Kreu Ditar Në ballë të sulmit…

Në ballë të sulmit…

76
0

Shejnaze Juka, qytetare e Shkodrës, u lind në një familje me tradita atdhetare. Ajo, që kur ishte student në Institutin Femëror “Donika Kastrati” të Shkodrës u ndikua nga ide revolucionare ngaqë njihej me Qemal Stafën, kishin lidhje familjare. Shejnaze shkon në Itali, në Firencë për të vazhduar studimet, por i ndërpreu pas okupimit të vendit.

Erdhi përsëri në Shkodër dhe vazhdoi studimet në Institutin Femëror të Shkodrës, mori pjesë në disa demostrata që u zhvilluan kundër okupatorëve fashistë.

Në vitin 1941, erdhi në Tiranë dhe u bashkua me shoqe të tjera. Ajo mori pjesë në shumë mbledhje, në shpërndarje komunikatash etj. Veprimtaria e saj u zbulua dhe mërgon në Elbasan te dajat e saj. Në Elbasan “lumja” ka një veprimtari të gjithanshme.

Në 1 Maj 1943, bashkë me 100 të rinj e të reja të shkollës Normale të Elbasanit, dalin partizanë. Ajo do të shquhej në disa luftime.

E kush mund të mendonte se ajo vajzë e vogël që lozte me litar në lagjen “Parrucë” do të hidhej me aq guxim sa në njërën në tjetrën llogore. Shejnazia ishte një nxënësë e shkëlqyer në mësime. Ajo kërkonte të dinte çdo gjë, edhe shkakun e varfërisë të moshatarëve të saj. Në Tetor të vitit 1938, Ajo shkon në Institutin “Della monte Lante” në Firence (Itali). Këtu ajo u takua me Qemal Stafën që studionte atëherë në universitetin e Firences. Takimet e vazhdueshme bënë që vajza e re të frymëzohej nga idetë revolucionare që do të shpërthenin më vonë me nje forcë të madhe. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, e gjeti Shejnazin në studime dhe e mbushi me urrejtje kundër qëllimeve të errëta të fashistëve ndaj vendit tonë.

Në Tetor të vitit 1939 ajo kthehet ne Atdhe dhe vazhdon studimet në shkollën “Donika Kastrati” në Shkodër. Në çantë, krahas librave, mbante edhe vepra me ide revolucionare. Hartimet e saj plot ndjenja, pasqyronin idetë revolucionare. Në hartimin “Nga lindja deri në varr”, Shejnazi shkruante: “Nën strehën e derës, përballë dritaressime, tre fëmijë të strukur në gjoksin e nanës po dridheshin si purtekë. Kishin vetëm një këmishë të shkyeme e prandaj në vendet e grisusuna iu dukte mishi…”

…Kudo ku ndizej revolta kundër pushtuesve ishte edhe Shejnazi. Merr pjesë në demostrata dhe dora e saj qëndiste flamuj që valiviten në krye të këtyre demostratave. Drejtoria e shkollës “Donika Kastrati”, duke patur frikë nga idetë e kohës, që po përhapeshin gjithnjë e më tepër, e përjashtoi Shejnazin nga shkolla.

Viti 1941 e gjen atë midis nxënësve të Tiranës. Edhe këtu fillon e merret me veprimtari revolucionare. Idetë e saj piqen më tepër në këtë kohë. Bien ë sy dhe, në pamundësi të vazhdojë shkollën në Tiranë, shkon në Elbasan, tek dajat. Këtu diktohet dhe gjurmohet vazhdimisht.

Ishin muajt e parë të vitit 1942. Shejnazi ecte me të shpejtë në rrugët e ngushta të Elbasanit me çantë në dorë, në të cilën mbante trakte. Ajo diktohet dhe ndiqet nga xhandarët. Diku mundi të dredhojë dhe hyri në një shtëpi. Xhandarët e kërkuan në çdo vend, në çdo shtëpi, hynë edhe në një shtëpi ku bëhej dasëm. Kontrolluan çdo njeri, por nuk e diktuan. Shejnazi ishte veshur me çarçaf si çobane, si fshatare”.

Në çdo vend ku ajo shkonte, mbarte me vete idetë më të pjekura të kohës, flakën ku do të digjeshin armiqtë. Shpesh diktohej, por dashuria e elbasanasve për Lumen, zgjuarsia e saj bënte që t’u shpetonte për mrekulli rrethimeve të armiqve.

Në vitin 1942 e shohim në Shkodër. Gjatë kohës së shkurtër që qëndroi në këtë qytet, ajo shkoi dhe në Malësi të Madhe që të propagandonte luftën çlirimtare. Prej këtej shkoi përsëri në Elbasan. Atje u hodh në ilegalitet të plotë, mbasi kërkohej shumë nga fashistët. E shohim nëpër fshatrat Orenjë, Zdrajsh, Gurakuq, pranë Shkollës Normale të Elbasanit. Shejnazi u bë partizane që ndriçonte e përhapte dritë. Ajo e kuptonte se arsimi zgjon më tepër ndjenjën e luftës kundër okupatorëve. Në fshatin Orenjë, grumbullonte fëmijë dhe fshatarë dhe u mësonte shkrim e këndim. U fliste për jetën e popullit tonë në shekuj, për luftrat, për fytyrën e vërtetë të armikut që kish pushtuar vendin tonë. Një shok veteran tregon: një ditë Lumja më tha: Unë s’kam kohë të vij tani me ju. Përse? – e pyetëm. Më presin fëmijët, – tha ajo. Fëmijët? – pieta unë i habitur.

Fehmiu, shoku im, pohoi me kokë. Shkuam  edhe ne me të. Dhe me të vërtetë, rrezë një kodre të vogël ishin grumbulluar disa fëmijë fshatarësh. Aty pamë një klasë të thjeshtë të një mësuesje partizane. Në vend të dërrasës së zezë kishin vendosur një sofër të vjetër dhe si shkumës përdonin qymyrin.

Më 18 Shkurt të vitit 1944,  toga e saj pararojë sulmohet në befasi në Zgosht të Çermenikës nga një repart nazistësh. Lufta u bë e ashpër dhe e zjarrtë. Armiqtë patën humbje. Porn ë një llogorë, me gishtin e vendosur në këmbëzën e automatikut, ra Lumja (Shejnaze Juka).  Ajo vdiq, por vendin e saj e zunë me dhjetra vajza të tjera.

Shejnaze Juka, ra Dëshmore e Atdheut më 18 Shkurt 1944, në Zgosht të Çermenikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.