Kreu Aktualitet Ndërkombëtarët në bllok kundër marrëzisë Basha-Kryemadhi

Ndërkombëtarët në bllok kundër marrëzisë Basha-Kryemadhi

103
0

Konferenca e plotë për shtyp e Delegacionit të Parlamentit Europian, në përfundim të takimeve në Tiranë:

Luigi Soreca: Me lejoni t’ju them që ka qene një takim shumë intensiv. Kanë qene dy dite intensive ne fakt diskutimesh, shkëmbimesh te ndryshme me qeverinë, me opozitën, me institucionet dhe ka qene shumë e rëndësishme për ne dhe takimi qe kemi organizuar më shoqërinë civile gjate këtyre dy ditëve. Anëtaret e PE kanë patur mundësinë që të takohen me të gjithë liderët e opozitës. Janë takuar gjithashtu dhe me kryeministrin, me ministrin e jashtëm ne detyre. Janë takuar gjithashtu dhe me ministrin e brendshëm. Ndërkohë, sot paradite jemi takuar me kryetarin e parlamentit të Shqipërisë, dhe kemi pasur diskutim goxha të frytshëm me disa organizata të shoqërisë civile këtu ne Shqipëri. Është kënaqësia ime të kem këtu me ne së pari kryetarin e delegacionin z. Tunne Kelam, i cili do të mbajë fjalën së pari dhe do të japë komentet, pikëpamjet e tij lidhur me vizitën në Shqipëri dhe më pas do të dëgjojmë raporterin për Shqipërinë në PE z. Knut Flackenstein, i cili do të thotë disa gjëra sërish. Pas këtyre nëse anëtarët e tjerë do duan të flasin, atyre do u jepet fjala dhe në fund do të hapim fjalën për disa pyetje nga gazetaret. Në fund të kësaj konference për shtyp, delegacioni do të udhëtoje për Shkup, ku do të vazhdojnë diskutimet me Maqedonisë e Veriut, në mënyrë që të përfundohet vlerësimi i progresit i bere nga dy vendet në këndvështrimin e qëndrimit të qershorit te këshillit. Kështu që pa vonesa të tjera, ja jap fjalën kryetarit të Delegacionit.

Tunne Kelam: Faleminderit dhe mirëmëngjesi. Faleminderit që keni ardhur dhe faleminderit për interesin. Ne jemi përfaqesh te delegacionit te PE, pra komiteti i punëve te jashtësme te Parlamentit Europian. Dhe në fakt jemi përfaqësues të 7 kombeve të ndryshme të BE. Më lejoni të them që kemi ardhur këtu në atmosferës e shpresës, pik së pari, se ne kemi nevoje dhe jemi të interesuar që Shqipëria të mund të hapë dhe të çelë zyrtarisht negociatat për pranim për t’u bërë pjesë e BE. Mendoj që ky objektiv është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm dhe mendoj që ky do vazhdojë të jetë objektivi më i rëndësishëm derisa të kemi arritur në këtë faze. Pra, derisa ta kemi përmbushur këtë objektiv. Sepse të gjitha problemet, seç e kemi parë, edhe ne rastin e shumë kombeve të tjera, mund te zgjidhen brenda BE. Te gjitha problemet e demokracisë, e shkeljes se demokracisë, te bashkëpunimit ndërmjet partive te ndryshme, pra te gjitha këto probleme mund te zgjidhen dhe mund të stabilizohen ne kuadrin e BE dhe për këtë arsye, me lejoni te them qe është jashtëzakonisht e rëndësishme te mos vonohet apo te mos shkaktohen vonesa të tjera në këtë proces. Të mos ketë asnjë lloj vonese për shkak të mosmarrëveshjeve kombëtare. Jemi po aq të interesuar t’ju mirëpresim ju, që të mirëpresim Shqipërinë ndërmjet anëtarësimin te plote te BE, po aq sa mund të jeni të interesuar ju shqiptarët për t’u bërë pjesë e BE. Ju keni bërë progres domethënës. Keni bërë progres në shume fusha. Sigurisht që mbeten ende gjera për t’u bërë. Ndërkohë që, vëmendja jonë, se pari shkon në reformën në drejtësi, në procesin e vettingut dhe të gjitha këto po shkojnë mirë, megjithatë sipas eksperiencës tone, gjeja e rëndësishme është pjesa e zbatimit. Pra, nuk është thjeshtë e rëndësishme që te kemi ligje te reja, por është e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi dhe zbatimit. Për këtë zbatim për te qene te gatshëm ju për të filluar, le të themi për të çelur negociatat për anëtarësim dhe ky është një vendim që në fund duhet të merret nga këshilli, por për këtë gjë nevojitet bashkëpunim i brendshëm dhe kjo është absolutisht jetike.

