mirkuptimi e bashkveprimi ndershoqëror, është minuar edukimi, ç’ka i është dhënë shkas, që në shoqëri të lindin e të kultivohen dukuri nga më negativet. Nga kënd vështrimi i aleancave dhe i kundërshtive Meta-Berisha e Meta socialistët, duhet të pyesim çfarë të mirash i kanë sjellë popullit e atdheut ato? Qëndërimi ndaj popullit e atdheut është i prerë. Ai nuk pajtohet me shantazhet e trysnit. Populli me shqetësim ka bashkëjetuar me teatrin politik, që bijtë e tij kanë demostruar. Ai kurdoherë ka qënë kritik ndaj tij dhe asnjëherë s’është pajtuar me prepotencën e arrogancën e asnjerit. Nga disa politikan tregohen edhe dhëmbët për t’i futur frikën tjetrit. Populli nuk do t’i shohë askujt dhëmbët, as pushkën e as hurin. Populli është lodhur dhe durimi po i mbarohet. Politikanët t’i thërrasin mendjes, se boll janë dëgjuar e duruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.