Kreu Ditar Një kongres madhor që s’duhet harruar

Një kongres madhor që s’duhet harruar

445
0

-Në përkujtim te 100 vjetorit të  Kongresit të Lushnjes-

Më 21 Janar mbushen 100 vjet nga dita e fillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjes. Përfaqësimi ishte mbarëkombëtar, ku mori vendime madhore në historinë e popullit tonë. Situata në të cilën u mblodh Kongresi. Shqipëria për shkak të pozitës së saj strategjike e të pasurive natyrore lakmohesh vazhdimisht nga shtetet fqinjë e fuqi të mëdha. Traktati i Shen Stefanit më 1878, Shqipërisë ju bë shumë e padrejtë, duke pasur me Traktatin e Londrës më 1913 që na shkëputën territore të gjera në veri, Jug, Kosovë e Çamëri. Edhe pas Shpalljes së Pavarësisë më 1912, Shqipëria u shkel nga ushtritë e shteteve fqinje, grekët në Jug e serbët në Veri. Me largimin e tyre, me shumë beteja dhe masakra, përsëri territorin tonë e shkelën ushtritë e huaja. Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Leskovik e pushtuan ushtritë italiane. Kurse Korça e Pogradeci u shkelën nga ushtritë franceze.

Me shpërthimin e luftës së Parë Botërore, trojet shqiptare u bënë arenë luftimesh ndermjet ndërluftuesve, nga të cilat populli ynë pësoi dëm të mëdha. Edhe mbas përfundimit të luftës, ushtritë e shteteve fqinje u shtruan këmbëkryq në trojet shqiptare. Deri në Janar të vitit 1920, ushtritë italiane mbanin të pushtuar nga Konispoli deri në dyert e Shkodrës. Krahinën e Korçës e Pogradecit e mbanin ushtria franceze. Krahinën e Peshkopisë, Kukësit i mbanin forcat serbe. Në Shkodër ndodhej edhe një garnizon aleatesh…

Prapë disfavore për Shqipërinë. Nga Konferenca e Paqes në Paris 1919, kërkesat e shqiptarëve nuk u përfillën. Shtetet fituese, tre fuqitë e mëdha SHBA, Francë, Angli më 19 Dhjetor 1919, i njohin Italisë sovranitetin mbi krahinen e Vlorës dhe mandatin mbi shtetin shqiptar. Greqisë i jepej Gjirokastra ndërsa Jugosllavisë i jepej e drejta e daljes në detin Adriatik. Qeveria e Durrësit mbante një qëndrim kapitullues e nënshtrues. Gjendja e krijuar shtroi para forcave patriotike domosdoshmërinë e thirrjes së një Kongresi për t’i dalë përpara të keqes. Kongresi i Lushnjes, Kongres gjithpërfshirës nga e gjithë shoqëria nga tri fetë e mbarëkombëtar. Thirrja u bë që në fillim të Janarit.

Plaku i urtë e i mënçur Kros Skura nga Lami i Madh i Matit, mori përsipër për të mbrojtur zhvillimet e Kongresit. Për këtë ai rrugëtoi 111 ditë e netë nga Tetova, Kosova, Ulqini, Shkodra, Dibra, Mirdita, Mati e Krosi dhe zgjodhi e thirri 300 trima të armatosur për të mbrojtur Kongresin e Lushnjes dhe këtë detyrë ky patriot e atdhetar e realizoi më së miri.

Kongresi u hap më 21 Janar 1920 dhe i zhvilloi punimet deri më 31 Janar. Hapat që mori qeveria e Durrësit së bashku me italianët, tradhëtarët Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja e Myfit Libohova bashkë me italianët dështuan në pengesën e mbledhjes së Kongresit. Ky konkurs u mblodh me 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Vendime historike të Kongresit. Ai miratoi protesta të fuqishme dhe ua dërgoi fuqive të mëdha kundër Konferencës së Paqes si dhe Senatit e Parlamentit Italian, ku i kërkohej të hiqte dorë nga Vlora. Kongresi zgjodhi këshillin e lartë të shtetit shqiptar të përbërë nga katër anëtarë, ngriti parlamentin me 37 anëtarë, zgjodhi  edhe qeverinë me Kryetar Sulejman Delvinën.

Kongresi i Lushnjës shpalli të rrëzuar qeverinë e Durrësit dhe kritikoi rëndë politikën e saj kapitulluese ndaj Italisë. Gjithashtu gjithpërfaqësimi që realizoi Kongresi si në përbërjen e vet, të këshillit të lartë dhe qeverisë të miratimit njëzëri të detyrave dhe vendimeve të qëndrimeve unike ndaj interesave të kombit, vendosmëria me të cilën u kundërshtuan synimet antishqiptare duke mos lëshuar asnjë fije floku nga interesat kombëtare, japin mesazhe aktuale edhe për politikën e sotme, për zgjidhjen e problemeve dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Kongresi i Lushnjes dhe qeveria e dalë nga ky Kongres, shënuan krijimin e shtetit shqiptar. Kongresi caktoi Kryeqytet Tiranën; detyruan tërheqjen e forcave të huaja nga toka shqiptare; asnjë i huaj në trojet shqiptare. Kongresi realizoi bashkimin administrative të krahinave të vendit dhe u imponuan fuqive të mëdha që të njihnin e të respektonin pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, përfshi dhe Italinë, e cila pas Luftës së Vlorës në Qershor të vitit 1920, u detyrua të tërhiqte forcat ushtarake dhe të njihte tersin territorial dhe sovranitetin e plotë të Shqipërisë.

Çdo Kongres e çdo kuvend ka rëndësinë e vet, por për kohën kur u mblodh Kongresi i Lushnjes, merr një rëndësi të veçantë historike se kishte kundër shtetit fqinj, fqinjët e mëdha në gjithë Evropën e më gjërë. Ndaj Kongresi i Lushnjes nuk duhet harruar por çdo vit duhet të përkujtohet. Gurin e themelit të Kryeqytetit, Tiranës e vuri Ahmet Zogu dhe Aqif Pasha.

Kongreset, Kuvendet mbarëkombëtare që herët kanë ndjekur njeri-tjetrin në Shqipëri. Besëlidhja e Lezhës nga Skënderbeu dhe dhjetra Kuvende, Lidhja e Prizrenit etj, për të drejtat e lirisë kombëtare. Edhe mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Prizren, do ta quaja urë bashkimi, po kjo urë duhet bërë edhe për Tetovën e Ulqinin, urë për Bashkimin e Kombit si Gjermania. Një Komb, një Flamur 5 Kuvende mbarëkombëtare janë mbajtur në Mat. Por më e rendësishme ishte Kuvendi i Dukagjinit, Matit më 1602.

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.