Kreu Opinion Negociatat nuk u hapën

Negociatat nuk u hapën

100
0

Sylë Gosturani

Shumë punë , shumë pritje, shumë shpresë për një eveniment, për një sihariq , për një etapë të re , që priste mbarë populli . Ajo ishte hapja e negociatave me Evropën e me evropianët . Franca , një mik tradicional i shqiptarëve , na kundërshtoi na la jasht. Keqardhje por jo pesimizëm, jo demoralizim, jo ulje prestigji e mobilizimi për të përmbushur cilësisht ato  që Bundestagu na i caktoi. Kur bënë një kërkesë , gjithkush duhet t’i bëjë analizë vetvetës: A i ka treguesit për t’ju përmbushur ajo kërkesë ? Shqipëria në rrugën e saj tridhjetvjeçare të tranzicionit është karakterizuar me oshilacione të jashtëzakonshme , që kanë krijuar atë mozaik ngjarjesh e situatash jo vetëm  shqetësuse por edhe të rrezikshme për ne e nderkombëtarët , ç’ka kanë krijuar një imazh të keq , se shqiptarët nuk dinë të bëjnë ekonomi, nuk dinë të bëjnë politikë, nuk dinë të bëjnë shtet. Nderkombëtarët kanë ardhur, kanë qëndëruar në Shqipëri dhe kanë bërë përpjekje  që politikanët shqiptarë të bashkrendojnë veprimet, që Shqipëria të mos mbesë jashtë familjes evropiane po ja që mbeti jo për fajin e partnerëve po për kaosin brenda vendit. Ky kaos është karakterizuar jo si kundërshti politike por si armiqësi në mes shqiptarësh me bindje të ndryshme politike. Veprimet apo mos veprimet e forcave politike, që kanë qeverisur në kohë periodike kanë çuar vendin në kriza të njëpasnjëshme.

Partia demokratike, që mori përsipër rrëzimin e komunizmit , premtoi një të ardhme të begatë. Në përmbushjen e angazhimeve apo premtimeve ndermori reforma , që sollën ndryshimin e sistemit politik , rikthimin e pronës private, përmbysjen e ekonomisë së centralizuar dhe vendosjen e ekonomisë së tregut . Pas këtyre ndryshimeve vendi u fut në rrugën kapitaliste . Borgjezët e ri , që morën pushtetin ndryshonin nga ata prendimorët. Së pari atyre u mungonte pasuria. Së dyti, ata të specializuar për ekonomi të centralizuar u mungonte prevoja për të gjitha hapsirat e rendit të ri ekonomik. Ndihma që iu dha në para apo investime, u çfrytëzua pa kriter e objektivitet. PD-ja dhe Sali Berisha për të mos patur pengesa në revanshin e tyre , burgosën liderin e socialistëve Fatos Nanon. Gjakosën protestat e socialistëve në përkrahje të liderit të tyre dhe zhvilluan luftën e shtrigave kundër socialistëve duke i pushuar ata nga puna apo duke i transferuar në vende të largëta të papërballueshme, që ata të detyrohen të lënë punën. Organizuan firmat rentiere apo siç u quajtën ndryshe “fajdet”, që qenë një aktivitet joshës me një helmim prej gjarpëri, e cila zgjati në një hapsirë kohore . Ato sollën zhvatjen e popullit duke e bërë atë edhe më fukara se sa ishte dhe pasurimin e organizatorëve. Politikanët e PD-es filluan të çelin sythet kapitaliste me ato para të cilat ia grabitën popullit me anë të mashtrimit. Kjo shkaktoi zëmëratën e fuqishme mbarëpopullore kundër PD-ës. PD-ja , lideri i saj Sali Berisha të gjëndur në një situate shpërthyese mendoi dhe veproi me metoda revolucionare duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe mobilizim ushtarak për të shtypur shpërthimin vullkanik mbarpopullor. Kjo e përkeqësoi edhe më keq atmosferën politike. Vendi po shkonte drejtë një lufte civile. Qenë nderkombëtarët që ndaluan atë katastrofë. Pasojat qenë aq të rënda sa mbahen mend me dy fjalë “viti 97-të”. Ai vit u hapi rrugë dukurive më fatkeqe për ppullin e për vendin , pasojat e të cilave ndjehen edhe sot, jo vetëm për pasojat që lane, por edhe për përseritjen e ripërseritjen e tyre duke hapur plagë të reja po aq fatkeqe sa edhe ato të ati viti .