Sinjali më i keq që mund të japë Shqipëria është qa ka ndasi dramatike dhe strategji te ndryshme politike, ose mungese strategjish do te thoja unë, për këtë objektiv. Në të gjitha rastet, dhe dimë shume raste ku kombe me te vogla janë bërë pjese e BE, janë pranuar në BE dhe ne te gjitha rastet kërkohet unitet politik. Pra konsensusi kombëtar është i rëndësishëm dhe duhen kaluar dallimet dhe ndasitë partiake. Kjo është ajo çka na shqetëson ne më tepër. Edhe pse jemi përfaqësues të partive të ndryshme politike, ne jemi te bashkuar në qasjen tone. Nëqoftëse Shqipëria është demokraci dhe nëse zgjedhjet janë mbajtur, mund të ketë probleme me zgjedhjet, por ato janë të njohura, janë pranuar dhe është e rëndësishme që ne të aderojmë institucionet demokratike. Sepse bojkotimi në vetvete nga parlamenti i përfaqësuesve më të lartë të njerëzve, në vetvete përben një sinjal shumë të keq. Kjo në vetvete cenon besueshmërinë e shtetit dhe të kombit në tërësi. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i parlamentit që do të krijonte probleme për shembull me legjislaturën e re, do të ishte gjëja e drejtë dhe e duhur për t’u bërë.

Kështu që u bëjmë thirrje te gjithë partive politike, forcave politike, dhe ne veçanti shoqërisë civile që të ndihmojnë, të ushtrojnë trysni, presion mbi aktorë të ndryshëm, në mënyre qe ata të bashkohen me njëri tjetrin. Sepse nuk mund të kesh arsye, s’mund të gjesh dot një pretendim për të vonuar objektivin me te rëndësishëm kombëtar për shkak te ndasive që lidhen me avancimin e interesave partiake ose pikëpamjeve të ndryshme.

Së dyti, vëzhgimi i dytë i besueshëm është që demonstratat, protestat të cilat kanë ndodhur përpara parlamentit dhe përpara qeverise, ne jemi absolutisht kundër këtyre protestave që të kthehen në protesta të dhunshme, sepse kjo s’është mënyrë demokratike për zgjidhjen e problemeve, dhe ne jemi shume kundër nxitjes se dhunës nga partitë politike, sepse kjo është kundër stabilitetit dhe besueshmërisë se vendit.

Kam dy konstatime përfundimtare. Pasi jemi takuar me shumë përfaqësues të shoqërisë civile, dhe pasi jemi takuar gjithashtu me organizata të ndryshme të rinise, përfundimi ynë është që Shqipëria ka nevojë për shumë herë më tepër hapësirë, për shoqëri civile vibrante dhe aktive dhe se organizatat e shoqërisë civile kanë nevoje të kenë akses.

Tunne Kelam: Organizatat e Shoqërisë civile  kanë nevojë të kenë akses në institucionet  e ndryshme qeveritare dhe duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në ligjvënie. Ato nuk mund të reagojnë vetëm pasi të miratohen ligjet.

