Kreu Aktualitet Nivica, një pikë referimi në jetësimin e Programit “100 FSHATRAT”

Nivica, një pikë referimi në jetësimin e Programit “100 FSHATRAT”

661
0

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Nivicë për Programin e 100 Fshatrave:

Vitin e kaluar prestigjiozja “Washington Post” shkruante në audiencën e publikut amerikan sa më poshtë për Nivicën ku jemi mbledhur sot:

“Peizazhi i mrekullueshëm, natyrë e paprekur, shihen barinjtë në jetën e përditshme, e cila është jashtëzakonisht tërheqëse për ata që e kanë humbur atë trashëgimi, ndaj dhe ardhja këtu është rruga për të gjetur një pasurim shpirtëror në jetën tonë.”

Dhe më vjen shumë mirë që sot jemi këtu, në një tjetër stacion të rrugëtimit për të zhvilluar Programin Kombëtar të 100 Fshatrave dhe në mënyrë të veçantë, sepse më është dhënë mundësia të jem këtu, sëbashku me disa miq shumë të çmuar, ndër të cilët një mik i shtrenjtë, Kryeministri i Suedisë për një 10-vjeçar, njeriu që reformoi Suedinë dhe njëkohësisht pati një rol të posaçëm në reformimin e të majtës europiane. Sot është këtu, sëbashku me një grup miqsh, për të promovuar dhe nxitur këtë Program, si pjesë e përpjekjes tonë të përbashkët për t’i dhënë një dimension krejt të ri zhvillimit rural dhe për të ndërtuar në të gjithë Shqipërinë shembuj konkretë, modele të prekshme të suksesit, përmes transformimit të bukurive natyrore, të traditës dhe të iniciativës sipërmarrëse në agroturizëm, në burim mirëqenieje dhe daljeje nga varfëria për familjet që jetojnë në fshat.

Na vjen shumë mirë që projekti ka ngjallur shumë interes dhe janë gjithmonë e më të shumtë aktorët që dëshirojë të përshihen në të, në radhë të parë shqiptarë që nga këto zona që janë laruar për në emigracion dhe që shohin një mundësi investimi në vendlindjen e tyre. Por edhe aktorë të tjerë, që sot janë sëbashku me ne, në radhë të parë, profesionistët e fushës së planifikimit dhe të zhvillimit rural që na janë bashkuar në një përpjekje të përbashkët me universitetin, me botën akademike, për të konkretizuar Programin e 100 Fshatrave.

Vijmë këtu në Nivicë, pasi e kemi hedhur një hap të parë, të rëndësishëm, sëbashku me Tërmetin në Bashkinë e Tepelenës, hapin e rijetëzimit përmes rilindjes urbane të kësaj qendre të vogël prej ku do të shtrohet zhvillimi në disa rreze rreth e rrotull, duke u mbështetur tek potencialet e zonës. Ky takim është në të njëjtën kohë një forum për të diskutuar konkretisht, por njëkohësisht edhe për të krijuar një qendër graviteti në vëmendjen e atyre që janë të interesuar të investojnë në këtë zonë, por edhe në të tjera pika të hartës së 100 Fshatrave. 100 fshatra janë përcaktuar si pika graviteti për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një zhvillim ndryshe të hapësirës rural në Shqipëri.

Në këtë fshat 2400 vjeçar, që karakterizohet nga një natyrë e mrekullueshme, një biodiversitet i jashtëzakonshëm dhe një mikpritje shembullore, mikpritje me nam, ne jemi të bindur që do të krijojmë një pikë të fortë referimi për zhvillimin rural. Aashtu sikundër jemi të bindur që është shumë e rëndësishme që këtu, bashkë me ne sot janë edhe të tjerë përfaqësues të disa shteteve mike, jo vetëm ambasadori i Suedisë, por dhe ambasadori i Austrisë dhe ambasadori i republikës çeke, të cilët kanë ardhur për të dëshmuar interesin e tyre në funksion edhe të një programi binjakëzimi që ne e kemi ndërtuar sëbashku me të gjitha vendet e tjera të përfshira, për të lidhur bashkë realitete të ndryshme, fshatra dhe hapësira rurale në Shqipëri, me fshatra e hapësira rurale në Europë dhe më gjerë.

Tanimë, ne kemi bërë pjesë të paketës së re fiskale, qoftë uljen e TVSH-së në 6% për agroturizmin, qoftë uljen e taksës së fitimit në vetëm 5% nga 15% që ishte, qoftë zerimin e taksës së infrastrukturës dhe në të njëjtën kohë, edhe uljen në vetëm 5% të taksës së fitimit për Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore, që ne shpresojmë ta shoqërojnë këtë proces transformimi të 100 fshatrave. Është ngritur dhe funksionon Akademia e 100 fshatrave, që ka mobilizuar grupe në terren.

Faleminderit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.