Trazirat e asaj pranvere shkatrruan ngrehinën PD-iste. Sali Berisha u detyrua të japi dorheqje të detyruar por si shkaktar i gjithë asaj katrahurje, për të cilën duhej të përgjigjej , mundi të ruaj lidershipin në PD dhe ndikimin e tij prej një rrëmujxhiu të pashoq. Vendi shkoi në zgjedhje të parakoshme, rezultati i të cilave solli në qeverisje socialistët. PD-ja kaloi në opzitë duke lënë pas një rrënoj dhe një borxh marramendës ekonomik . Po ç’farë mund të thuash për ndryshimin e PD-ës në qeverisje apo në opozitë? Asnjë ndyshim nuk mund të dallosh. PD-ja në opozitë (1997-2005) (2013-e në vazhdim) është karakterizua si një shtet paralel  që ka kundërshtuar e frenuar gjithçka. Për këtë treguas janë : grushti i shtetit në 1998-ën , protestat e përditëshme në sheshin qëndror të Tiranës, akuzat përsëritëse e nga më monstruozet ndaj socialistëve si “pasardhës” të komunistëve e zbatues të teorisë “Hoxhiste”t ë sajuar nga Sali Berisha. Duke  mos i përseritur ato , që janë thënë e përseritur nga unë e shumë të tjerë, për bëmat e PD-ës për qënjën e saj në opozitë për vitet 1997-2005, mjafton të ndalesh për bëmat e saj për vitet 2013-e në vazhdim.

Sali Berisha në fajalimin e tij dorheqës por shumë pikëllues, pasardhësit të tij Lulzim Basha, gjithë lidershipit PD-ist dhe elektoriatit të djathtë detyrë më parësore që nuk gaboj po të detyrim , “Marrjen e qeverisjes sa më parë me zgjedhje të parakoshme”. Për Lul Bashën kjo ishte detyrim ne se dëshronte të rrinte në atë post . Kjo nuk ishte detyrë por urdhër i Sali Berishës prandaj për Lul Bahën e gjithë liderët tjerë të PD-ës nuk kishte shqetësim më të madhë se sa ardhja në pushtet sa më parë me provokim të zgjedhjeve të parakoshme . Luli, gjithë liderët e tjerë të PD-ës , gjithë masovikët PD-ist dhe vet Sali Berisha, janë të bindur , që me votë të lirë nuk vijën në qeverisje . PD-ja më ç’farë ka bërë ka bindur popullin  se ka ardhur në atë standartë  që nuk ka asnjë tregues besueshmërie për të qeverisur më këtë vend. Sali Berisha, i favorizuar nga Ilir Meta, për periudhën 2013-2017, Parlamentin shqiptar e ka prrallisur duke e kthyer ate në një beleg fyerjesh, akuzash e kërcënimesh duke i hequr atij (parlamentit) shijen, guston, etikën, kulturë , njerzillëkun, shkencën, teknikën, humorin, bashkveprimin e bashkrendimin.

