Kreu Aktualitet Opozita e humbi luftën, dorëzoi armët

Opozita e humbi luftën, dorëzoi armët

851
0

Një e thënë e një e bërë, janë dy… Po, po opozita e djathtë shqiptare është e drejtuar nga kriminelë e hajdutë të konfirmuar nga populli shqiptar (shumica) por dhe ndërkombëtarët. Që nga viti 1992, ideatori absolut i krimeve, shkatërrimeve, hajdutllëqeve dhe kultivimin për të parën herë në Lazarat të drogës; rrafshimin në kuotën zero të çdo vepre, ndërmarrje ekonomike, industriale, bujqësore, minerale e përpunuese dhe ai që mashtroi popullin me çekun e bardhë duke shkelur mbi punën, mundin dhe djersën e 45 viteve vazhdon të jetë në krye te opozitës. Me parrullën kundër komunizmit i pari dhe absoluti komunist e antikomunist Salih Karradiçi (serb) e disa pinjollë e burgaxhinjve, kulakëve, ballistëve e zogistëve të ashtuquajtur demokrat,  shkatërruan çdo ndërmarrje duke lënë pa punë mijëra shqiptarë deri dhe punëtor, teknik, inxhinier, ku shumica morën rrugën drejt Europës e Botës dhe shumë prej tyre ishin të rinj e të reja. Këto të “mira” na i solli ky sistem i ashtuquajtur demokratik (Berishjan).

Në revolucionin e parë më 16 Shkurt, opozita “korri disa suksese”, plagosi lehtë 9 policë, thyen xhama dhe copëtuan një kërpurdhë. Kjo ishte “fitorja” e tyre! Në revolucionin e dytë më 21 Shkurt 2019, u mbledhën para Kuvendit, duke u mashtruar e gënjyer nga liderët opozitarë, mitingashët, të cilët nuk korrën asnjë sukses dhe si të mundur dorëzuan armët që u pati dhënë populli, elektorati i tyre me votë… Por ndryshe nga 16 Shkurti që nuk mbajti “fjalim” asnjë lider i opozitës, më 21 Shkurt, e morën fjalën Lulashi, Monika, D. Shehi. Sh. Idrizi dhe në fshehtësi Salihi. E çuditshme! Lulashi më kujtoi E. Hoxhën në Paris: “Fol Enver, të lumtë goja,/në Paris u mblodh … i ngjan është realitet… Po Salihi na rikujtoi Tuçmakun te filmi “Toka Jonë” e Kolë Jakovës. Ah Kotiç Tuçmaku!

Po Monikës s’di si t’ia vë emrin, por më shumë për shtat i shkon “Mace e egër”. Më 21 Shkurt, mjaullinte por me zë të hollë si mace sepse i ishte marrë zëri duke bërtitur kundër  Qeverisë Rama, por jashtë vëmendjes njerëzore. Ajo qëndronte në krah të të djathtëve, të “bukuroshit” Lulash (nga e djathta si normë rrijnë gratë në krah të burrit të vet). Kjo Top modele, grua e martuar, fërkohet në krah të djathtë të Lulashit duke thirrur “Liri, demokraci”. Ligjëronte dhe  burri i saj, Presidenti Ilir Meta duke u shprehur: “Mazhoranca dy hapa prapa”. Ah sikur Iliri të bënte vetëm një hap mbrapa e të dërgonte floririn në Krrabë e Poliçan që e grabiti duke e ndarë me Saliun, do të bënte gjënë më të mirë për popullin ose nga 13 apartamente që disponon Moni, të strehojë të pastrehët…