Dhe një tjetër gjë është  që e ardhmja e Shqipërisë është rinia e saj. Ofrim i arsimit  të lartë për të rinjtë  do të thotë dhënia e aftësisë për ta që të shmangin  idetë për t’u larguar nga vendi. Mendoj që zëri i studentëve do të duhet të dëgjohet po ashtu nga qeveria, sa i përket reformës në Arsimin  e Lartë në vend. Është në interes kombëtar që të merret parasysh, po ashtu edhe pozicioni  i studentëve dhe që t’u ofrohet një perspektivë për të ardhmen e studentëve.

Knut Fleskenstein: Mirëdita të gjithëve! Gjithçka u tha, pavarësisht se jo nga ana ime, por unë do të përsëris ato 5 gjëra që mendoj se janë më të rëndësishme. Së pari, ne të gjithë mbajmë në mendje datën 19 qershor. Pra, vendimin që do të marrë Këshilli në Bruksel. Dhe  ajo që kemi parë këtu, jo vetëm në lidhje me informimin nga qeveria, por dhe nga misioni ynë dhe nga të tjerë, procesi i reformave është duke vazhduar, procesi i vettingut është duke vazhduar, këtë ka kërkuar Këshilli në mënyrë që të ketë një vendim pozitiv. Kështu që ne i bëjmë thirrje Këshillit që të përqendrohet në këto fakte, që në qershor të jepet drita e gjelbër për çeljen e negociatave.

Konstatimi i dytë është që ne nuk kemi dyshim që ky Parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, të vet. Kemi dëgjuar, por të shikojmë. Kështu që të shikojmë se cili do të jetë vendimi që do të merret në qershor. Opinioni, mendimi  ynë në Parlament, me një mazhorancë shumë të madhe ka qenë i qartë si kristali. Nuk besojmë se ka ndonjë  arsye pse duhet ndryshuar kjo pikëpamje.

Së dyti, ndoshta disa prej jush e mbani mend kur unë kam ardhur në fillim, bashkë me  “vëllain tim binjak” Eduart Kukan, ka qenë një bojkot nga opozita, bojkoti i parlamentit nga opozita. Asgjë nuk ka ndryshuar që  atëherë deri më sot.

Më vjen keq vërtetë. Më  vjen shumë  keq  nga  ajo që është quajtur djegia e mandateve.

Pra, bojkoti nuk është një mënyrë e duhur, e përshtatshme, adekuate për t’i zgjidhur problemet në vendin tuaj. Ne presim që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të bëjnë detyrën e tyre dhe të shkojnë në punë.

Nëse janë socialistët në Bullgari që e bëjnë këtë, apo PD-ja dhe të tjerë në Shqipëri, kjo është çështje parimore. Kjo  ka të bëjë me parimin, nuk është ose, ose…ku ne të organizojmë protesta në rrugë etj.. Por jo në vend të kryerjes së diskutuesve në Kuvend.

Dje, ne patëm disa shkëmbime të mira, ose shkëmbime me disa, ndoshta ish-deputetë të Kuvendit, pra, ish anëtarë. Së pari, Zotin Basha. Ai erdhi aty bashkë me disa udhëheqës të tjerë partish që e shoqëronin, pavarësohet  se ishte  ai që foli me ne. Dhe ne e bëmë të qartë, që ne i kuptojmë nga njëra anë, argumentet e tij. Por, edhe sikur opozita të ketë plotësisht  të drejtë me akuzat që hedh, duke bërë bojkot, ata nuk do të zgjidhin problemin në vend.

Së fundmi, dëshiroj të them që unë  u befasova shumë, u çudita shumë, por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së. Për arsye se  ajo tha vetëm një fjali, nuk është se foli me ne. Tha vetëm një fjali në fund të takimit, duke na thënë që ata e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë, për  vendin. Dhe  në rast se europianët nuk e kuptojnë këtë gjë, atëherë  ky nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili prej nesh.

