Kreu Sociale Nga rruga, rikthehet në bankat e shkollës

Nga rruga, rikthehet në bankat e shkollës

247
0

Pas identifikimit në situatë rruge të 7-vjeçares, Agjencia Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve ka mundësuar rikthimin e saj në bankat e shkollës. Dea u identifikua në situatë rruge nga strukturat e mbrojtjes së fëmijëve në Elbasan, ndërsa familja e saj po mbështetet nga shërbimi social për marrjen e shërbimeve dhe punësim sipas Planit Individual të Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë patur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi. Sipas Manastirliut, fëmijët janë të parët në kujdesin që strukturat qeverisëse duhet të sigurojnë për ta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.