Kreu Ditar Memo Meto, gjuhë bilbili

Memo Meto, gjuhë bilbili

254
0

Memo Meto, gjuhë bilbili

Memo Meto ishte organizator ushtarak e politik në Kurvelesh. Mbaroi shkollën për officer. Ai ishte antizogist dhe bënte pjesë në grupin e oficerëve. Memua u njoh si figurë e shquar e luftës në Kurvelesh. Ai ishte një poet i talentuar. Vjershat e tij ishin kushtrim lufte dhe këndoheshin kudo, në çetat, batalionet e brigadat partizane.

Memo Meto në vitet e luftës organizoi qëndresën në Kurvelesh ku dhe u vu në ballë të luftimeve.

Memo  Meto ka lindur më 1 Janar 1910. Ai ishte nga ata dëshmorë e heronj që vazhdojnë e do të vazhdojnë përherë të zgjojnë kërshërinë e historisë së luftës sonë çlirimtare. Për Memon flitet vetëm si poet i viteve të luftës NÇl duke mbetur pakëz si në hije që Ai ishte po aq, në mos më shumë një udhëheqës ushtarak e politik i suksesshëm, officer me kulturë ushtarake që jo vetëm mundi t’u përshtatet më së miri kërkesave të luftës popullore, por u dallua si njëri nga drejtuesit e saj  në Kurvelesh.

Memua në moshë të re, officer, nëpunës, luftëtar, udhëheqës politik e ushtarak dhe poet. Edhe pse koha ishte e zymtë e me errësirë nate, ai gjeti shtigje, i hapi udhë vetes të punojë dhe të mësojë. Paraqitet dhe del shkëlqyeshëm në provimet për të fituar bursë për të vazhduar studimet për officer. Në tre vite shkollë ushtarake ai rrok dije që do të duheshin në vitet e luftës. Mëmua paraqitej më i miri në mësime, më studiuesi dhe më i gojës për të shprehur bukur mendimet e tij.

Në vitin 1933, mbaroi shkollën shkëlqyeshëm, gradohet nëntoger dhe shkon me shërbim në berat. Memua nuk u gënjye as nga rroga e as nga grada. Ai, që në bangat e shkollët e në vazhdim, gjeti shokë që e urrenin rregjimin dhe bën pjesë në grupin antizogist të oficerëve, merr pjesë në lëvizjen antizogiste të Fierit dhe si i tillë, ndëshkohet e çmobilizohet. Kur e çmobilizuan ai tha: “Tani që hoqa këto hekura mbi supe e ndjej veten më të lehtë se zogu i malit”. Ndiqet, persekutohet, por nuk zbrapset. Mbeti një antizogist i vendosur. Pushtimin e vendit e prêt me urrejtje dhe e shpreh me vargjet: Fryn një er’ e një stuhi,/gjithë skelat ç’u nxinë,/zbret fashizmi n’Shqipëri./Ja do zhduk ligjet fashiste,/ja nuk kam pse të rroj…

Lufta çlirimtare ishte rreze jetëdhënëse për Memo Meton. Atë e thirri vetë koha. Kur filloi të dëgjohej zëri i pushkës për liri, memoja ndjeu veten të lirë, në shkrepat e maleve të Kurveleshit. Në hapat e para, sapo erdhi në vendlindje, ai vihet në krah të drejtuesit të luftës në Kurvelesh, heroit Mustafa Matohiti, në fillim si zëvëndës i tij dhe më vonë me largimin e Mustafait në repartee partizane, si sekretar i komitetit të rajonit të partisë në Kurvelesh.

Kur hedh vështrimin në historikun e Kuçit, gjen gjurmët e Memos. Kur kërkon të dish mbi ngjarjet në Kurvelesh dhe më gjërë, ndesh gjurmët e tij. Nuk ka shtigje të këtyre maleve dhe fshatrave që nuk i ka shkelur këmba e tij. Kudo duket gjurma e Heroit. Buronjat e maleve buronin ujë që zbret me rrëmbim drejt ultësirave. Shtigjet në ato kohë, përcillnin luftëtarët e parë në çetën partizane dhe Memua gëzohej e këndonte: “Grykës Shurit tatëpjetë,/Dëgjohet një çap i lehtë,/vjen partizani në çetë… Populli dhe partizanët e nderonin Memo Meton. Ai i nderonte dhe i çmonbte ata. Ishte kjo një lidhje shpirtërore mes tyre.

