Kreu Aktualitet Ministria e Shëndetësisë në krah të mjekëve

Ministria e Shëndetësisë në krah të mjekëve

61
0

Zv/ Ministrja e MSHSM, Mira Rakacolli ishte e pranishme në protestën mjekëve, nga ku propozoi të ashpërsohen dënimet për agresorët e mjekëve.

“Jam këtu në emër të ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të protestuar krah mjekëve sepse për ne është e papranueshme dhuna ndaj bluzave të bardha! Jemi të gjithë të ndërgjeshëm për veprimet e dhunshme që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj mjekëve, dikush kërkon vaksinë në ambientet e urgjencës dhe familjarët kanë reaguar me dhunë fizike ndaj mjekut dhe nuk i është mohuar shërbimi, apo rasti tjetër që është referuar në një spital tjetër. Nuk është dhuna  zgjidhja. Ne jemi të vendosur dhe krah mjekëve për t’i mbrojtur ata”, tha Rakacolli.

Rakacolli është shprehur se Ministria e Shëndetësisë do të marrë të gjitha masat për të ndryshuar këtë situatë.

“Regjimi i ri në spitale është një ftesë e hapur për të nisur ndryshimin e situatës. Sepse sistemi i orareve të vizitave dhe mos lejimi i familjarëve të pacientit në urgjencë, do t’i mundësojë mjekëve të bëjnë më mirë punën e tyre dhe pacienteve të marrin shërbimin që duhët të marrin. Ne jemi të vendosur ta zbatojmë deri në fund!” – deklaroi Rakacolli.

Duke theksuar nismën e Ministres për ndryshimin e kodit penal, Rakacolli tha:
“Nisma e ndërmarë nga ministrja Manastirliu për ashpërsimin e masave për dhunuesit e mjekëve – për ndryshimin e kodit penal që i vendos një mbrojtje të posaçme bluzave të bardha, është një tjetër masë në drejtim të mbrojtjes së mjekëve. Por edhe riorganizimi i shërbimit të sigurisë nga çdo spital do të jetë një masë e shtuar, u shpreh Zv/ Ministrja.
Në fund, zv/Ministrja e Shëndetësisë ftoi qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv.
“Si MShMS jemi pa dyshim dhe në krah të qytetarëve dhe i nxisim të denoncojnë dhunën. Dhuna ndaj mjekëve, është e papranueshme dhe e dënueshme!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here