Cristian Preda: Shkurtimisht, unë jam anëtar i EPP-së në Parlamentin Europian. Jam koordinator për çështjet e jashtme. Kam tre fjali të thjeshta për të thënë. E para, që ju si Kryeministër keni një optimist tragjik. Ai vetë e ka shpjeguar dhe vetë e ka përshkuar veten si të tillë dhe na e ka kërkuar që të çelen negociatat me Shqipërinë.

Natyrisht  që çelja e negociatave vjen nga shtetet anëtare, nga Këshilli. Ndërsa ne si deputetë të PE e mbështesim çeljen e negociatave, pasi ashtu siç e tha dhe Zoti kryeministër, ne dëshirojmë të flasim me Europën. Dhe është e rëndësishme  që ne të bisedojmë, të diskutojmë, të negociojmë. Më lejoni të them që është e rëndësishme që përpara qershorit, shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin së pari. Dhe unë e ftoj  Kryeministrin që të bisedojë me opozitën. Do të jetë sukses i madh vërtetë, në rast se përpara takimit të Këshillit në qershor, shqiptarët të bisedojnë me njëri-tjetrin, të kryejnë disa biseda së brendshmi në vend.

Së dyti, ju keni pasur këtu protesta masive që në fakt dolën nga të rinjtë dhe është e papranueshme që atyre t’u bëhet presion, ose familjeve të tyre t’u bëhet presion. Do t’u kërkoja autoriteteve të vendit që të ndalojnë presionet, të gjitha llojet e presioneve ndaj të rinjve apo familjarëve të tyre. Disa njerëz janë hequr nga puna. Ata janë në lista të zeza për arsye të të drejtës që ushtruan për të protestuar. Është një rrezik i madh për destabilizimin.

E treta, liria e shtypit. Ne kemi diskutuar me gazetarët investigativë dhe kemi dëgjuar që, përshembull, nëse ne në BE kemi lajme të rreme që vijnë nga Kremlini, këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria, por edhe nga partitë në opozitë. Liria e shtypit është thelbësore, ju lutem ruajeni dhe respektojeni atë. Ne në Shqipëri si në çdo vend tjetër në Ballkan dhe në BE duam një liri të vërtetë të shtypit.

Knut Fleskenstein: Harrova të them diçka që ata që organizojnë protesta duhet të kujdesen që protestat të jenë jo të dhunshme. Nuk është e mundur që të thuash që është protesta ime, njerëzit e mi, demonstrata ime, por nuk është dhuna që ushtroj unë. Kështu që është ai i cili e porosit ushqimin, që duhet të paguajë. Ata që organizojnë protesta duhet të mbajnë përgjegjësi që dhuna të jetë e kufizuar sa më shumë të jetë e  mundur. Megjithatë e kuptoj se të gjithë njerëzit në këtë vend e dinë këtë gjë dhe do të kujdesen për këtë gjë, sepse kjo, nëse do të ndodhte, do të shkatërronte shumë. Nëqoftëse ne shikojmë deri nga mesi i qershorit gjatë gjithë kohës pamje dhune nga rrugët e Tiranës, sigurisht që kjo në vetvete do të kishte pasoja për diskutimet që do të organizohen në takimin e Këshillit në qershor.

Belder: Si ish gazetar do të doja t’ju thoja, niveli i profesionalizmit dhe profesionalistëve, si dhe mbulimi i qartë i situatës në Shqipëri ka rol shumë të rëndësishëm për institucionet tona. Kemi organizuar një takim shumë interesant me OJQ-të dhe gazetarë nga gazetaria investigative, kam folur gjithashtu edhe me ambasadorin e vendit tim, i cili më tha që mund të ketë shumë censurë dhe do të doja të theksoja edhe njëherë përpara jush që ju jeni përgjegjës për mbulimin e vërtetë, të plotë, realë dhe të ndershëm të asaj çfarë po ndodh në vend.

Kështu që nga vendi im ka shumë skepticizëm përsa i takon zgjerimit, megjithatë unë jam ende pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe për perspektivën europiane të vendit.

