Kreu Ditar Myzafer Trebeshina kuadër drejtues i luftës dhe i punës

Myzafer Trebeshina kuadër drejtues i luftës dhe i punës

287
0

Myzafer Trebeshina lindi në qytetin e Beratit. Në moshën 4-vjeçare u shpërngul familjarisht në qytetetin e Fierit ku filloi dhe mbaroi shkolln fillore e më pas shkollën Normale të Elbasanit. Si ish normalistë u aktivizua maksimalisht në lëvizjen e të rinjve normalistë që propagadonin kundër pushtimit fashist italian. Si intelektual i kohës, si gojtar, propagandist e agjitator i flaktë, u caktua komisar politik në një nga çetat partizane të Mallakastrës heroike pikërisht në çetën “Ismail Klosi” ku dha një ndihmesë dhe kontribut të rendësishëm në rezistencën e jashtëzakonshme që i bënë populli mallakastriot terrorit të fashistëve italian në këtë zonë martire duke përballuar me guxim e trimëri vetmohuese represionin, vrasjet barbare, djegiet dhe bastisjet me pasoja rrënuese e shkatërrimtare për Mallkastrën e pathyeshme, të pamposhtur e patriotike, e cila lindi, rriti, edukoi, kaliti e formoi heronjtë si Rrapo Hekali, Dino Kalenja e sa e sa luftëtarë trima e patriote të paepur për çeshtjen e Lirise e të Pavarësisë Kombëtare e që i kontribuan me impenjim dhe përgjegjesi çlirimit të Mallakastrës e të mbarë Shqipërisë.

Si veprimtar, propagandist dhe kuadër aktiv e me kontribute të dallueshme në zonën e Mallakastrës me pas Myzafer Trebeshinës iu caktuan detyra të larta e me përgjegjësi si zv/komisar i Brigadës 14-të Sulmuese deri Komisar Divizioni. Gjithnjë i gatshëm, luftarak, operativ, i guximshëm e i përkushtuar, në Lëvizje e i papërtuar kudo e kurdoherë ku e kërkonte detyra dhe situata luftarake duke mos lënë asgjë mangët ne detyrat dhe misionet e rëndësishme që i ngarkoheshin dhe i besoheshin.

Si agjitator dhe mjeshtër i fjalës propagandistike Ai dha një ndihmesë të vyer në krijimin dhe funksionimin e Këshillave Nacional Çlirimtare për bashkimin e popullit dhe mobilizimin e tij për Luftë të armatosur kundër pushtuesve, tradhëtareve dhe mercenarëve të vendit që u shërbenin qorrazi e me bindje serviluese e nënshtruese nazifashistëve.

Myzaferi ishte ndër ata veprimtarë aktivë që në kohë të trazuara lufte nuk ngrohej por përflakej, digjej dhe shkrumohej për çlirimin, pavarësinë, sovranitetin dhe Lirinë e Shqipërisë e të popullit tonë Liridashës.

Mbas çlirimit të vendit u caktua të punonte në drejtorinë e kuadrit në Kryeministri. Nuk vonoi shumë dhe u dërgua të vazhdonte studimet e larta në akademinë politike në ish Bashkimin Sovjetik ku u përgatit dhe u formua si kuadër dhe drejtues i lartë politik. Mbas studimeve iu besuan detyra të rëndësishme si: sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Lezhës, Kryetar i KE në rrethet Berat, Vlorë dhe Fier ku me gjithë kushtet dhe vështirësitë e pafavorshme rë kohës la mbresa pozitive e të pashlyeshme në memorien e qytetarëve, punonjësve, të rinjve, intelektualëve por sidomos të kuadrove dhe vartësve, me të cilët kryente e zgjidhte një mori detyrash e problematikash sa të ndryshme të shumta dhe po kaq të vështira.

Një konsideratë dhe respekt të veçantë për të kanë qytetarët dhe veteranët e Fierit pasi në këtë rreth punoi për gati tri dekada. Ishte natyrë e qetë, dëgjonte me vemendje kuadrot dhe vartësit me të cilët punonte e drejtonte dhe ishte po kaq i kujdesshëm në ato çfarë thoshte dhe u sugjeronte të tjerëve. Koha, rrethanat dhe mosha i diktuan që të kryente detyrën e kryetarit të frontit demokratik të rrethit Fier, detyrë të cilën e kreu me impenjim, ndërgjegje, devotshmëri e përkushtim të lartë.

Mbas daljes në pension u aktivizua si drejtues e veprimtar i pa përtuar në Komitetin e Veteranëve të rrethit duke evidentuar dhe mbajtur për herë gjallë e të freskëta ngjarjet e Luftës Nacional çlirimtare, vetëmohimin e heronjve e të dëshmoreve, sakrificat e panumërta dhe ndihmesën e jashtëzakonshme që dha populli ynë, të rinjtë e të rejat, gratë, patriotët dhe studentët për çlirimin dhe rindërtimin e vendit për t’u dhënë mesazhin patriotik e atdhetar të rinjve dhe brezave të ardhshëm.

Myzafer Trebeshina kudo ku punoi, shërbeu e drejtoi me veprimtarinë e tij e lartësoi veprën dhe emrin e tij duke lënë pas një përvoje dhe eksperiencë pozitive. U nda nga jeta në vitin 1989, por la pas gjurmë të pashlyeshme.

Pikërisht për kontributet dhe meritat e tij në sektorë të ndryshëm të Luftës e të Punës, ka merituar disa urdhëra e medalje të akorduara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Nder, respekt e krenari për jetën dhe veprën e tij të vyer.

PALI NITO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.