Po gojë shtrëmbëri Shehi, i cili jepte urdher: urgjent të hiqet Edi Rama. Por edhe Sh. Idrizit i erdhi zëri! Një ndodhi natyre e kam përjetuar plotësisht e vërtetë gjatë 24 orëve, ujkut i mbyllet goja 3-4 orë. Ky akt që i ka dhënë Zoti ujkut, favorizon tufat e bagëtive. Më erdhi një ulkonjë afër tufës time dhe ju turrën qentë. Por ujku se hapi gojën, por i duhet ujkut të fërkojë gojën te një dru frashëri dhe më pas të bënte kërdinë. Këto gjëra i dinë çobanët dhe veterinerët. Ujqër e ulkonja, liderët e deputetët e opozitës, që më 16 Shkurt e kishin mbyllur gojën dhe më 21 Shkurt u erdhi zëri (por Lirinë dhe demokracinë s’e gjetën kurrë)…

Nga filmi m’u kujtua Artisti i Madh Ndrec Luca, që në filmin ku ai kishte rolin e tij si pjesmarrës në Komitetin e Maleve në Mirditë ku thoshte: “Ka tradhëti, o burra”, të cilin e imitoj deputeti i LSI, Lefter Koka kur tha: “Në PD e në Kryesinë e LSI, ka tradhti! Unë se dorëzoj mandatin sepse m’a ka dhënë populli me votën e tij dhe do t’i shërbej deri në fund të mandatit tim!

I dorëzuan, i dorëzuan dhe me “revolucion” i dogjën mandatet  por u dogjën edhe vetë të mjerët. Por shqiptarët (shumica) s’kanë nevojë për këto lloj tipash llafazan, shpifës, gënjeshtar e gojë të shthurur në Kuvend. Mjerë Kuvendi ç’ka heq e mjerë shikuesit ç’kanë dëgjuar nga gojët e tyre me fjalë fyese e sharje me libër shtëpie nga Sala, do Noka e Paloka, Strazimiri e Shehi, Vasili, dreqi e i biri. Shyqyr që s’do të dëgjohen më në Parlament këta  deputetë nga populli. Por na doli edhe një deputet në TV 24, një “gjemb Murrizi”, i cili shau e shau sistemin e Enverit, por dhe të majtët e sotëm. Por ai u bë trim duke deklaruar se nuk do ta dorëzonte mandatin e deputetit, të cilin ia kishte dhënë populli. Dhe, mirë bëri. Po,po, mua personalisht më çoi ky Murrizi në vitin 1958 në Kavajë kur isha në kurs për udhëheqës rinie (sekretar i parë i Rinisë ishte Sevo Tarifa). Një fis i këtij Murrizit, i quajtur Shuaip Murrizi në një klasë me mua, për luftën tha: “kanë luftuar në Lushnje ballistët kundër partizanëve me domate të kuqe tek mulliri i Rekës-Lushnje”.

Tani disa thashetheme: E. Hoxha në Pleniumin e 4-t të KQ të PPSH i pati kritikuar ashpër thashethemet. Nga këto m’u kujtua një fjalë e Kadaresë: “Ra ky mort e u takuam si miq e shokë!” (gojë keqët, thanë). Janë mbledhur para Kuvendit shumë njerëz të pikëlluar se ka “vdekur” Sali Karradiçi! Kjo u duk qartë, se Monika ishte veshur me të zeza! Larg qoftë, qoftë rrenë se ngelet Shqipëria pa kryekriminelin (serbo-shqiptar) na fik opozitën. Po të doni pushtet, dërgoni fjalë Putinit si mik i Salës dhe Ilirit t’u japë rraketa, tokë-tokë e luftoni Qeverinë Rama. Mos u vononi…. Sala si serb në mënyrë të nëndheshme, është lidhur me “nëntokën Ruse si urithi. Merre me vete edhe Ilir Metën”.

O deputet të mazhorancës: anulloni votën tuaj, hiqeni Ilirin si President. Macen e “egër”, duke uluritur: “Rama ik – Rama ik”, nuk e dëgjon askush sepse Kryeministrin Rama e ka zgjedhur sovrani popull me votën e tij të lirë e të ndershme.

Monikë-Lulash, Kryeministri Rama kurrë s’do të ikë, por është e vërtetë se do të marrë edhe mandatin e tretë, të cilën do ta fitojë nga votat që do t’i japë populli për të ardhmen e këtij vendi.

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.