Kreu Aktualitet Në familjen Hoxha në Vorë, akomoduar në shtëpi me qera të paguar...

Në familjen Hoxha në Vorë, akomoduar në shtëpi me qera të paguar nga shteti

39
0

Familja Hoxha në Vorë është një prej familjeve të akomoduara në shtëpi me qera të paguar nga shteti, në pritje të banesës së tyre të re. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku vizituan sot këtë familje, e cila, pas tërmetit të 26 nëntorit u strehua fillimisht në kampin e ngritur në Vorë dhe më pas në shtëpinë ku aktualisht banojnë në kushte komode. 

Ministrja Balluku u shpreh se në zonën e Vorës janë rreth 840 banesa të shpallura të pabanueshme, nga të cilat 24 pallate. Me gjithë vështirësitë e hasura për shkak të mungesës së shtëpive të ofruara me qera, ministrja tha se janë marrë të gjitha masat që banorët e tyre të akomodohen edhe në zonat përreth. “Në zonën e Vorës ne kemi 840 banesa të cilat konsiderohen të pabanueshme nga grupet e ekspertëve, 24 nga të cilat janë pallate. Kështu që, numri i hyrjeve të pallateve shkon në 350. Familja Hoxha ka qenë një ndër familjet që ne  e kemi patur në kampin e ngritur në Vorë, është një nga familjet që ka ndjekur procedurat ashtu siç është vendosur. Deri tani kemi shpërndarë 650 bonuse qeraje. Kemi vështirësinë për të gjetur shtëpi me qera,  pasi në Vorë është vështirë të gjejmë. Familja Hoxha është me fat që e ka gjetur këtë banesë. Për këtë arsye disa familje kanë lëvizur edhe jashtë zonës dhe ne jemi munduar që t’i ndihmojmë me transportin, duke qenë se fëmijët janë në shkollë këtu dhe punët i kanë afër zonës,” u shpreh ajo. 

Kryeministri siguroi se shumë shpejt ata do të hynë në banesën e re, e cila do të jetë shumë më e mirë se e para dhe se deri atë ditë shteti do të ofrojë qeranë e banesës së tyre aktuale. 

“Të gjitha shtëpitë duhen bërë dhe do t’i bëjmë se është më e thjeshtë nga pikëpamja e procesit. Thjesht tani na duhet të përfundojmë inventarin e shtëpive që do të prishen dhe pastaj do të sjellim të gjitha shtëpitë e reja. Kurse për pallatet do të bëjmë projektet dhe faktikisht aty do t’i rindërtojmë. Pallatet do të kërkojnë më shumë kohë. Por ajo që është e rëndësishme është që ju nuk do të lëvizni deri sa të bëhet pallati i ri,” u shpreh Kryeministri Rama. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.