Mund ta imagjinoni se çfarë ndodh këtu, është thjesht një arsye më tepër për personat që nuk duan të ketë zgjerim të mëtejshëm të BE dhe që të ketë vende të reja kandidate për në BE. Kështu që juve si gazetarë duhet të jepni mesazhin që respektohet dinjiteti njerëzorë dhe demokracia është funksionale në vend, përgjegjësia është e juaja.

Siç e thashë, delegacioni do të largohet, por përpara se të largohej do të donim tua jepnim fjalën për dy tre pyetje. Fjala është për ju gazetarë.

Zoti Veliu.

Pyetje, Muhamed Veliu [nuk ka audio]

Knut Fleskenstein: Përgjigja është jo! Mendoj që ka ardhur koha që ky vend të dëshmojë që mund t’i zgjidhë vetë problemet e veta. Nuk është viti i parë, por është 30 vjet pas rënies së rrëgjimit dhe nëqoftëse të gjitha palët do të dëshironin, jam i sigurt që ne do të mund të gjenim një mënyrë për t’i mbështetur ato. Por mos na e transferoni ne problemin për t’ua zgjidhur ne këtë problem. Ky është një problem që duhet zgjidhur nga shumica dhe nga pakica e këtij vendi.

Tunne Kelam: Do të doja të thoja që kriteret politike në vetvete do të thotë pasja e një demokracie funksionale, jo pasja e një parlamenti funksional, apo gjysëmfunksional, d.m.th., ky në vetvete nuk është se është kriter politik, por sa i takon ndërmjetësimit, ju keni shumë ndërmjetësim dhe tani është puna juaj, është problem i brendshëm i juaji për të gjetur gjuhën, për t’u mbledhur me njëri-tjetrin dhe të ngriheni mbi interesat partiakë. Ne në fakt e dimë që mbi 90% e shqiptarëve dëshirojnë të jenë pjesë e BE, gjë e cila në vetvete përbën një mesazh shumë të rëndësishëm. Kjo është mënyra se si duhet ta kuptojnë liderët tuaj politikë, të bashkohen dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Jolldiz Mitre, TV Klan: Opozita tashmë është jashtë parlamentit, i ka djegur mandatet e saj ka nisur protesta me qytetarët. Ju e shikoni si zgjidhje krijimin e një qeverie tranzitore pa Kryeministër Edi Ramën dhe që të jetë kjo qeveri që të organizojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?

Tunne Kelam: Faleminderit për pyetjen. Ne e kemi diskutuar këtë ide dhe kemi dëgjuar mendime të ndryshme mbi këtë ide. Mendimi im është që Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri legjitime, kështu që mendoj që përqendrimi tek ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme, ose kalimtare, do dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për hapjen e negociatave. Mendoj që përgatitja për qershorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe siç e thashë, kjo është puna juaj.

Knut Fleckenstein: Në asnjë mënyrë!

Cristian Preda: Do doja të thoja diçka. Unë në fakt jam përfaqësues i EPP-së. Bojkoti për ne është i papranueshëm. Abandonimi i mandateve … [shkëputet audio] e përsërisim këtë qëndrim edhe sot. Ne jemi parlamentarë, pra, kemi përgjegjësitë tona. Unë kam qenë këtu si vëzhgues i zgjedhjeve, sikurse dhe kolegu im zoti Mesevic, për zgjedhjet e 2017-ës e kam fjalën dhe përfundimet tona ishin që zgjedhjet shkuan mirë. Një vit e gjysmë që zgjedhjet nuk ishin të mira, kur e dëgjoj këtë gjë nga disa parti dhe kur ata thonë se përfundimet e bëra nga oficerët europianë, nga zyrtarët europianë nuk janë korrekte, me thënë të drejtën mërzitem pak, sepse ne kemi ekspertizën më të mirë, përvojën më të mirë në botë, që respektohet në të gjithë botën, sa i takon vëzhgimit të zgjedhjeve. Kështu që për mua është pak çudi në fakt që të dëgjoj politikanë shqiptarë që thonë se zgjedhjet 2017-ën kanë qenë të këqija, ta dëgjoj sot këtë gjë. Nuk e di çfarë do të thotë kjo. Ju lutem respektoni rezultatet e zgjedhjeve dhe bëni punën, siç thashë më sipër. Ne e mbështesim idenë për çeljen e negociatave mes Bashkimin Europian dhe Shqipërisë. Kjo është e rëndësishme. E besojmë fort këtë gjë. Besojmë që duhen të hapen negociatat, por duhet që të keni negociata të brendshme së pari dhe duhet që të keni dialog të brendshëm.

