Kreu Aktualitet Mbështetja ndaj peshkimit rriti eksportet dhe punësimin

Mbështetja ndaj peshkimit rriti eksportet dhe punësimin

728
0

Sektori i peshkimit dhe eksporti i produkteve të peshkut në Shqipëri po njohin një rritje të konsiderueshme. Incentivat e qeverisë në drejtim të këtij sektori kanë lehtësuar ndjeshëm procedurat, duke bërë që peshkimi të rrisë edhe numrin e të punësuarve që po shkon paralelisht edhe me rritjen e pagave të punonjësve. Kryeministri Edi Rama ishte në një prej stabilimenteve të peshkut në Kavajë, i cili, falë zgjerimit të aktivitetit të tij përpunues, arrin të eksportojë deri në 1 ton peshk drejt Italisë dhe Spanjës. “Kemi bërë një investim në bashkëpunim me AZHBR-në këtë vit dhe do ta rrisim sasinë e eksporteve në rreth 1 mijë ton. Procedurat këtë vit kanë qenë shumë lehtësuese. Kemi pasur një sensibilizim shumë të madh nga AZHBR-ja. Përpunohet kryesisht për eksport. Punojmë me kompani shumë prestigjioze, italiane dhe spanjolle. Na vjen mirë se janë të kënaqur për nga kushtet e stabilimentit dhe për cilësinë e produktit,” shprehet administratori i “Koral”. ““Korali” këtë vit aplikoi për 4 tunele frigoriferikë dhe dy centrifuga frigoriferike gjithashtu. I kemi në kontratë. Janë në proces zbatimi të investimit,” nënvizoi drejtorja e AZHBR-së, Frida Krifca. Administratori pohoi gjithashtu se incentivat e qeverisë kanë ndikuar shumë në rritjen e kompanisë. “Ndikojnë se do ketë rritje të flotës. Ne kemi një anije që peshkon sardele dhe acuge. Realisht flota jonë përbëhet nga 9 anije. “Korali” ka 9 anije. Edhe po e mendojmë që do investojmë te pjesa e sardeleve dhe acugeve,” shprehet ai. Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do vijojë të mbështesë rritjen e këtij sektori, gjë që po ndikon edhe në rritjen e nivelit të pagave të të punësuarve në peshkim. “Eksporti i produkteve të peshkut po rritet në mënyrë shumë të konsiderueshme. Ne do e mbështesim shumë fort, sepse kemi një potencial të jashtëzakonshëm, edhe gati-gati një potencial që shkon rrotë më rrotë me pjesën e eksporteve të produkteve bujqësore. Unë jam i bindur që me këtë kthesë që po merr ekonomia, – vështirë, pak nga pak, por kthesë, – do të vijë edhe rritja e mëtejshme e rrogave. Faktikisht, ju e shikoni vetë që, pavarësisht se është ende shumë e ulët, është përsëri më e lartë seç ishte para pak vitesh,” u shpreh Kryeministri. Administratori theksoi se “Koral” do të rritet me mbi 300 punonjës të rinj me zgjerimin e aktivitetit përpunues, gjë që, siç tha ai, në fund të vitit mund ta çojë deri në 20 milionë xhiron vjetore të kompanisë që ai drejton. “Problemi kryesor është krahu i punës. Po mundohemi me furgona me autobusë. Tani kam nevojë për 300 punëtorë më tepër, aktualisht dhe mendoj që në janar do kemi për shumë më tepër. Do vë autobusë, deri në Lushnje do shkoj të marr punëtorë. Jemi duke ndërtuar, duke bërë 3 reparte të tjera, plus do bëjmë dhe një dhomë frigoriferike të madhe me një kapacitet 2 mijë ton. Këtë vit mund të shkojmë rreth nga 15, deri në 20 milionë euro xhiro,” theksoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.