Kreu Aktualitet Ndryshimet në Kodin Penal për krime elektorale

Ndryshimet në Kodin Penal për krime elektorale

208
0

Fjala e Kryeministrit Edi Rama me banorët e Njësisë Administrative Nr. 1:

Këtë detyrë kemi. S’kemi detyrë tjetër. Vështirësitë na stimulojnë. Duhet t’i kuptojmë edhe ata, janë në hall të madh. Kanë hall të madh, s’kemi çfarë iu bëjmë. Është fatkeqësi e madhe ai njeri. Nuk kanë, janë përpjekje të dëshpëruara, janë grahmat e fundit mendoj. Do bëjnë akoma edhe disa sherre të tjera, por nuk kanë asnjë të ardhme. Janë pa të ardhsme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme, është e gjitha një përpjekje e dëshpëruar. Nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë se s’kanë popullin me vete. Është e qëllimshme e gjitha. Është për televizion, për fotografi, për të çuar jashtë, për të krijuar idenë që ky vend nuk meriton të respektohet dhe s’meriton të hapen negociatat, se kanë tmerrin që po të hapin negociatat fillon kapitulli i drejtësisë dhe aty s’është më historia e bëre ligjin, nuk e bëre ligjin, por është prova që drejtësia funksionon njëlloj për të gjithë, siç ka ndodhur me vendet e tjera ku procesi i integrimit ka qenë i lidhur me krijimin e provave që shteti i të drejtës funksionon dhe aty e kanë ata.

Ikën nga zgjedhjet lokale për çfarë?

Edhe tani çfarë kërkojnë të bëjnë?

Merren me pisllëqe, me përgjime që duhet të ishin hetuar të gjitha, duhet të ishin provuar çfarë ka për tu provuar, kush është përgjegjës përpara ligjit. Jo, i morën, i mbyllën të gjitha e nxjerrin përgjime. Nuk më shqetëson kjo pjesë, se ato biseda i bëj përsëri. Ato janë biseda për fushatën elektorale, për komisionerët, për objektivat, për pritshmëritë, patjetër, këtë punë bëjmë, prandaj i mundim ata, se jemi të organizuar, se dimë se çfarë bëjmë. Por ngaqë vetë i kanë bërë gjërat ashtu, mendojnë që të gjithë i bëjnë gjërat ashtu.

Ajo historia aty ishte me këtë Flamur Nokën që me disa rrugaçë atje shkonte godiste njerëz, po çfarë t’i bësh? Bërtet hajduti, “kape hajdutin”! Dihet ajo punë. Ishin mësuar ata që socialistët hapin rrugë, se janë të urtë, janë njerëz me paqe dhe bëjnë të fortin se hapin rrugë. Ka ikur ajo kohë. Ka shumë rëndësi a je me të drejtën, a s’je me të drejtën. Kjo është e gjitha. Nëse je me të drejtën nuk mund të tërhiqesh kurrë, nëse s’je me të drejtën është tjetër gjë pastaj.

Çfarë është kjo histori? Ne i nxorëm nga zgjedhjet ata?

E vendosën vetë. Ikën nga parlamenti, vijnë të dera të hyjnë me zor. Ikën nga zgjedhjet, vijnë të dera të hyjnë me zor. Po këta janë qesharakë. Pastaj është e kotë e gjitha, sepse zgjedhjet, edhe sikur ta zëmë se do prishësh këtu, do prishësh atje, në këto kushte kur janë pa kundërshtarë një kuti mjafton dhe mbaron, s’ka asgjë. Është një gjë e kotë.

Mua më vjen keq për këta që shkojnë përfundojnë burgjeve pas këtyre, se, vajtën në Librazhd organizatori shpëtoi. Tani unë nuk do rri të diskutoj gjykatësit, por faktikisht organizatori shpëtoi. Ata të tjerët që shkuan pas, janë në burg. Ky karafili dje është në kërkim. Të tjerët janë në qeli. Ky trimi, doktori i vogël i Shkodrës është zhdukur, është në kërkim. Pra, këta marrin njerëzit, i përdorin si mish për top për interesin e tyre dhe njerëzit nuk i bëjnë pyetje vetes, “ore çfarë po ndodh?” “ore si do shkoj unë të lë fëmijët dhe të lë familjen time, e të shkoj në burg, për kë? Për Lulin?” Për këtë qesharakun e  Shkodrës që bën sikur po lufton për dinjitetin e popullit dhe kur vjen puna, ikin, i lënë këta. Edhe në Tropojë i njëjti muhabet. Organizatorët shkuan të flenë në shtëpitë e tyre. Futen atje në mes, nxjerrin këta më të sinqertët ose më budallenjtë. Ata bjer edhe ikin e përfundojnë nëpër burgje.

