Kreu Sociale Menaxhim pyjeve për prodhim biomase

Menaxhim pyjeve për prodhim biomase

180
0

“Ndërthurja e praktikave të reja dhe tradicionale të menaxhimit të pyjeve për prodhim biomase”

Të gjithë duhet pranojmë se Pylltaria është një burim i rëndësishëm i të ardhurave nga pronarët dhe përdoruesit e pyllit dhe për punësimin në zonat rurale. E ardhmja e njerëzve që jetojnë në zonat rurale vetëm me të ardhurat nga pylli do të varen në mënyrë të konsiderueshme nga fakti se si individët dhe institucionet reagojnë mbi ndalimin e degradimit të mëtejshëm të kësaj pasurie kombëtare dhe kthejnë atë në një menaxhim të qëndrueshëm. Rritja e ndërgjegjësimit dhe e të kuptuarit në trajtimin cungishteve të degraduara është vendimtare. Prodhimi i biomasës është sfidë për rajonin e Ballkanit ku kërkesa është disa herë më e lartë se oferta, duke krijuar varfëri energjitike kryesisht për familjet rurale. Eshte kjo arsyja qe organizohet një dialog shumektoresh ne nivel Ballkanik, lehtësuar nga ILC.
Takimi organizohet nga Federata Kombetare e PKK, në bashkëpunim me Asosacionin e Pronarëve të Pyjeve Private në Kosovë, Fondacionin CNVP (Bashkojme Vlerat e Natyres me Njerezit) Kosovë, me Ministrine e Mjedisit, dhe Bujqësise nga Shqipëria dhe Kosova.
Qellimi i takimit ishte ndarja e rezultateve të eksperimenteve për trajtimin e pyjeve cungishte në Kosovë dhe diskutimi rreth mundësive për shtimin e prodhimit të biomasës në rajonin e Ballkanit.Aktorët kryesorë të sektorit ndajnë informacionin me njëri-tjetrin dhe diskutojnë se si institucionet, veçanërisht administrata pyjore dhe politikë-bërësit të informohen për të njohur realitetin. Ndërgjegjësimi i tillë dhe pranimi i këtij realiteti dhe veprimeve që duhen ndërmarrë është e nevojshme të jetë në gjendje për të vënë në praktikë menaxhimin e cungishteve në shkallë të vogël, bazuar në njohuritë tradicionale dhe përvojën të vendosur në një mjedis të ri institucional të menaxhimit të përbashkët të pyjeve me përgjegjësi të përbashkëta. Nevojitet që pronarët e pyjeve dhe institucionet të reflektojnë mbi mitet e tabutë e vjetra që lidhen me menaxhimin e cungishtes. Ky takim sherbeu per lehtësimin e komunikimit midis studiuesve dhe profesionistëve përgjegjës për pyjet dhe legjislacionit mjedisor në vecanti per vendet tona me ekonomi ne tranzicion. Gjithashtu inkurajoje dhe mbështeti një diskutim të përgjithshëm nepërmjet pyetjeve të hapura, problemeve dhe zgjidhjet e mundshme që do të identifikohen gjatë dhe pas këtij takimi.

Takimi ishte me pjesemarrje te gjere (25 Pjesemarrës) nga Shqipëria dhe Kosova.
Në mënyrë që të shkëmbejnë informacion të përditësuar dhe për të mundësuar diskutime të frytshme, të bazuara në përmbajtjen dhe cilësinë e dokumenteve të paraqitura, pjesemarrresit ne kete takim përfaqësojnë (i) politikëbërësit (ministritë përkatëse,Tahir Ahmeti, Ylli Hoxha me përfaqesuesit e tyre nga departamenti Pylltarise dhe Njesia e projetit PSHM 6 vete, CNVP përfaqesuar nga 4 vetë shoqëria civile – palët e interesuara (duke përfshirë APP Privat 10 vetë dhe Federata KPKK 5 vetë)

Jeto Gjelber

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.