 

 

 

Luigi Soreca: Më lejoni të shtoj një koment përderisa pyetët dhe për opinionin tim. Siç e dini, unë jam këtu, i ndjek zhvillime përditë. Flas me njerëzit këtu dhe siç tha kryetari i delegacionit, 93% e shqiptarëve duan që të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian. Ky duhet të jetë parimi themelor i veprimit të të gjitha partive të përgjegjshme dhe palëve të përgjegjshme në këtë vend. Loja është e hapur. Ende ka shumë shpresë që të çelen negociatat, siç e dëgjuat dhe në këtë tryezë nga një institucion shumë i rëndësishëm i Bashkimit Europian, pra, nga Parlamenti Europian ka ende shumë shpresë për hapjen e negociatave dhe ky në vetvete duhet të jetë një parim themelor për të gjithë ata që kanë përgjegjësi në këtë vend.

Ergys Gjencaj, News 24: Pas zgjedhjeve të 2017-ës kemi një parlament legjitim të njohur nga të gjithë. Por kohët e fundit kanë dalë disa përgjime zyrtare nga Prokuroria shqiptare, të cilat tregojnë për sjelljen e disa zyrtarëve të lartë socialistë me shitblerjen e votës. Ky fakt, a nuk e delegjitimon këtë parlament dhe mazhorancën?

Tunne Kelam: Faleminderit për pyetjen! Në fakt kolegu im, Preda dhe kolegë të tjerë, të cilët kanë qenë vëzhgues të zgjedhjeve të vitit 2017 thanë se zgjedhjet në vetvete konsiderohen si legjitime dhe si rezultat edhe parlamenti është legjitim. Unë nuk mendoj që raste të caktuara, të izoluara të blerjes së votave, kanë ndikim mbi panoramën më të madhe, mbi panoramën e përgjithshme, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë provohet nga gjykata. Megjithatë, siç janë situatat tani, siç janë gjërat tani, unë mendoj që gjërat duhet të vazhdojnë me këtë Parlament. Zoti kryetar e tha në fakt dhe unë dua ta theksoj që kjo është një çështje për gjykatat. Kjo nuk është çështje për Parlamentin. Të paktën kështu ndodh në vendin tim.

Pyetje pa audio

Knut Fleskenstein: Për t’ju përgjigjur pyetjes së fundit më parë, lejomëni t’ju them që jam pak i konfuzuar se sigurisht që ne e dimë që ka shumë probleme sa i takon pronave ende e kësaj dite dhe që janë probleme, të cilat pa diskutim që duhet të zgjidhen, megjithatë unë nuk është se kam përshtypjen që dikush nga jashtë ekziston dhe thotë që këto nuk janë më problem, që pronat nuk janë më problem. Pa diskutim që janë problem dhe problem i madh madje dhe ne do të përqendrohemi për këtë çështje në vitet në vijim. Kështu që ju lutem kini parasysh që duhet të jeni të sigurt që ne nuk do ta neglizhojmë këtë çështje dhe pa diskutim që kjo çështje nuk është zgjidhur përfundimisht.