Gjatë legjislaturës 2013-2017-të , nga shtërngimi i Sali Berishës agresiviteti Lul Bahës u çfaq me thirrje për veprime guerilase e më gjerë. Thirrja e tij: ”Thyjani xhamat , çpojuani gomat e makinave” etj. janë dëshmi e gjallë, që porosia e Saliut duhet realizuar me çdo kusht e çdo çmim. Pse Sali Berisha la si detyrë parësore ardhjen në qeverisje me zgjedhje të parakohëshme ? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje duhet të kthehemi te 97-ta . Sali Berisha dhe PD-ja u larguan para kohe dhe përdhunisht prandaj tani për hakmarrje s’lanë gjë pa bërë e s’do lënë gja pa bërë për t’u hakmarrë  që të çojnë në vend nderin e humbur. Në legjislaturën 2013-2017 nuk u realizua, nuk do të realizohet as në vazhdim sepse populli nuk harron Gërdecin, atë krim makabër, që mori 26-të jetë njerëzish, plagosi 300 të tjerë , rrënoi 14000 shtëpia banimi e dëme të tjera të pallogoritëshme. Ai krim, prej të cilit edhe sot nuk kanë mbaruar lotët e nënave e të afërmëve të viktimave. Për atë krim nuk dha hesap askush po u mbyll me shprehjen më antinjerëzore “GABIM NJERËZOR”. Gëreci nuk ishte një gabim njerëzor po një vatër krimi e korrupsioni , ku nën maskën e demontimit për ta kthyar vendin në një vend pa armë e paqësor po mbushnin xhepar krieminelët e gjakpirësit.  Populli nuk harron 21 janarin, ku në mes të bulevardit “Dëshmorët e kombit “gjetën vdekjen, pa kurrfarë shkaku , katër protestues nga plumbat e gardistëve të republikës . Në legjislaturën e fundit 2017-2021, egërsia PD-iste  nuk gaboj ne se them, ka arritur në tërbim. Të bërat e PD-ës  të drejtuara nga Lul Basha dhe aleatët e tij, kërkojnë vëmendje për analizë e për konkluzion veçanërisht ato të vitit 2019-të. Për sistemin e drejtësisë që është i tëri i zhytur në korrupsion, shtrohej si domosdoshmëri reformimi total. Të gjitha palët çfaqën dakortësi. Pasi u diskutua platforma e reformimit të gjygjësorit, filluan lëkundjet e mosmiratimit. Kjo dukuri u demostrua nga depudetët e LSI-së e të PD-ës. Ishte insistimi amerikan, i cili detyroi Kryetarin e Parlamentit të asaj kohe z. Ilir Meta të shtërngonte deputetët për miratimin unanim të platformës së reformimit të drejtësisë. Gjatë diskutimit të formimit të organeve të reja dhe funksioneve të atyre organeve, filluan kundërshtitë dhe luhatjet. Pse kjo, sepse organet e reja do të kishin të drejtë verifikimi jo vetëm për krimet në vijimësi por edhe ato të mëparshëmet por që janë gjykuar e vlerësuar nga ndikimi i korrupsionit. Kjo ngjalli frikën e Gërdecit, 21 janarit, Rrugës së Kombit, vrasjen e deputetit Xhindi e shumë e shumë gjykimeve të tjera me vendime të marra duke shkelur apo anashkaluar ligjin. Gjithçka u bë për ta eliminuar zbatimin e reformës zgjedhore por përseri qenë nderkombëtarët që mundësuan vijimësinë e saj, mbasi ajo ishte një kusht për hapjen e negociatave me BE. Çdo ditë që kalonte, reforma regjistronte nga një arritje po në të njëjtën kohë shtonte edhe të rrahurat e zemrave të gjithë atyre  që nuk ndjeheshin të sigurtë nga bëmat , që kishin bërë . Reforma , me hap të ngadalt por eci . Sinoptika e saj  për mëkatarët parashikon : rrebësh , stuhi , acar e syrgjynim . Shpëtimi duhej gjetur  të cilët me lëvizjet e bëra të arriheshin tre objektiva. I pari të rrëzohej qeveria socialiste, i dyti të shkatërrohej gjithçka ishte arritur në reformen zgjedhore për të bërë një tjetër platformë e për të ndjekur tjetër rrugë në përcaktimin e organeve të reja dhe funksionet e tyre i treti prishja e imazhit për hapjen e negociatave. Rruga u gjet : Së pari u ndermorën protestat e dhunëshme . Nga ato protesta u dhunuan institucionet. Parlamenti u vu në shënjestër për t’u djegur. Policia sulmohej me drunj, gurë e mjete të tjera të forta. Protestat e para nuk u dhanë rezultat . pushuan pak kohë . Hartuan nji strategji tjetër protestash, që me çdo kusht e me çdo çmim të realizonin strategjinë finale. Përseri nuk finalizuan atë që deshën dhe pa umbur shumë kohë dorëzuan mandatet e deputetëve. Kjo ishte një ndermarrje radikale me synim ashpërsimin e zëmëratës mbarëpopullore  që ajo të ngrihej në revoltë gjithpërfshirëse për t’i dhënë goditjen përfundimtare “komunistëve” në qeverisje. Kjo nuk u realizua as si revoltë gjithpërfshirëse as si përmbysje e qeverisjes  socialiste.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, kishte shpallur 30 Qershorin 2019-të ditë zgjedhjes . Idhtarët demokrat ndermorën një aksion tjetër, braktisën pjesmarrjen në votime. Për të bindur gjithë popullin që t’u shkojë prapa në këtë nismë, ndermoren një fushatë të re protestash të projektura shumë më aggressive se sa ato të parat. Në këtë situate krize del në skenë Presidenti i Republikës Ilir Meta me qëndrim jo mbi palët e jo si simbol bashkimi por mbështetës i hapur i opozitës.  Ai me kërkesë të partnerëve të PD-ës shtynë datën e zgjedhjeve nga 30 Qershor në 13 Tetor. PS e mbështetur edhe nga nderkombëtarët nuk e njohu veprimet e Presidentit. Hyri në fushatë ndersa opozitarët ndermoren fushatën e tretë të protestave ku parashikonin  që në ditën e votimit të sulmonin qëndrat e votimit për t’mos i lejuar votuesit të futeshin të votonin. Në këtë vazhdë veprimtarish, opozita dhe Presidenti dështuan. Protesta e fundit , që ishte planifikuar si më e dhunëshmj,a filloi e u mbyll paqësisht.

