Kreu Ditar Më jep fuqi që të luftoj…

Më jep fuqi që të luftoj…

343
0

Ali Demi është një nga figurat e shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai lindi më 28 Janar 1918 në Filat të Çamërisë. Mbaroi shkollën fillore në Sarandë në vitin 1932. Në vitin 1936 vazhdon studimet në gjimnazin e Gjirokastrës. Për veprimtari revolucionare Aliu bashkë me Themo Vasin, përjashtohet nga gjimnazi dhe vjen në Tiranë me punë si kujdestar në shtëpinë e fëmijëve. Në vitin 1937, vazhdon studimet në gjimnazin e Tiranës ku dhe do të njihte shumë shokë të një ideali si Qemal Stafa e Vasil Shanto etj. Në vitin 1939, Qemali e shokë të tjerë ishin burgosur. Aliu organizonte të rinjtë duke bërë protesta kundër pushtimit fashist për të kërkuar armë.

Pas mbarimit të gjimnazit Aliu zë punë në PTT-në e Tiranës ku dhe njihet me të tjerë shokë të një ideali. Aktivizohet më shumë dhe shquhet për shkathtësi e guxim. Në vitin 1942, Aliu burgoset nga fashistët. Organizon revolta të të burgosurve. Në Maj të vitit 1943, emërohet komisar i batalionit të Çermenikës. Në vjeshtë të vitit 1943, Ali Demi zgjidhet sekretar i Komitetit të Vlorës. Aliu u bë shpejt një nga bashkëpunëtoret e tyre më të ngushtë.

Një barrë e rëndë iu ngarkua kur u arrestuan Qemali me Vasilin, pikërisht në ato caste kur Italia fashiste përgatitej të sulmonte Shqipërinë. Ai, së bashku me shokët e tjerë, nuk qëndroi vetëm, por bisedoi me të rinjtë gjimnazistë, organizoi demostratën dhe ishte në radhët e para të demostrusve që kërkonin armë. Aliu me shokë ngritën në këmbë të rinjtë. Tirana zien nga demostratat dhe thirrjes “Duam armë! Duam armë!”.

Më 28 Nëntor 1939, në përvjetorin e pavarësisë, u organizua një demostratë tjetër e madhe. Edhe në këtë demostratë, Aliu mori pjesë aktive. Aliu punonte aktivisht për lëvizjenm shquhej për shkathtësi, guxim dhe pjekuri politike. Post-telegraf në Tiranë u shndërrua në një qendër nga shpërndaheshin letra, telegrame, komunikata e gazetës “Zëri i Popullit”. Përmes veprimtarëve të luftës mësohej brenda ditës, në disa raste edhe brenda orës. Bëhej një lidhje sekrete e shpejtë dhe me vlera të mëdha. Ali Demi me shokë ishin shtabi drejtues i kësaj veprimtarie.

Ali Demi me grupe të të rinjve. Ai mbledh rreth vetes të rinj e të reja, frymëzoheshin këta të rinj nga fjalët e Ali Demit, kryenin ata detyra të vështira dhe shumë prej tyre mbushën radhët partizane. Shtëpia me nr.66 u shndërrua në shtëpi e Rinisë, ku shpesh dëgjohej radioja, shpërndaheshin komunikata dhe buçisnin këngët e reja partizane. Ali Demi, ky djalosh energjik,, gojëëmbël, i nderuar dhe i respektuar nga të rinjtë dhe banorët përreth e shndërroi shtëpinë  nr.66 në një çerdhje  revolucionarësh. Kësaj veprimtarie të heroit fashisr i ranë në gjurmë dhe e arrestuan, e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Po Ali Demi u bëri ballë. Në burg u formua Komiteti i partisë së burgut, me qëllim që të koordinoheshin veprimet si nga jashtë ashtu edhe brenda burgut. Anëtar i këtij Komiteti u zgjodh Aliu. Ai nxiti e organizoi greva brenda burgut dhe i kombinoi me aktivitet patriotic të popullit të Tiranës jashtë burgut. Kur ishte në burg, shkroi vjershën kushtuar Perlatit, është një betimn solemn për të vazhduar rrugën e heroit. Këtë betim ai e ktheu në realitet.

Ali Demi punoi me ngulm për të gjetur mënyrën për shpërthimin e burgut dhe për t’u arratisur. Aliu ishte një nga të arrestuarit kryesor që ishte për hapjen e kanalit të nëndheshëm dhe, në të njëjtën kohë, përgatiti demostratën e të burgosurve brenda në burg. Natën e 29 Prillit 1943, pas shumë mundimesh e dështimesh, u hap kanali dhe së andejmi dualën shumë vetë, midis tyre dhe Ali Demi. Ish të burgosurit u bashkuan me çetën e Dajtit. Të nesermen, Aliu u nis për në Labinot. Gjatë rrugës, më të u bashkuan dhe shumë student. Mandej, në Maj 1943, grupi u nis për në Orenj ku u formua batalioni i Çermenikës, me komisar Ali Demin.

Batalioni filloi aksionet. Kreu një aksion në minierën e Priskës, ku zuri sasira të mëdha materialesh dhe 30 robër italianë. Në krahinën e Zaranikës, batalioni bëri një punë të madhe propagandistike. Nga kjo, shumë fshatarë rrëmbyen armët e dolën malit dhe u krijuan shumë baza të forta për forcat partizane. Më mvonë dërgohet në Vlorë. Aliu u ngarkua me detyrën e sekretarit të Qarkorit. Çdo fshat, çdo katundar e  priste atë si djalin e vet. Me fjalën e tij, ai i shtoi më shumë forcat partizane. Ali Demi ishte një organizator i shquar, punëtor i palodhur që nuk pyeste për pengesat, luftëtar trim që s’kishte frikë nga vdekja. Kur Ali Demi shkoi në Vlorë, ajo ishte përfshirë nga flakët e luftës çlirimtare. Në këto veprime u përfshi edhe Heroi. Endej ai në fshatra dhe në qytet dhe takonte shokë, qytetarë e fshatarë. Gjurmët e veprimtarisë gjenden në dokumenta.

Në një letër i shkruante Ibrahim Dervishit që 28 Nëntori, Dita e Flamurit, duhet të përkujtohet në gjithë krahinën e Mesaplikut. Disa ditë më vonë përjetoi vrasjen e Abaz Shehut dhe përgatit dhe boton një trakt. Ai mbante lidhje të rregullta me reparte partizane e këshilla Nacionalçlirimtare. Si përherë edhe në ditët e rënda të operacinit, Ai ishte i vrullshëm, i guximshëm dhe frymëzonte të tjerët se do të përballohej operacioni i armikut.

Më 20 Dhjetor 1943, nbë një shtëpi ku kishte vajtur për punë të Partisë, diktohet së bashku me dy shokë të tij. Ajo shtëpi dykatëshe majëm kodrës së Kaninës, u kthye në një kala të pamposhtur. Luftonin Aliu dhe dy shokët e tij sit re luanë. Njëri prej shokëve, Pano Dhimëgjoka, bie. Mbetën vetëm dy, të cilët çajnë rrethimin. Para tyre shtrihej Adriatiku që atë ditë ishte i tërbuar, shkumëzonte. Një bir besnik i popullit, po vdiste si një jHero. Shoku tjetër plagoset rëndë, por Aliu vetë vazhdonte të çante rrethimin. Afro 500 gjermanë e ballistë luftuan me tre luanë. Porn ë këtë përleshje, bie duke luftuar me forcat e shumta fashiste, djali nga Filati I Çamërisë, Heroi i Popullit Ali Demi.

R. BEDO

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.