Ndërkohë, bojkoti ose djegia e mandateve, unë mund të them që dallimi i vetëm i këtij bojkoti me bojkotet e mëparshme është se në bojkotin aktual nuk është se jepen para, le të themi, për bojkotin. Kjo është një qasje e drejtë, megjithatë nuk është zgjidhje për problemet politike që ekzistojnë në këtë vend, të paktën me aq sa i shohim ne ato. Ka një dallim, po, e them këtë gjë dhe nga pikëpamja ime, vështirmi im është më pozitiv, sepse bojkotet e mëparshëm, të gjithë deputetët e kanë marrë rrogën gjithsesi, pavarësisht se ishin në bojkot, ndërkohë që tani nuk e marrin rrogën. Së dyti, më lejoni të them që kam parë që nga policia, policia ka treguar përgjegjësi të lartë dhe shpresoj që një gjë e tillë të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Cristian Preda: Me pak fjalë, në datën 5 mars, javën që vjen, ne do të diskutojmë situatën në Shqipëri, pas kësaj vizite pra, të delegacionit tonë, të Komisionit parlamentar të Çështjeve të Jashtme. Po ashtu, në maj do të vijë komisionari Hahn, i cili po ashtu në 29 maj do të na sjellë raportin për Shqipërinë, por jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për vendet e tjera në rajon. Kështu që ne do të vazhdojmë të shkëmbejmë opinione për këtë çështje dhe të jeni të sigurt që mbështetja nga të gjitha grupet politike do të vazhdojë në lidhje me çeljen e negociatave. Faleminderit!

Pyetje pa audio

Knut Fleskenstein: Sigurisht është për të ardhur…. nuk mundën të mbërrinin në një amendament të përbashkët, megjithëse mendova që të dy komisionet, të dy kryetarët e komisionit ad-hoc kanë qenë shumë të kuptueshëm dhe mund të kishin prodhuar një amendim të përbashkët, të dakorduar nga të dyja palët. Është e qartë që mungon vullneti politik. Në fund duhet të shohim nëse do të kemi një ligj të ri zgjedhor dhe nëse ky ligj i ri zgjedhor është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Dhe po presim për këtë gjë. Parlamenti është i gatshëm për të punuar dhe më pas do të mund t ë shohim rezultatet. Do ta kishim vlerësuar në fakt, do të kishte qenë shumë mirë, nëse opozita dhe maxhoranca do të kishin ardhur në një zgjidhje, do kishin mbërritur në një zgjidhej të përbashkët. Megjithatë ata të cilët trajtojnë gjërat janë në rrugën e duhur e ata që merren me politikën ndoshta nuk janë në rrugën e duhur.

Pyetje pa audio

Tunne Kelam: Fatmirësisht nuk ka ndodhur kështu në pjesën më të madhe të vendeve, por po, reforma gjyqësore nuk do të thonë pse, le të themi, mendoj që termi krizë kushtetuese është i përdorur jo në vendin e duhur, domethënë është një term goxha i fortë për t’u përdorur në lidhje me situatën. Ndërkohë reformat gjyqësore janë diçka e ndryshme dhe ne vërtetë e vlerësojmë që reforma gjyqësore ka bërë progres, por, siç e thashë, gjëja kryesore është zbatimi. Pra, sigurisht që nuk mund t’i realizosh të gjitha reformat në të njëjtën kohë, por fillimet për reformat janë bërë dhe Shqipëria është në rrugën e drejtë.

Luigi Soreca- Më lejoni të sqaroj në lidhej me këtë pikë, që reforma në drejtësi është në rrugën e duhur, pra, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit janë krijuar tashmë, kanë marrë dhe buxhetin dhe strukturën dy ditë më përpara nga Parlamenti, ndërkohë që thirrja për aplikime për SPAK ka qenë e suksesshme me 27 aplikime për 15 vendet vakante. Po ashtu edhe këshilli për Emërimet në Drejtësi duhet mbështetur [ikën audio] … kushtetuese. Mendoj që reforma në drejtësi po progreson. Sigurisht që kjo mund të bëhet dhe do duhet të bëhet në një rrugë, me një lloj ritmi më të shpejtë, por objektivat janë në drejtimin e duhur.

Do doja t’ju falenderoja të gjithëve për pyetjet, faleminderit dhe kalofshi mirë sot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here