Kreu Sociale Me buxhetin 2019 nis investimi në 5 maternitete në vend

Me buxhetin 2019 nis investimi në 5 maternitete në vend

465
0

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm investojmë 20% më shumë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.
Duke theksuar se ky buxhet është 43.3% më i lartë se i 5 viteve më pare, Manastirliu tha se buxheti 2019 garanton jo vetëm financimin e shërbimeve në sistem, por mbështet transformimin në vazhdim të sistemit, duke vendosur pacientin në qendër.
“Për 2019 investojmë 3 miliardë e 150 milionë lek, ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2018. Vetëm në QSUT po investojmë 30 milion euro për ndërtimin e Spitalit të ri Kirurgjikal, Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendëshme dhe Spitalin Pediatrik:, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Manastirliu foli gjithashtu për vëmendjen e posaçme tek fuqizimi i spitaleve rajonale dhe rrjetit të materniteteve në vend.
“Me buxhetin e vitit 2019 vijojmë me investime të rëndësishme nga veriu në jug nga Spitali i Kukësit, tek investimi në Spitalin Pediatrik Durrës, përfundojmë investimin në Spitalin e urgjencës dhe patologjisë në Elbasan. Gjithashtu ne planifikojmë të nisim investimet në maternitetet e Lezhës, Beratit, Pogradecit, Matit dhe Kukësit”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Gjatë fjalës së saj para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Manastirliu u ndal edhe te investimet në kujdesin shëndetësor parësor, duke filluar nga rehabilitimi I 100 qendrave shëndetësore në vitin 2019.
“Infrastruktura e përshtatshme; programi i kontrollit mjekësor bazë për cdo qytetar në qendrën e tij shëndetësore; paketa e barnave të rimbursueshme për cdo të sëmurë kronik, qoftë ky i siguruar ose jo, me një financim prej 10 miliardë e 400 milion lekë si dhe ofrimi i 12 paketave mjekësore falas për ndërhyrjet në zemër, transplantin e veshkave, dializën, etj – me financim 100% nga shteti, në sektorin publik dhe privat – janë hapa konkretë drejt mbulimit shëndetësor universal”, u shpreh Manastirliu.
Sipas Ministres, ky buxhet ka drejton vëmendjen te nevojat e qytetarëve duke mbuluar më shumë se 85 % të nevojave të vendit nga rreth 40 % që financoheshin për shëndetësinë me para publike 5 vjet më parë.
Sa i takon programeve të Mbrojtjes Sociale, Manastirliu foli për politikën e re sociale të bonusit të bebeve, që me buxhetin e vitit 2019 mbështet direkt 30 mijë familje që do të gëzohen me lindjen e një fëmije.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.