Kreu Aktualitet Ministri Bushati reagon pas thirrjeve nacionaliste në Bularat

Ministri Bushati reagon pas thirrjeve nacionaliste në Bularat

599
0

Pas thirrjeve nacionaliste dje në Bularat, gjatë ceremonisë mortore të Kostandinos Kacifas, vjen reagimi i parë i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Përmes një statusi në “Twitter”, ai ka dhënë një mesazh jo vetëm për politikanët në Greqi, por edhe për ata zëra shqiptarë që kërkuan një reagim më të ashpër nga strukturat e shtetit shqiptar. Duke cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, Bushati shpjegon dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare ndaj zhvillimeve të ditëve të djeshme në Bularat. “Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur, ose urtësuar situatat”, reagon Bushati. Gjatë ditës së djeshme në Bularat u zhvillua ceremonia e varrimit të Konstandinos Kacifas. Autoritetet shqiptare morën vlerësime për menaxhimin e situatës ndonëse pati provokime dhe thirrje të shumta antishqiptare. Ndërkohë kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Aleksis Cipras e kanë dënuar këtë sjellje duke kërkuar qetësi, si dhe kanë theksuar se kjo situatë nuk prek marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.