Kreu Aktualitet Nis rikonstruksioni i Godinës numër 1 të Konvikteve të Mjekësisë

Nis rikonstruksioni i Godinës numër 1 të Konvikteve të Mjekësisë

183
0

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, inspektuan sot punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Godinës numër 1 të Konvikteve të Mjekësisë. Në këtë godinë, e ndërtuar që në vitin 1955, ka nisur rikonstruksioni i ambienteve të përbashkëta, ndërsa është përfunduar plotësisht salla e studimit, një sallë model sa i përket ambienteve dhe teknologjisë. Rikonstruksioni i plotë i saj do të vazhdojë me përfundimin e vitit akademik dhe studentët të lirojnë dhomat.

“Jemi akoma duke bërë rikonstruksionin e godinës. Përkohësisht po bëjmë rikonstruksion të pjesshëm se studentet janë ende brenda. Kur studentet të largohen, gjithçka do kalojë në një rikonstruksion total të të gjitha ambienteve. Tualetet pothuajse janë bërë të reja dhe kemi hapur dhe hapësirat se kanë qenë muret e ulëta. Salla e studimit është një investim totalisht i ri. Urojmë që si kjo sallë të jenë edhe sallat e tjera,” shprehet drejtorja e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Nr. 2, Zhanina Dapi.

Kreu i Bashkisë Erjon Veliaj tha se paralelisht me rikonstruksionin po punohet edhe për lirimin e hapësirave të zaptuara për bare brenda konvikteve.

“Këtu ka qenë i gjithë territori i zaptuar. Kemi bërë pastrimin këtu. Jemi duke zgjidhur kontratën me vëllain e ish-ministrit, që e kishte marrë për 10 vite,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se në këtë fazë janë mbuluar me financim pothuajse të gjitha godinat studentore që përfshin territori i Bashkisë së Tiranës. “Pjesa që paguat ju si qeveri, pjesa që po bën Bashkia dhe donatorët që kanë adoptuar nga një, pothuajse janë mbuluar të gjitha. Na kanë ngelur 8 të KFW-së, po mundohemi ta çojmë në 9,” shtoi ai.

Kryeministri Rama tha se bashkë me marrëveshjet e financimit me KFW-në, deri në fillim të vitit të ardhshëm të gjitha konviktet do të jenë të mbyllura. “Me këtë gjë i bie që të jemi OK në vjeshtë, përveç KFW-së, që do marrë më shumë kohë, faktikisht, në momentin që ne e kemi mbyllur atë si marrëveshje, të gjithë procedurat kanë filluar, besoj deri në fund të vitit, në fillim të vitit tjetër,” u shpreh Kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.