Kreu Aktualitet Masë disiplinore për 28 doganierë në Portin e Durrësit

Masë disiplinore për 28 doganierë në Portin e Durrësit

396
0

Raportimi Publik Javor i Koordinatores Kombëtare të Antikorrupsionit, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj:

Fillimisht dua të bëj një parantezë për detyrën si Koordinator Kombëtar i Antikorrupsionit dhe drejtuese e Task Forcës Antikorrupsion, ngritur për të luftuar korrupsionin e trashëguar në administratën publike. Fakti që në raportet javore denoncojmë publikisht raste ku punonjës të administratës publike abuzojnë me detyrën dhe shkelin ligjin, dhe çfarë është më e rëndë, tradhëtojnë besimin e qytetarëve,  nuk do të thotë se e gjithë administrata është e korruptuar.

Përkundrazi, administrata publike ka bërë hapa përpara drejt forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të cilësisë të shërbimeve që ofrohen ndaj qytetarëve.

Dua të sjell në vëmendje të qytetarëve, se çdo punonjës i larguar për paaftësi apo për praktika korruptive, jemi kujdesur që të zëvendësohen me profesionistë të rinj dhe të mirëshkolluar.

Por pavarësisht kësaj, rastet e izoluara do t’i evidentojmë dhe denoncojmë sistematikisht. Do vazhdojmë të vendosur në këtë rrugë, pasi e kemi të qartë që kemi mbështetjen e qytetarëve shqiptarë.Task Forca Antikorrupsion këtë javë ushtroi kontroll në Degën Doganore Durrës, ku verifikoi respektimin e kërkesave ligjore në sektorin e operacioneve doganore në Portin e Durrësit, monitorimin e procedurave të magazinimit të përkohshëm, të terminalit të trageteve dhe të anijeve,bazuar kjo në legjislacionin doganor në fuqi, dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit. Në përfundim të kontrollit task forca evidentoi keto shkelje:

*Praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor,

*Mosrespektimin e parashikimeve ligjore si dhe të manualit “mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk të ngarkesave dhe  mjeteve të transportit”.

Gjithashtu u evidentua se në disa praktika mungojnë të dhënat mbi numrin e imazhit të skanimit dhe rezultatet e skanimit.

Si dhe mos respektim të procedurave dhe kërkesave të parashikuara në legjislacionin në fuqi, në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor.

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 28 masa disiplinore.

  1. Për kryetarin e Degës Doganore Durrës, masë disiplinore “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”;
  2. Për 18 doganierë, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj”;
  3. Për 5 Specialistët e Zyrës së Rekuperimit me Forcë të Borxhit Doganor, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj”;
  4. Si dhe “vërejtje” për 4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore, pranë zyrave të terminaleve si dhe të përpunimit të trageteve.

Gjithashtu në kuadër të inspektimeve te ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë mbi veprimtarinë e profesioneve të lira si dhe garantimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, është referuar kallëzim penal pranë organeve të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, kryer nga personi juridik, zyrë avokatie “ADCA Zyrë Avokatie” sh.p.k.,  dhe nga përfaqësuesit e saj.

Task Forca Antikorrupsion konsaton se përfaqësuesit dhe punonjësit e kësaj zyre avokatie me veprime konkrete kanë tejkaluar dhe shpërdoruar kompetencat në fushën e përfaqësimit ligjor dhe me veprime konkrete kanë përvetësuar atribute që nuk i kanë, duke kryer funksione si zyrë përmbarimore apo përmbarues gjyqësor.Për ketë arsye i bej thirrje dhe dhomave kombëtare te kryejnë me përgjegjësi funksionin e mbarëvajtjes brenda ligjit te aktivitetit te zyrave.

Ndërkohë, nga strukturat që luftojnë korrupsionin në Policinë e Shtetit, gjatë javës që lamë pas, janë evidentuar 17 vepra penale në fushën e korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës, ku 29 persona janë preceduar penalisht.

Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit dhe Drejtoria Qëndrore e Hetimit, janë kryer veprimet hetimore dhe rastet janë referuar në Prokurori, për veprat penale, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimi i detyrës.

E përsëris, vizioni jonë është zero tolerancë ndaj paaftësisë dhe korrupsionit, vëmendje dhe përkushtim për të forcuar administradën shtetërore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, në një aleancë të fortë me qytetarët.

Puna e Task Forcës do të vijojë gjithnjë e më intensive duke i shkuar deri në fund çdo denoncimi apo çdo indicie që do të kemi për akte korruptive në zyrat e shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.