Kreu Aktualitet Lumi Gjanica, nga rrëmuja urbane në një hapësirë sociale e rijetëzuar

Lumi Gjanica, nga rrëmuja urbane në një hapësirë sociale e rijetëzuar

714
0

Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit të Fierit ka prekur edhe zonën përreth lumit Gjanica. Rehabilitimi i lumit Gjanica, rindërtimi i urës ekzistuese dhe ndërtimi i një ure të re, koristë e biçikletave, rikonstruksioni i fasadave, instalimi i ndriçimit dhe hapësirat e gjelbra janë pjesë e projektit që do të transformojë një rrëmujë të deridjeshme urbane me ndërtime pa leje, në një hapësirë sociale e rekreative që i ka munguar qytetit. Kryeministri Rama i shoqëruara nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, panë nga afër avancimin e punimeve të këtij projekti rijetëzues për qytetin.

Shtrati i lumit Gjanicë do të rehabilitohet duke e kthyer atë në një aset natyror të rëndësishëm për qytetin. Parkimi nëntokësor me kapacitet prej 100 vendesh pritet të eliminoje traditën e parkimit dyshe të makinave, duke krijuar kaos dhe shqetësim për banorët. “Nga vatër infeksionesh e përmbytjesh do kthehet në zemrën e Fierit që duam”, – u shpreh Kryeministri Rama, ndërsa e vlerësoi si “një tjetër projekt 3D që kalon në realitet”.

Në këtë kantier të hapur po punohet me tre turne dhe pritet të përfundojë në një vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.