Kreu Ditar Mësuesja partizane

Mësuesja partizane

143
0

Shejnaze Juka, qytetare e Shkodrës, ka lindur në një familje me tradita atdhetare. Ajo që kur ishte studente në Institutin Femëror “Donika Kastrati” të Shkodrës, u ndikua nga ide revolucionare ngaqë njihej me Qemal Stafën, me të cilin kishte lidhje familjare. Ajo shkon në Itali, në Firence për të vazhduar studimet, por i ndërpreu pas okupimit të vendit.

Shejnazeja u kthye përsëri në Shkodër dhe vazhdoi studimet në Instituin Femëror të Shkodrës dhe mori pjesë në disa demostratës që u zhvilluan kundër okupatorëve fashistë.

Në vitin 1941 shkon në Tiranë ku dhe bashkohet me shoqe të tjera revolucionare. Mori pjesë në shumë mbledhje, në shpërndarje komunikatash et. Veprimtaria e saj u zbulua dhe mërgon në Elbasan te dajat e saj. Në këtë qytet “Lumja” siç i thërrisnin, kishte një veprimtari të gjithanshme.  Më 1 Maj 1943 bashkë me 100 të rinj e të reja të shkollës Normale të Elbasanit dolën partizanë dhe do të shquhej në disa luftime.

E kush mund të mendonte se ajo vajzë e vogël, e cila lozte me litar në lagjen “Parrucë” (sot “Qemal Stafa), do të hidhej me aq guxim sa në njerën në tjetrën llogore! Shejnazeja ishte një nxënëse e shkëlqyer në mësime. Ajo kërkonte të dinte çdo gjë, edhe shkakun e varfërisë yë moshatarëve të saj. Në Tetor të vitit 1938, Shejnazi shkon në Institutin “Della monte Lante” në Firence të Italisë. Këtu, ajo takohet me Qemal Stafën, i cili stidjonte në Universitetin r Firënces. Takimet e vazhdueshme, bënë që vajza e re të frymëzohej nga idetë revolucionare që do të shpërthenin më vonë me një forcë të madhe.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste e gjeti Shejnazin në studime dhe e mbushi me urrejtje kundër qëllimeve të errëta të fashistëve ndaj vendit tonë. Në Tetor të vitit 1939, ajo kthehet në Atdhe dhe vazhdon studimet në shkollën “Donika Kastrati” në Shkodër. Në çantë, krahas librave, mbante edhe vepra me ide revolucionare. Në hartimin “Nga lindje deri në varr”, Shejnazi shkruante:

“Nën strehën e derës, përballë dritares sime, tre fëmijë të  strukun në gjoksin e nanës po dridheshin si purtekë. Kishin vetëm nji këmishë të shkyeme e prandej në vendet e grisura iu dukte mishi…”.

…Kudo ku ndizej revolta kundër pushtuesve ishte edhe Shejnazi. Ajo merr pjesë ë demonstrata dhe dora e saj qëndis flamuj që valëviten në krye të këtyre demonstratave. Drejtoria e shkollës “Donika Kastrati”, duke patur frikë nga idetë e kohës që po përhapeshin gjithnjë e më tepër, e përjashtoi Shejnazin nga shkolla.

Viti 1941 e gjen atë midis nxënësve të Tiranës. Edhe këtu fillon e merret me veprimtari revolucionare. Idetë e saj piqen më tepër në këtë kohë. Bie në sy dhe, në pamundësi të vazhdojë shkollën në Tiranë, shkon në Elbasan, tek dajat. Këtu diktohet dhe gjurmohet vazhdimisht.

“Ishin muajt eparë të vitit 1942. Shejnazi ecte me të shpejtë në rrugët e ngushta të Elbasanit me çantë në dorë, në të cilën mbante traktet. Diktohet dhe ndiqet nga xhandarët. Diku mundi të dredhojë dhe hyri në një shtëpi. Xhandarët e kërkuan në çdo vend, në çdo shtëpi, hynë edhe në një shtëpi ku bëhej dasëm. Kontrolluan çdo njeri, por nuk e diktuan. Shejnazi ishte veshur me çarçaf, si çobane, si fshatare”.

Në çdo vend ku shkonte, mbarte me vete idetë më të pjekura të kohës, flakën ku do të digjeshin armiqtë. Shpesh diktohej, por dashuria e elbasanasve për Lumën, zgjuarsia e saj bënte që t’u shpëtonte për mrekulli rrethimeve të armiqve.

Në vitin 1942,e shohim në Shkodër. Gjatë kohës së shkurtër që qëndroi në këtë qytet, ajo shkoi dhe në Malësi të Madhe që të propagandonte luftë çlirimtare. Prej këtej shkoi përsëri në Elbasan. Atje u hodh në ilegalitet të plotë, mbasi kërkohej shumë nga fashistët. E shohim nëpër fshatrat Orenjë, Zdrajsh, Gurakuq, pranë Shkollës Normale të Elbasanit. Shejnazi u bë partizane që ndriçonte e përhapte dritë. Ajo e kuptonte se arsimi zgjon më tepër ndjenjën e luftës kundër okupatorëve. Në fshatin Orenjë grumbullonte fëmijë dhe fshatarë dhe u mësonte shkrim e këndim. U fliste për jetën e popullit tonë në shekuj, për luftrat, për fytyrën e vërtetë të armikut që kish pushtuar vendin tonë. Ajo i bënte mësim rrëzë një kodre të vogël ku ishin grumbulluar disa fëmijë fshatarësh. Aty kishte një klasë të thjeshtë të një mësueseje partizane. Në vend të dërrasës së zezë kishin vendosur një sofër të vjetër dhe si shkumës përdornin qymyrin.

-Deri në cilën germe kemi arritur? – pyeti ajo nxënësit. Deri në gërmën “P” – thanë përnjëherë disa prej tyre. Ajo ngriti një nxënës në dërrasë.

-Shkruaj fjalën më të dashur që fillon me gërmën “P”. Nxënësi ngadalë shkroi “Partizan”. Buzëqeshi mësuesja  me fjalën e shkruar nga nxënësi dhe u gëzua shumë.

Më 18 Shkurt të vitit 1944, toga e saj pararojë, sulmohet në befasi në Zgosht të Çermenikës nga një repart nazistësh. Lufta u bë e zjarrtë. Këndonte pushka në duart e partizanëve. Armiqtë patën humbje. Por në një llogore, me gishtin e vendosur në këmbëzën e automatikut, ra “Lumja”, Shejnaze Juka. Ajo vdiq, por vendin e saj e zunë me dhjetra vajza të tjera.

Shejnaze Juka, ra Dëshmore e Atdheut më 18 Shkurt 1944, në Zgosht të Çermenikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here