Pse kjo? Sepse ambasada e BE-së dhe ajo amerikane u dhanë ultimatum “Edhe një gjë më e vogël po të ndodh gjatë protestës, ju do shpalleni të paligjshëm”. Aktivitetet e opozitës shkaktuan atë krizë  që prishi imazhin shqiptar në BE. Sot opozita trumbeton me të madhe “kontributin” e saj për hapjen e negociatave dhe fajtor pë moshapjen e tyre bën qeverinë socialiste dhe kryesisht Edi Rmën. Populli e ka të qartë: ne se ka ndonjë shkak për moshapje të negociatave është kriza politike që Lulzim Basha e udhëheqësi shpirtror i tij realizuan. Fytyra e lyer me serë nuk pastrohet kollaj dhe demagogjia  që po përdor PD-ja nuk mund të merret si e vërtetë.Në këto kushte krize si më e habitshmja mbetet deklarata e Ilir Metës:  ”Jam i informuar nga sherbime tepër sekrete se një grup kosovarësh të kamufluar do futeshin në Parlament e do djegnin atë”. Shqiptarët e Shqipërisë kanë derdhur gjak në Kosovë për mbrojtjen e tërësisë tokësore e bashkimin e gjitha trojeve në një shtet të veten. Në emër të këtij ideali të të paërve tanë, as shqiptarëve, as kosovarëve nuk u lejohet pa ua kërkuar të nderhyjnë në kurrfarë mënyre në çeshtjet e brendshme të njëri- tjetrit. Ne se kjo  që ka dekleruar Ilir Meta është e saktë dhe ai s’ka identifikuar as publikuar terroristët, mban përgjegjësi kombëtare sepse ajo dekleratë e paqartësuar është bombë me fuqi të jashtëzakonshme goditëse të idealit kombëtar.

Ilir Meta me qëndërimet e tij luajale, nuk ka qëndëruar konsekuent si Kryetar i shtetit shqiptar. Duke mos përmendur vargun e negativiteteve, që janë vrejtur gjatë gjithë periudhës që ai ka qëndruar në atë post, vetëm moszbatimi të dekretit të shtyrjes së zgjedhjeve ul aq shumë prestigjin e tij sa tani duhet të ishte harruar dorheqja e tij. PD-ja ndermori veprime vetpërjashtuse. Parlamenti u plotësua me deputet. PD-ja përseri shumë aktive në zhvillimin paralel të saj  Kjo synon thellimin e krizës. Veprimet vetpërjashtuese të PD-ës i mohojnë asaj në mënyrë kategorike futjen në të gjitha aspektet e proçedurat, ç’ka do të thotë ajo nuk duhet të pyetet për asgjë as t’i lihet vend bosh në asnjë komision. Parlamenti është funksionar. Anarshistët jashtë parlamentarë kanë humbur çdo të drejtë angazhimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.