Kreu Aktualitet Në Samitin e BERZH-it për investimet 2020

Në Samitin e BERZH-it për investimet 2020

213
0

*Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e BERZH-it, në Londër, mbi investimet 2020 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor:

Së pari, më lini që t’ju shpreh mirënjohjen nga zemra që keni ndërmarrë këtë nismë dhe këtë rrugëtim gjatë këtyre viteve. Jam këtu për të dëshmuar se qysh prej momentit të parë kjo ka qenë kaq e dobishme, kaq rigjallëruese çdo vit. E në fakt duhet të them se nga njëra anë, Procesi i Berlinit, i nisur nga Kancelaria gjermane në të njëjtin vit që BERZH-i nisi këtë nismë, kanë qenë në njëfarë mënyre ngushëllimi ynë, pasi, ndërkohë që në procesin e integrimit europian na është dashur të përballemi me mjaft beteja e me jo pak zhgënjime, në këtë rrugëtim paralel politik dhe ekonomik kemi gjetur mjaft lehtësim, shumë mbështetje dhe sigurisht kemi mundur të bëjmë gjëra konkrete.

Së dyti, dua të falënderoj shumë Andrej, që mundi të vinte. Është vërtetë shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që të gjithë ne që jemi në këtë panel jemi mjaft mirënjohës për këtë, pasi Kroacia është njëfarësoj agjenti ynë në Bruksel e në të njëjtën kohë është edhe përkthyesi i Brukselit në rajon. Natyrisht është më e lehtë të përkthesh Brukselin te ne, sesa të na përkthesh ne tek Brukseli, e di, por është pjesë e punës tënde, je një diplomat me përvojë, ndaj paç fat me të.

Do të doja të falënderoja sërish, nga thellësia e zemrës, të gjithë ata që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve, por do doja të them që pjesa më prekëse ishte pa asnjë dyshim pjesëmarrja e miqve tanë nga rajoni. Të gjitha vendet që është i ulur në këtë panel përfaqësuar nga ne, natyrisht, plus Kroacisë, sepse e shihni që Andrej nuk është ulur me ne, por sërish është pjesë e botës tonë, kanë dhënë në shembull të shkëlqyer solidariteti e të asaj çka është fryma në rajon qysh prej disa viteve, edhe falë këtij forumi e shumë mbledhjeve të tjera, të cilat kanë ndryshuar e shpresoj përgjithmonë frymën. Mos harroni se deri në 2014-n, ne nuk ishim ulur kurrë në një takim të gjithë sëbashku me përfaqësuesit e këtyre vendeve, për t’u ulur pa armë, pa urrejtje, pa gjakderdhje, për të folur për të ardhmen. Kjo është jashtëzakonshme.

Tashmë na duhet të bëjmë përpara e natyrisht, të ecësh përpara e të ndërtosh mbi këtë dhe ta shndërrosh paqen në një instrument zhvillimi e begatie nuk është e lehtë, sepse e shkuara ende nuk është tërësisht pjesë e historisë.

Natyrisht kemi probleme, natyrisht kemi mosmarrëveshje, natyrisht ende ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur, por ne po punojmë sëbashku e po ecim përpara sëbashku e duam që sëbashku të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë, që të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezi në mosmarrëveshje të pafundme, me luftëra e konflikte. Kjo mendoj është shumë e rëndësishme.

Natyrisht, kjo nuk ka të bëjë thjesht me paqen si e tillë, por me zhvillimin, me ekonominë, me të ardhmen për popujt tanë, për të rinjtë, për fëmijët tanë. E kjo është arsyeja pse besoj fort që ajo çka… – më duhet të mos bie dakord me Anën e me të gjithë të tjerët e sidomos me atë që shpiku këtë “mini shengen”, sepse nuk e di se ku “ai” apo “ajo”, por jam i sigurt që ka qenë “ai”, e ka gjetur këtë fjalë. Nuk është aspak “mini”. Ne jemi mesatarisht ndër më të gjatët në Europë si rajon. Është rajonale. Është një hapësirë e përbashkët rajonale që emërtohet apo i referohet si Shengen, thjeshtë për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për 4 liritë e Europës; Liria e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në rajonin tonë, ku ndërkohë që flasim, në kufij, mallrat dhe  njerëzit presin më shumë se 1000 vjet për vit, që nuk është efektive besoj. E pra, BERZH-i në asnjë mënyrë nuk do të financonte një projekt ku pritet 1000 vjet në vit.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne po ecim përpara. Ne na duhet të tejkalojmë këtë dëm shumë të madh që është shkaktuar nga tërmeti, megjithatë kemi një sërë projektesh të mëdha që janë në vazhdim e sipër. Kemi Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, kemi parqet fotovoltaike e më tej, edhe shumë më tepër lidhur me investimet hidrike. Jemi mes 5 vendeve të Europës që jemi tashmë në përputhje me vizionin e Ursula von der Leyen, jo sepse kemi qenë duke punuar drejt kësaj gjëje domosdoshmërisht, por sepse kemi trashëguar një sistem ku thuajse gjithçka mbështetet në energjinë e përsëritshme e të gjelbër. Kështu që jemi në një pozicion të mirë.

Duhet të vazhdojmë të punojmë e nuk dua t’ju bezdis tani me emrat e rrugëve ku nisin e ku përfundojnë, sepse ka vetëm një autostradë që na duhet të ndërtojmë sëbashku, autostrada Ballkan Perëndimor – Bashkim Europian. Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë.

E për ta mbyllur me komentin më të rëndësishëm; Po, nëse doni që kjo të vazhdojë vitin tjetër, Oleg nuk duhet të largohet si Presidenti i ri i BERZH. Po, ne na është vënë veto shumë herë në Këshillin Europian, por mendoj që në këtë pikë, ne mund të vëmë veton. Kështu që, nëse prekni Oleg-un, harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë. E jam i sigurt që Milo nuk do ta lërë Dushkon të kthehet sërish. Për të tjerët nuk e di.

Ju faleminderit!

*Përkthim simultan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.