Kreu Sociale Mbroni vajzat, motrat, nënat e gjyshet nga kriminelët

Mbroni vajzat, motrat, nënat e gjyshet nga kriminelët

391
0

Në këtë sistem të faqes së zezë mbas vitit nëntëdhjetë, gjinia femërore në Shqipëri, vajzat, motrat, nënat e gjyshet, po përjetojnë dhunë psikologjike dhe fizike deri në vdekje me plumba, thika, me shkopinj e shalla qafës, me grabitje nga hajdutët (bracat) siç u themi ne veriorët atyre që në xhepat e nënave e çanta, fusin gishtat grabitqarët. Këta Braca u këpusin varset e florinjve në qafë deri unazat në gishta si Gestapoja e ballistët dikur e mos më keq!

Po ne, populli, rinia, burra, pleq            e ato 140 parti (më shumë se çdo shtet në Globin Tokësor), përse jemi kaq indiferent kur na dhunohen, na vriten e masakrohen dhjetra e qindra vajza, motra, nënat e gjyshet tona! Apo i paska sistemi kapitalist-borgjez në gjithë botën këto fenomene egërsirash ndaj pjesës më të madhe të njerëzimit siç është gjinia femërore! Jo bre njerëz, ju që keni dy pare mend e guxim njerëzor si djem nënash, vëllezër motrash, baballarë vajzash e burra grash: me guxim e trimëri, me  çdo mënyrë e rrethanë parandaloni e ndaloni dhunën ndaj gjinisë femërore në Shqipërinë tonë ku kjo gjini përbën më shumë se gjysmën e popullit shqiptar.

Hidhini një sy historisë së popullit shqiptar në mijëra shekuj (populli më i vjetër në Europë!) do të gjeni nëna trime Pellazgo-Ilire që lindën dhe mëkuan me gjoksin e tyre duke përkundur trimat e trimëreshat si askund në Botë, si Mbretëreshën Ilir Teutën, Nënë Loken që rriti Mic Sokolin, Nënën matjane që lindi e rriti Aleksandrin e Madh, Nënën e Piro Epirit, Nënën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) derin te Heroinat e Popullit Zoja Çurre, Shote Galica – 4 Heroinat e Mirditës, Bule Naipi e shumë gra e vajza Heroina, qindra e mijra bija Atdhetare, Nderi i Kombit. Mirëpo kriminelët e vandalët, kafshët tigra me fytyrë njerëzish, 30 vite në këtë tranzicion të çmendur gjakatar të imituar e kopjuar nga gjaksori (gjak) Sllobodan Millosheviçi që vrau, përdhunoi e dhunoi mijëra vajza, motra, nëna kosovare. Ky fenomen merr masa dramatike në Shqipërinë tonë e mjera Shqipëri.

Faktet janë kokëforte, të ditura e të jetuara nga ne shqiptarët mbas viteve nëntëdhjetë. E ashtuquajtura “demokraci” e drejtuar nga disa ish komunistë e antikomunistë alla Sali Karagjiç me shërbëtorët e tij të udhëhequr e frymëzuar nga UDB serbe, shkatërruan çdo gjë në Shqipëri duke e çuar në kuotën zero! Gjithë shqiptarët janë pa punë, burra, gra dhe të rinj morën rrugën drejt Botës e Europës, por më të gënjyera dhe më të disktiminuara u bënë mbi 50-60 mijë vajza e gra të mashtruara nga tutorë të pashpirt me gënjeshtra se do të shkojnë të punojnë në Europë e gjetkë, të martohemi bashkë ose të bashkëjetojmë në “lumturi” dhe të mjerat u gjunjëzuan nga këto banditë e puna e gjetur prej tyre, u bënë semaforët me zanatin e fëlliqur si prostitute, banditët mbushën xhepat nga puna e të mjerave. Por disa të gënjyera që refuzuan këtë profesion ogurzi, dhjetra hëngrën thika e plumba nga tutorët. Por edhe disa nga tutorët për rivalitetet e zona influence vranë njeri-tjetrin dhjetra të tillë.

Agresioni e dhuna, vrasja e femrave si fenomen, vazhdoi edhe brenda Shqipërisë. Janë qindra vajza e gra deri gjyshe, por shëmbujt janë shumë mostra tigri. Plaku në rrethinat e Durrësit, përdhunoi vajzën dhe e la shtatzënë dhe së fundi i preu kokën. Të tjerë vranë gratë e tyre, i dimë të gjitha. Por vrasje makabre sapo filloi vitit 2020 në Mallakastër e znj. Drita Saliaj e torturuan dhe e vranë 3 djem dhe më pas e hodhën ne rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës. Në Paskuqan Edet Çapoku, masakroi kunatën, nusen e vëllait të tij, 39 vjeçaren Enkelejda Çapoku nënë e një vajzë 18 vjeçare, një vrasje e pazakontë torturë me vdekje!

Ku po shkojmë, ku po vemi o njerëz?! Unë që përjetova 2 sistemet, kam mendimin se gabimi më i madh mbas nëntëdhjetës, është Ligji i heqjes së dënimit me vdekje për kriminelët gjaksorë. Gjaku lahet me gjak, ka thënë Lekë Dukagjini!? Amerika e disponon dënimin me vdekje ndaj kriminelëve vrastar. Po ne, më të zgjuar jemi që nuk e bëjmë një ligj, në të cilin të dënohen ata kriminelë që vrasin femra të pafajshme. Jam dëshmitar i një Konferencë të Grave nga e gjithë Shqipëria që udhëheqja e kohës i mblodhi në qytetin e Lezhës në vitet ’67-’68, afërsisht kur E. Hoxha zgjodhi Lezhën duke imituar Skënderbeun që mblodhi princat (Besëlidhja e Lezhës për Liri e mbarësi).

Në bllokun tim të shënimeve, akoma e ruaj nga të shumtat një thënje të E. Hoxhës, i cili tha: “Të ngrihet i gjithë populli e Partia në këmbë dhe të luftojnë e të djegin me zjarr e hekur cilindo që merr nëpër këmbë Ligjin e shenjtë të mbrojtjes të të drejtave e  lirive të vajzave, nënave e gjysheve shqiptare”!

Kjo thënje është kuptimplotë dhe shumë aktuale edhe tani në ditët tona, në vitin 2020, për parandalimin e dhunës e vrasjeve të gjinisë femërore. Prandaj o popull, rini, burra, gjyshër, ju 140 parti, shoqata, pushtet qëndror e lokal, ushtri e polici, ngrihuni në këmbë, mbroni vajzat, motrat, nënat dhe gjyshet nga kriminelët gjaksor. Më kuptoni o popull, gjithçka hodha në këto rreshta, është në të mirë të vendit dhe të mbarë shoqërisë.

Sapo mbarova së shkruari keto rreshta për gjininë femërore, mora lajmin për vdekjen e një nëne fisnike Nurie Hoxha, bashkëshorte e Aqif Hoxhës nga fshati Shqefën i Matit, vendlindja e Skënderbeut. I përcjell ngushëllimet e mija personale familjes së Aqif Hoxhës.

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.