Është skandal fare si mund të shkojmë mbrapa atyre njerëzve?!

Janë trima ata le të shkojnë vetë. Le t’i dalin vetë përballë. Jo. Futen në mes të turmës atje dhe nxjerrin të tjerët. Edhe thonë pastaj, “jo po s’dija gjë unë, jo po më doli nga kontrolli, jo po s’isha. Është katastrofë!” Është fatkeqësi e madhe, realisht, është për të ardhur keq që këta njerëz, – janë me PD, është e drejta e tyre, janë kundër qeverisë, është e drejta e tyre, – por si shkojnë në burg për këta lloj vemjesh? Si? Dhanë mandatin në parlament, dogjën mandatin, ikën. “Do bëhemi popull!” Çfarë populli? Futen në mes të turmës edhe presin që ndonjëri të shkojë, t’i bjerë murit me kokë dhe ndonjë tjetër të lërë largqoftë jetën aty. Ja me këtë punë merren. Këtë bëjnë. Përdorin njerëzit. Kjo është tamam mish për top. Janë frikacakë. Janë njerëz pa asnjë dinjitet, pa asnjë sens përgjegjësie.

Çfarë janë ata?

Njeriu i del përballë gjësë. Unë di që ky është një vemje, shkon atje, bën si trim dhe tani zhduket. Po shko pra, dil përballë! Shko te Policia dhe thuaj, “unë e bëra këtë punë, unë jam trimi, unë jam heroi dhe merr përsipër përgjegjësinë”.

Si i merr njerëzit, i fut në zjarr edhe ikën për vete?

Ja këtë punë bëjnë këta. Në kërkim. Trim i madh. Ikën, fshihet. Edhe bëjnë dhe deklarata kërcënuese, “ne kemi luftuar me diktaturën”. Kanë luftuar këta! Spiunë të gjithë, kanë luftuar me diktaturën! Ne duhet ta marrim me qetësi, se edhe ata njerëz që iu shkojnë mbrapa janë fatkeq, në kuptimin që, sytë mbyllur. Nëse ka një gjë që më mërzit dhe më vjen keq është kur shoh njerëz të zakonshëm që përfundojnë në burg për këta. Janë me PD-në, e drejta e tyre, nuk ka problem. Kundër qeverisë, e drejta e tyre. “Rama ik”, e drejta e tyre. Por të shkosh të përfundosh në burg, të lësh fëmijët, të lësh gruan, të lësh punët e tua, të shkosh në burg për këta që janë një tufë njerëzish të paaftë dhe për më tepër që gjithë historinë e bëjnë sepse kanë tmerr nga drejtësia ky është kulmi. Kjo është të ndihmosh këta që të mbajnë PD-në peng. I trajtojnë njerëzit si pengje.

Reforma shkon sipas planit. Ne flasim këtu për të bërë shtet. Bota i ka ngritur këto sisteme me qindra vjet. Ne 3 vjet kemi që luftojmë për këtë punë dhe kemi bërë gjithë këto hapa. Në Itali ka nuk e di që kur ndjek unë politikën italiane diskutime reforma në drejtësi, reforma në drejtësi, në Itali. Në Itali para pak javësh në parlament u kalua një ligj për blerjen e votës. Tani ne nga pikëpamja e legjislacionit i kemi bërë gjërat. Tani do hymë në proces negociatash, do fillojë do hapen letrat, do bëhet SPAK-u, Prokuroria Speciale për Korrupsionin dhe tani të shohim jemi njësoj, apo s’jemi njësoj. Pse s’kanë frikë? Po të ishte ndryshe edhe ne adoptoheshim në këtë punë dhe bënim një pazar të madh. Po pse s’kam frikë unë? Çfarë kanë këta e dinë ata, e di dhe populli çfarë kanë, por populli di shumë më pak sesa c’dinë ata për veten e tyre. Kështu që ky është proces historik, do kërkojë kohën e vet. Është njësoj sikur të ndërtohet. Si ndërtohet shtëpia për një javë?

