Kreu Aktualitet Ministri i jashtëm gjerman, Maas: Qëndrimi i Gjermanisë i qartë si kristali

Ministri i jashtëm gjerman, Maas: Qëndrimi i Gjermanisë i qartë si kristali

102
0

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i është përgjigjur interesimit të medieve shqiptare nëse kushtet e Gjermanisë do të mjaftojnë për hapjen e negociatave.

“Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë si kristali. Ne mbështesim hapjen e negociatave bazuar në votën e Bundestagut. BE duhet të marrë përgjegjësi për paqe e stabilitet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe duhet të mbajmë premtimet”, u shpreh Mass.

Ndërkohë, e pyetur nëse Franca e  ka kundërshtuar në takimin e ambasadorëve, hapjen e negociatave me Shqipërinë, Tytti Tuppurainen, ministrja e Jashtme e Finlandës, vend i cili mban presidencën e BE-së, tha se nuk do donte të paragjykonte diskutimet.

Ajo tha se presidenca mbështet hapjen e negociatave, por se për këtë duhet një vendim i unfikuar i të gjithë vendeve anëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.