Kreu Ditar Luftëtar trim dhe organizator i zoti

Luftëtar trim dhe organizator i zoti

385
0

Që në fëmijëri Ajet Xhindoli dallohej për zgjuarsinë e tij, për karakterin e qëndrueshëm që kishte, për dëshirën e tij të madhe për të lexuar literaturën artistike përparimtare. Fashizmi Italian ishte një plagë e rëndë për Ajetin. Në luftën kundër fashizmit, atë e gjeje gjithnjë në ballë, atje ku situate ishte më e vështirë, atje ku zjarri ishte më i dëndur.

I paharruar mbetet në kujtesën e bashkëluftëtarëve të tij ngjarje e vitit 1943, në Lubesh të Beratit. Forca të shumta armike rrethuan një pjesë të shtabit të qarkut. Jeta e shokëve ishte në rrezik. Flakët po rrëmbenin pyllin, ku ishin mbyllur sin ë unazë shokët. Pritej nga çasti në cast që partizanët të dorëzonin armët, ose… të vdisnin. Koha s’priste. Duhej shpejtuar. Minutat qenë shumë të vlefshme. Ajeti e shpjegoi shkurt po qartë situatën para batalionit që u mblodh aty për aty: “Duhen 40 veta, në radhë të parë partizanët me automatikë”. Dhe menjëherë nga radhët e batalionit u shkëputën si një bllok i vetëm grupi i automatikasve.

Dhe shokët u nisën pa vonesë. Në krye të tyre shkonte komisari, Ajet Xhindoli. Kjo i ngriti peshë zemrat e partizanëve. Duke manovruar me shpejtësi, duke lëvizur në rrugët më të fshehta, ata iu afruan armikut nën hundë dhe, pa u diktuar, i hapën zjarr të furishëm nga krahët. Të kapur në befasi, kundërshtarët lanë shtigjet e rrethimit dhe kaluan në pozicione të tjera, për të përballuar me veprimet mbrojtëse këtë stuhi të rreptë e të papritur.

Ndeshja ishte aq e fortë dhe të dy palët ndodheshin aq pranë njëra-tjetrës, sa që dhe vetë komisarit, Ajetit, i takoi të kacafytej me një nga kundërshtarët që qëllonte papushim me mitroloz dhe pengonte së tepërmi përparimin e partizanëve. Ai ia diktoi pozicionin dhe u zvarrit rrëshanthi. Iu afrua pranë, fare pranë. U panë sy në sy. U sulën kundër njeri-tjetrit. Të dy kërkonin jetën e njeri-tjetrit. Komisari u zmbraps, mënovroi dhe, duke fituar pozicionin më të  mirë, iu vërvit si shqiponjë dhe ia nguli thikën në fyt. Pastaj, mori mitrolozin e tij dhe filloi të qëllojë duke i vënë armiqtë në gjendje të vështirë dhe duke shpëtuar shokët nga rrethimi.

Më 18 Dhjetor 1943, batalioni “Margarita Tutulani” u ndodh i vetmuar para mijëra kundërshtarëve që synonin ta përpinin të gjallë e ta mbytnin në malët e Skraparit të mbuluara me dëborë. Duhej gjetur rrugëdalje. Cila ishte kjo? Si duhej vepruar?

Dhe njeriu që mundi të gjente fillim për t’u orientuar me saktësi në një situatë të tillë të ndërlikuar, ishte komisari politik i batalionit, Ajet Xhindoli. Ai nuk kishte akademi. Atë e kishte përgtitur dhe farkëtuar lufta. Komisari u tërhoqi vemëndjen partizanëve duke u thënë se në një vend, ku vepronin 10 partizanë, lypsej të bëhej një zjarr aq i furishëm e i shpejtë, sa të kujtonte kundërshtari se ishin 100. Ai tha se duhej të lëviznin në fshehtësi e t’i jepnin armikut përshtypjen se nuk ishin me qindra por me mijëra, të lodhnin e t’ia  shpërndanin vemëndjen që të mos kishte mundësi t’i bllokonte.

Pa humbur kohë, filluan veprimet praktike, të shpejta, të befasishme, të dendura, në grupe të vogla, pa hyrë në luftim me formacion të plotë dhe pa qëndruar asnjëherë në mbrojtje. Qëllimi ishte të bëhej çdo përpjekjem që armiku të mos i rrethonte, ta nxirrnin batalionin kompakt nga një situatë e tillë dhe të kapnin Tendën e Qypit, e cila ishte një pikë nevralgjike që, në duart e armikut, nxirrte shumë telashe për forcat partizane. Kjo ide e komisarit, u bë ideja e gjithë batalionit. Me forca më të pakta, do të luftojmë kundër një armiku më të madh, ishin fjalët e  komisarit Ajet Xhindole, i thonin njeri-tjetrit partizanët.

Me shpirtin e lartë sulmues, me veprime të guximshme dhe plot iniciativë, batalioni luftoi në shkallë yë pabarabartë me armiqtë, i gjakosi keq ata dhe fitoi. Duke dhënë shëmbullim personal, komisari politik u lëshua i papërmbajtur mbi grupin armik që mbante Tendën e Qypit, u përlesh me ta gjoks për gjoks dhe i shkuli nga ajo kuotë dominuese me rëndësi. Mirëpo këtu, në një cast tepër kritik, ndërsa mallet ishin mbuluar nga errësira, u zhvillua në mënyrë të padukshme, drama më e hidhur e batalionit.

Befas u zhduk komisari. Shokët e pritën me ankth atë natë. Dikush doli përmes errësirës, një njeri që i ngjante atij dhe njeri thirri: “Komisari!”. Të gjithë brofën në këmbë. Por…s’ishte ai! Ishte një tjetër. Komisari nuk u kthye më! Ç’kish ndodhur? Ndërsa kishin marrë Tendën e Qypit dhe situate po normalizohej, Ajeti duke kontrolluar forcat, hyri pa vetëdije në një grup ballistësh, të cilët i mori për partizanë.

E rrahën, e torturuan, por Ajeti e mbante gjithnjë kokën lart. Edhe në çastet e fundit të jetës së tij, ai nuk e ndjente veten të dobët dhe ende luftonte me gjuhën e tij prej oratori, u fliste njerëzve që ishin të mashtruar, duke demaskuar veprimet shtazarake të kriminelëve.

Fjalët e fundit të komisarit ishin: “Ju kërkoni shokët tanë? Mirë, kjo s’është sekret. Shokët tanë janë gjithë njerëzit e thjeshtë, gjithë populli. Nuk e keni mësuar këtë, zotërinj!…”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.