Kreu Aktualitet Mbillen pas 30 vitesh djerrë tokat në Poliçan

Mbillen pas 30 vitesh djerrë tokat në Poliçan

100
0

Pas 30 vitesh djerrë, për herë të parë tokat e fermerëve në Mbrakull të Poliçanit janë mbjellë me grurë, misër dhe perime të ndryshme të stinës. 230 familjet fermere të kësaj zone kanë sot kanalin vaditës të munguar prej 3 dekadash, falë një fondi prej afro 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Nëpërmjet realizimit të këtij investimi është bërë e mundur ujitja e rreth 100 ha tokë bujqësore të fshatit Mbrakull nga lumi Osum.

Vetë banorët e konsiderojnë një investim që ju ka ndryshuar jetën e perspektivën e punëve të fshatit.

“Një investim i munguar prej 30 vjetësh. Të gjitha këto fusha, të gjithë këto toka deri dje ishin të thata. Sot është bërë e mundur që të marrin shërbim rreth 230 fermerë. 30 vjet kjo tokë që shihni sot të gjelbëruar ka qenë e thatë. Kjo ka bërë edhe që të gjithë familjet e fshatit Mbrakull të merrnin rrugët e kurbetit,” shprehet kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj.

Ata që deri dje i largoheshin fshatit tani po rikthehen për të ndërtuar jetën e tyre, e cila është pashmangshmërisht e lidhur me tokën. Këtë e pohon edhe një emigrant i cili prej 26 vitesh punonte e jetonte në Greqi, ndërsa tani ka menduar të kthehet në vendlindje. “Kur shikojmë këto investime që janë bërë, kanalet, na ka bërë që një ditë të kthehemi dhe prandaj po bëj dhe shtëpinë,” shprehet ai.

Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj, tha gjithashtu se në Mbrakull po investohet edhe tek qendra e fshatit, falë Programit të Rilindjes Rurale, që pason atë të Rilindjes Urbane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.