Kreu Ditar Masakra e 4 Shkurtit

Masakra e 4 Shkurtit

209
0

-Kjo masakër ishte porosi e gjermanëve e cila u zbatua nga ballistët-

Si pasojë e ndryshimit të situatës strategjike në Detin Mesdhe, instancat drejtuese gjermane llogarisnin në fund të vitit 1942, një zbarkim të Aleatëve në Ballkan ashtu dhe me kapitullimin e Italisë nga Lufta. Vlerësimi i këtij realiteti, mundësoi që duke nisur prej fillimit të vitit 1943, Shqipëria të mos lihej më jashtë vemendjes nga strukturat drejtuese gjermane. Në këtë kuadër Komanda e lartë e Wehrmacht-it vlerësonte pozitat gjeografike të Shqipërisë si më të favorshme në Ballkan për të kryer një zbarkim ushtarak. Konsulli gjerman në Tiranë, ndiqte me shumë interes zhvillimet politike e ushtarake në Shqipëri. Ai raportonte në Berlin për Takimin e Mukjes, më 31 Korrik, 2 Gusht, 5 Gusht dhe 23 Gusht 1943, madje, Proklamatën e Mukjes të përkthyer. Sehliep-i ia dërgoi Ribbentrop-it në Berlin. Si matjan dita e parë e Mbledhjes së Mukjes më rikujton 31 Korrikun 1943 ku 3000 matjanë e matjane rrokën (ngjeshën) armët e sulmuan garnizonin fashist në Burrel dhe në Homsi-Mat e në Qaf Buall, festohet nga matjanët 31 Korriku. Por akoma unë jam i indinjuar se mbas vitit 1990, forca të errëta kundër LANÇ i hoqën emrin ekipeve sportive matjane. Emrin 31 Korriku (sistemi kapitalist nuk i donte ngjarjet Historike të popullit shqiptar.

Dalim tek tema e 4 Shkurtit. Me porosi të komandës pushtuese gjermane, këtë porosi e kryen kriminelët K. Cakrani – komandant i ballit me Xh. Devën dhe me bekimin e Mit’hat Frashërit vranë dhe masakruan në mënyrën më barbare 84 qytetarë të Tiranës. Këto kujtime të konsideroheshin të neveritshme. Si e justifikon studjuesi A. Tare që kurrë se thotë të vërtetën duke botuar dy herë te gazeta “Dita”. Trajtesat e ngjarjes kam mendimin se ka figura të shquara të politikes si z. Alfred Moisiu, Sabit Brokaj, Spartak Braho dhe historianët intelektual të shquar si Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, Marenglen Kasmi, Fatos Tarifa, Ksenofor Krisafi, Kryetari i Organizatës së veteranëve të LANÇ Rustem Peçi, kryetari i organizatës së Dëshmorëve të Atdheut Gjergj Velo e mjaft personalitete atdhedashës, të cilët japin argumenta bindëse për të rrëzuar përfundimisht tezat dashakeqëse dhe antihistorik të Uran Buktës, Agron Tufës, Romeo Gurakuqit, Çelo Hoxhës dhe më pas edhe të Akademisë Shkencore që në kët vit jubilar, u përpoq të bënte një rektifikim të rëndë dhe shumë të gabuar për historinë e luftës sonë Antifashiste-naziste.

75 vjetori i çlirimit pati rëndësi se evidentoi vlerat më të rëndësishme si epopeja më e lavdishme e Atdheut tonë dhe largoi shumë  baltë që i është hedhur kësaj lufte nga ballisto-zogistë e bashkëluftues me pushtuesit  gjatë këtij tranzicioni të çmendur për 30 vite! Ka edhe ish udhëheqës e udhëheqës në krye të 142 partive, të cilët hiqen “si trima” dhe mohojnë luftën e popullit shqiptar të drejtuar nga Partitë Komuniste me në krye udhëheqësin Legjendar, Komandant dhe Komisar E. Hoxha. Këta pinjoll ballistash e quajtën Luftë Civile! Bile deri sa deklarojnë se Gjermani nuk ishte pushtues po kalimtar…Por meqenëse flasin me zë të lartë, kam mendimin se pasardhësit e ballistëve imitojnë baballarët e të afërmit e tyre ballistë që gjatë Luftës së Dytë s’lanë pulë pa ngrënë dhe vezë esëll në mëngjes duke i marë nga pulat pa i nxjerrë akoma ato, si e si t’u vijë zëri për të shpifur e gënjyer. Vetëm një nder i bën ballistët shqiptarëve, sepse nuk u ra sëmundja e pulave.

Ndaj populli i Tiranës e mbarë Shqipërisë, duhet t’i kujtoj e rikujtoj 84 viktimat e 4 Shkurtit, masakruar nga superkriminelët Kadri Cakrani e Xhafer Deva e nga “skilet”, dhelpra pulëngrënëse. Ka edhe disa agjentë që i “qajnë hallin” popullit e kosovarëve që në një kohë kur ishin në pushtet, furnizuan me naftë e armë makinerinë gjakatare të Millosheviçit. Akoma buzë varrit, kërkojnë Revolucion me armë kundër popullit shqiptar! Lufta ANÇ, sa të ketë shqiptar mbi tokë, mbetet më e lavdishme ndër shekuj.

Lavdi 28 mijë Dëshmorëve të Atdheut! Të paharruar janë dhe do të mbeten 84 viktimat e Tiranës, të cilët u masakruan nga ballistët e bashkëpunëtorët e nazizmit. Paçin faqen e zezë se të të tillë e kanë tradhëtarët e kriminelët e popullit!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.