Kreu Aktualitet Në shtëpinë e Engjëllush Hysenllarit, Sovjan, Korçë

Në shtëpinë e Engjëllush Hysenllarit, Sovjan, Korçë

393
0

Në 1 tetor Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu vizituan në një prej familjeve në nevojë në Sovjan të Korçës, për të parë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonin 8 pjesëtarët e saj. Kryefamiljari Engjëllush Hysenllari rrëfente një muaj më parë jetesën në kushte ekstreme: “Mu aksidentua vëllai dhe më la me dy familje. Më la 3 fëmijë të vegjël ai. 4 vjeç e ka të madhin. U detyrova të mbaj dy familjet pastaj”. Në këtë shtëpi gjithçka dukej e amortizuar, që nga muret, dyshemeja, tavani, orenditë e pakta, ka vetëm dy dhoma të vogla. “Është një shtëpi e vjetër, ndërtuar me baltë, kallama,” u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë tashmë ka nisur projekti i ri i cili do të bëjë të mundur që banesa e tij të ringrihet nga e para dhe të kompletohet me të gjitha mobiljet dhe pajisjet e nevojshme elektroshtëpiake të reja. Kryeministri Edi Rama ka postuar sot videon ku duket se puna për rimëkëmbjen e kësaj familjeje si dhe ndërtimi i shtëpisë së re është në rrugën e duhur.
Kryeministri Rama tha gjatë vizitës së tij në fillim të këtij muaji se për të dalë nga kjo gjendje e vështirë, qeveria është e angazhuar ta ndihmojë familjen edhe me një punë për kryefamiljarin, si dhe me kurse profesionale për vajzat e rritura të familjes në mënyrë që më tej edhe ato të punësohen dhe të dalin nga skema e ndihmës ekonomike. “Do ta gjejmë një punë. Ja, janë këto veprat e mëdha. Ti ke dhe eksperiencë në ndërtim. Merr dhe zanat. Të shikojmë një mënyrë që t’ju ndihmojmë për shtëpinë se shtëpia qenka në gjendje të rëndë,” u shpreh Kryeministri Rama.
Sot Engjëllushi ka filluar punë dhe shprehet se paga mujore që merr është e mjaftueshme për të mbajtur familjen. Edhe dy vajzat e tij po ndjekin kurse profesionale për parukiere dhe kuzhiniere në mënyrë që më pas të punësohen për të ndihmuar familjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.