Do kalojmë Kodin Penal nesër. 5-10 vjet do ndalojmë daljen nga shteti të atyre që dënohen për krime elektorale me Kod Penal nesër. Plus që jemi në kontakte dhe jam i bindur, që jo vetëm SHBA që e kanë të prerë këtë punë dhe s’ka për të shkelur njeri në SHBA, nga të gjithë këta që bëjnë këto, por edhe në Bashkimin Europian i kemi të gjitha indikacionet e qarta që do i vendosim nëpër listat e zeza dhe le të shkojnë të japin lirinë e tyre, të japin të ardhmen e fëmijëve të tyre për Lulin e për fallxhoren e për këtë Spahiun. Le të shkojnë! 5-10 vjet do ta vëmë në Kodin Penal pasi dënohesh. Del nga burgu, nuk shkon më jashtë shtetit për 5 deri në 10. Të merret pasaporta edhe rri këtu. po c’është kjo histori. Janë krime elektorale. Ky është skandal.

Duan të merren me përgjimet. Le të bëjnë çfarë të duan. Kushdo që të jetë që bën blerje votash, dreq, shejtan, jo vetëm që dënohet, por të rrijë dhe 10 vjet pa dalë jashtë shtetit, le të jetë çfarë të dojë. Ja kjo është. Vlen për ne. Vlen për ata. Vlen për të gjithë. Mbyllet ky kapitull njëherë e mirë, kush luan me zgjedhjet. Ne s’kemi nevojë, për sa kohë kemi popullin me vete fitoren na e jep populli, s’e kemi popullin me vete, le të fitojnë ata, s’ka problem, jo këta, se s’kanë për të fituar ndonjëherë, por ata të tjerët që do vijnë pas këtyre.

Këta nuk kanë kuptuar asnjëherë pse kanë humbur. Ky është problemi i tyre. Njeriu analizon edhe thotë, “pse humba?” Bëmë ne Tiranën, e bëmë gjithë punën e duhur duke marrë përgjegjësi. Ata s’kanë parti, s’kanë organizim. Çfarë bëjnë? Duke i kthyer bashkitë në banda! Merr punonjësit e bashkive bjeri shkollave! Merr punonjësit e bashkive, shko digj shkollat! Po ky është fundi.

Flasin për precedentë penalë! Në të gjithë sulmet ndaj KZAZ-ve Policia i ka të skeduar, njerëz me precedentë penalë, një pjesë, një pjesë bashkitë, një pjesë rrugaçë, edhe flasin këta, përmendin emra banditësh që i njohin nga koha e tyre, se në kohën e tyre ishin në liri. Sot janë në burg të gjithë ata. Të gjithë emrat që përmendin sot janë në burg. Kush i futi në burg? I futën këta? Prandaj i njohin dhe i përmendin gjithë kohës, ky e ai, e ai.

Kjo është fazë që do kalojë, me dhimbjet e veta. Është e vështirë, por do ndodhë dhe pastaj gjërat do shkojnë në një drejtim tjetër, se nuk ka mundësi, sado fanatikë, sado të përkushtuar ndaj PD-së, njerëzit, por duhet të ndajmë dhe do fillojmë ta ndajmë, jam kundër PS, jam kundër qeverisë, jam kundër Edi Ramës, por me këta që kam s’fitoj dot kurrë dhe do shohim brenda për brenda se çfarë do të bëjmë.

Nuk është faji i tyre, sigurisht, ata janë në faj dhe marrin atë që meritojnë kur shkojnë përfundojnë në qeli, por ata janë ose budallenj, ose shumë të sinqertë, por qorra dhe shkojnë pas tyre. Këta i marrin, i nxjerrin përpara dhe vetë ikin. Të gjitha ato që ndodhën në Librazhd i kishte organizuar ai vemja që ishte deputet edhe me qeverinë e zgjedhjeve në 2017-ën ka qenë drejtor, një nga drejtorët. Ai e kishte bërë të gjithës dhe ai vetë ikën. I lë njerëzit në burg edhe vetë ikën. Çfarë janë këta? Po këta janë ata që janë, po këta si ju shkojnë mbrapa? Si iu shkon nga pas? Për çfarë del aty? Nuk e di. Është çudi e madhe.