Luftoi Memo Meto me pushkën maliher që këpuste perin. Luftoi në gryka të Kuçit, ku mori plagë i zoti, pushka por edhe shoqëruesi i tij. Do të luftonte ai me automatic në Sukë, Borsh, Fterrë, në mallet e Kuçit dhe drejtonte forcat partizane e popullore si një ushtarak me eksperiencë në Çamëri e kudo. Ecën krah për krah pushka dhe kënga e Memos. Ato ushqenin njëra-tjetrën.

Si atdhetar dhe si poet, Ai veçon e nderonte të mirët dhe urrente të këqinjt; nderonte dhe respektonte luftëtarët e lirisë, urrente dhe demaskonte dallkaukët dhe shërbëtorët e pushtuesve. Dashuria dhe respekti i Memos i përket luftëtarëve të lirisë, çetave e brigadave partizane, prandaj në çdo kohë qëndronte mes tyre, luftonte ne llogore bashkë me tad he i këndonte popullit: Thëllëza e Bilbili ligjërojnë në një zë sikur i thonë botës: Ngrehu në kushtrim!” Ai i këndonte Çetës partizane: Dy bilbila ia thonë këngës: “Sikur nisin në betejë çetën partizane”. Memo i këndon vajzës shqiptare që kërkonte armë e municion për të luftuar fashistët…Nënës që i vritet djali, nënës që qëndronte krenare dhe shprehet se: “liria i ka rrënjët në gjak!”. Shprehte nderim për dëshmorët në këngën e Muminit, Myzaferit, Sadikut e mjaft dëshmorëve të tjerë. Dashuria e Memo Metos për popullin dhe luftëtarët e lirisë është e pakufishme. Në të njejtën kohë ai urrente tradhëtarët, shërbëtorët e armikut, ballistët, i urrente ata me shpirt.

Memo Meto nuk ishte vetëm poet, por Ai ishte dhe organizator politik e ushtarak që udhëhoqi luftimet me sukses në Kurvelesh e më gjërë dhe si poet nuk mund të ndahen. Këto aftësi përbëjnë thelbin e vërtetë, japin portretin e plotë të Memo Metos. Vargjet e Tij i ndillnin këngëtarët si nektari i lules bletët. Këngët dritëronin shpirtin e Memos dhe ecte dorë për dorë me këngën, Vargjet e tij përhaqpeshin së bashku me flakët e pushkëve të luftëtarëve të lirisë.

Ishte pranverë e vitit 1944. Memo Meto, biri i Labërisë kreshnike që  qe rritur në ato shkrepa të larta e të ashpra e në ato pyje të buta, kthehej për në Kuç. Kishte qenë me mission në fshatrat Çorraj dhe Fterrë. Ecte rrugës me automatikun hedhur në sup dhe me çantën e tij krahëqafë dhe mendonte për detyrat e luftës. Ecte poeti, partizani, ecte dhe mendonte ndofta për ndonjë vjershë që do të bënte, për t’ia thënë këngës së tij rrezë rrepave në buronja, apo tek kroi ku mblidheshin burrat dhe rinia e fshatit. Por, dëgjohet një krismë, poeti dhe partizani bie.

Një i ditur ka thënë: “Jeta është një libër, kapakët e të cilit janë lindja dhe vdekja, kurse faqet e saj janë ditët e jetës”. Dhe Memo Meto hapi fletët e jetës së tij me zbrazje të automatikut dhe e mbylli me zbrazje të automatikut. Edhe në çastet e fundit të jetës, kur trupin ia përshkruan plumbat, automatiku i tij lëshoi flakë prej gryke. Mangësinë e mendjes dhe të fjalës së zjarrtë, të pushkës dhe të penës, e ndjeu shumë populli, ndaj dhe i këndoi: “Ngrehu Memo të na flasësh,/si dije të flisje ti”…

Lajmi për vrasjen e Memos nuk u dha më komunikata, porn a erdhi në vijat e luftës. Atë e vrau plumbi, po e mabjti dhe do ta mbajë gjallë, në jetë të jetëve, kënga dhe shpirti i popullit. Nga krijimet e poetit Memo Meto do të ngelet në mendjet dhe zemrat e  popullit, kënga “Do dal malit”.

Dua armë e municion,/se do shkoj./E urrej dhe unë fashizmin,/do luftoj!/Jam një vajzë shqipëtare,/vajzë mali,/E kam forcën, e kam zemrën/si të djalit”…

Memo Meto ishte dhe do të mbetet një poet i talentuar. Vjershat dhe këngët e tij, këndoheshin kudo, në çetat, batalionet e brigadat partizane.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.