Këta janë ata që janë, po këta që ju shkojnë nga mbrapa, për çfarë ju shkojnë?

Sekretari i partisë atje, sekretari i partisë andej, njerëz që janë në provinca, janë në të drejtën e tyre, por si shkon mbrapa këtyre? Nuk e di. E kanë marr rrugën ata për të vrarë veten po edhe kështu kollaj nuk do jetë, por sidoqoftë ne jemi me të drejtën dhe këtu nuk është më çështje zgjedhjesh vendore, këtu është çështja që të vihet vija. Vë populli vijën dhe nesër nuk i shkon më mendja njeriut të bëjë nga këto se e di rrugën. Thotë, unë do bëj kështu e ashtu dhe në fund fare do përplasem pas murit dhe do veteliminohem kurse po i hape rrugë këtyre, nesër, pasnesër ta bën tjetri, ta bëjnë këta. Po u mësuan që me molotov, me kërcënime, me djegie, me bllokime rrugësh, me shantazhe t’i mund të fitosh në politikë, kjo punë nuk mbaron më, sepse njerëzit janë të prirur të mësojnë hilen përpara rregullit. Kemi bërë dhe ne ato gabimet tona dhe kusuret tona për në fund të ditës, dil shfrytëzo gabimet e mia, shfrytëzo kusuret e mia dhe fito.

Prokuroria është e mirë kur nxjerr sekretin hetimor dhe i çon përgjimet tek partia. Kur të thonë hajde trego shokët, jo. Kjo është e thjeshtë fare, ose duhet bërë shtet këtu. 30 vjet rrëmujë. E vërteta është që po të shikosh historinë, jo se ne jemi në krahun e duhur të historisë, por gjithmonë e njëjta histori. Hajde ata, digj shkatërro, sakato, dështo. Kthehu ne, mundohu. Kthehu ata përsëri.

Kjo zonja e Shkodrës, nuk e di ca të them. Foli drurit, foli hurit, foli gurit, e ke një shans që të të përgjigjet. Fol me këtë, një nuk e di, një person, nuk kam parë një njeri më të paaftë, më pa lidhje me këtë botë. E di si është kjo? Çfarë mëson brezi i ri nga kjo lloj sjelljeje nëse kjo lloj sjelljeje funksionon, nëse kjo sjellje triumfon mbi ligjin dhe mbi shtetin? Nesër i djegin klasën dhe provimet profesorit dhe mësueses i thonë nuk dua. Pasnesër shkojnë djegin qendrën shëndetësore, mjekut, thonë nuk dua. Ose kështu si them unë ose s’ka. Pasnesër të dalin në rrugë këtu, t’i marrin semaforët, t’i thyejnë të gjithë dhe thonë nuk dua e kështu me radhë. E pe atë intervistën e kësaj figurës? Se ma çoi dikush. Ora e ndaluar. Ishte koha e intervistës tjetër dhe ora kishte ngelur, nuk lëvizte. Se ca kanë me orët që nuk ju punojnë nuk e di. Nuk kanë lidhje me kohën. Për këta koha është nocion. Sahati 12:00.  Çfarë ta marrim ta marrim me forcë dhe pastaj ta hamë qyl.

Këta, mos harroni, këtë punë ka bërë gjithmonë. Edhe me Fatosin, “Nano ik”. Edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku nga duart, “Meta ik”. Këtë punë kanë dhe janë aq dembelë, sa dhe parullën heqin vetëm emrin dhe nuk ndryshojnë parullë, gjithë jetën ky muhabet, ik, ik. Pse të iki? Se do vij unë. Po mirë pra, hajde, fito. Jo, ik ti se do vij unë, se ti kështu, se ti ashtu, bam e bum dhe shfrytëzojnë njerëz që janë të verbër dhe që i çojnë pastaj nëpër burgje, ja kjo është.

Mos u mërzisni, e di doktoresha këtë punë. Ethet nxjerrin të keqen. Janë ca ethe që nxjerrin të keqen dhe pastaj ndryshon gjithë ajo fiziologjia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.