Kreu Aktualitet Opozita e humbi luftën, iu lag baruti!

Opozita e humbi luftën, iu lag baruti!

240
0

Për protestën e 16 Marsit 2019, po citojme dy fjalë të urta të popullit:

“Kërcen prifti nga belaja”, “fluturon-fluturon – gomari”.

Opozita shqiptare e drejtuar nga luftënxitës “babë e bir” Sali-Lulash dhe nga “doktoresha” Moni me bashkëshortin Ilirin, me datë 16 dhe 21 Shkurt dhe me 1 e 5 Mars 2019 bënë thirrje anembanë Shqipërisë: “ejani, ejani mblidhuni këtu-këtu, bashkë me ne”. Merrni çdo mjet dhe të gjithë në këmbë të rrëzojmë Qeverinë e Kryeministrit Rama. Por, në të katër “revolucionet” e tyre, ata dështuan keq. Asnjë “ushtar” mitingash nuk e dinte pse luftonin e kë të luftonin, se nuk po e shikonin armikun përballë. Kishin sojën e tyre, shqiptarë dhe, ato armë që kishin me vete, s’bënë efekt se u ishte lagur baruti me ur… nga frika përballë kordonit policor! “Gjeneralët e gjeneralet”  me në krye gjeneralin pa lavdi Salih Karaxhiçin, Lulashin e  e Kryemadhin  nje kapedan e  një kapterre, sojë e sorollop, madein Mediu, ditëziu i Gërdecit, Dash Shehi, Noka e Paloka, Petriti e Vokshi, Tabaku e shumë tellallë.

Më 5 Mars, duke ndjekur “gjeneralin”, Monika në mes të demonstruesve përkrah Lulash “bukuroshit”, ulërinte me zë të lartë deri në kup të Qiellit, pa pushuar fare deri sa gati ju muar zëri. Meqenëse është dibrane, kam rastisur në një dasëm në Reç të Dibrës. Oda e burrave ishte plot e përplot. Në qoshe të oxhakut, një burra zamani 80 e kusur vjeç. Të gjithë ju lutën plakut të mençur: na fol e na drejto bisedën o babagjysh!

-Allahi, Allahi, jam pa takat me u ngrit me folë. Plak jam unë. Çou bre mixhë se duam nga goja jote llafe burrash! Babushi duke u mbajtur tek gjunjtë e tij, u ngrit ngadalë-ngadalë.Duke u ngritur “pam-tërr” një krismë. (P…) I gjithë mexhlisi në odë në heshtje të plotë, edhe miza nuk dëgjohesh duke fluturuar! Por plaku shumë mendjehollë, e theu heshtjen me mençuri e humor si Ai me dorën e djathtë me tërë forcën e tij, goditi prapanicën e tij…duke ngritur zërin me të madhe: “Pusho, ori buçe, të flas unë njëherë… Të gjithë u kënaqën filluan të qeshnin…

Po “kukuvajka” Moni që s’pushon kurrë: do të vrasim e do të presim (do ta marrim Ramën zvarrë). I shoqi i saj (burrë i thënçin) nuk i thotë Monit siç i tha plaku mentar: Pusho veç një herë të flas Unë si President, mbase më vijnë mend ta dua Shqipërinë pa Rusinë! E dyta, rikujtoj larg vitin 1953, në Ulëz, sapo kishim filluar një kurs teknologjik për disa zanate. Më 5 Mars 1953, djem e vajza, 160 vetë ishin për zanatet saldator-montator, murator, hekurkthyes e elektriçist. Atë ditë 5 Marsi, vjen urgjent në klasë kujdestar Besimi, një krutan i shkathët, me zë të lartë thirri: jashtë të gjithë, jashtë në shesh tek radio-autoparlanti. Shpejt-shpejt dolëm me vrap, rrethuam altoparlantin, e dëgjuam “Orët e Kremlinit”. Krim-krim (rusisht), Gavarit Moskëva Gavarit Moskëva, shqip ju flet Radio-Moska. Sot me datën 5 Mars 1953, ora 5.45 min., pushoi së rrahuri zemra e të madhit Stalin.“U pikëlluam” se hidrocentralin e Ulzës e drejtonin rusët dhe me investimet e tyre (makineri-ndërtim), të gjithë ndërtuesit lanë punën, po dëgjonin radion.

-Eh, Stalini i Madh vdiq, ky gjeorgjian, Hero i Luftës së Dytë Botërore. Po mendoja: më vajti për keq me 5 Mars 2019. Salih Karraxhiçin e pashë shumë pak kohë në protestë e rrethuan ushtarët e vet e morën urgjent, si duket ishte i sëmurë dhe e nisën për në spital. I ziu Salë! Meqenëse të parët e tij e kanë prejardhjen nga Deti Kaspik i Gjeorgjisë, si vendlindje edhe e Stalinit. Sala si patriot e dashamir i Tij thashë: larg qoftë në të njejtën datë 5 Mars, 63 vite mbas patriotit të tij Stalin. Na vdiq Salihi se dhe emrat u fillojnë me gërmën ” S” e na fiku Zoti ne shqiptarëve se s’ka kush i drejton marrëdheniet me Putinin – ngelen pa komandant Iliri e Lulashi pro Rus. Dyshimi për vdekjen, ishallah gabohem, ma përforcoi aleatja e ngushtë e Salës, Monika sepse ishte veshur me të zeza!

Ah, i shkreti plakush, të paktën Sala dikur si i parë, nxorri një urdhër: “Një metër katror tokë, 1 Euro”! Kështu të afërmit e tij do të harxhojnë vetëm 2 Euro për varr se 2 metër i duhej plakut të gështenjave të Tropojës. Zoti e çoftë në xhehenem! Sa keq i ka bërë Shqipërisë e shqiptarëve tërë jetën e tij. E zemë se Salihi iku. Po këta zevëndësat do të vazhdojnë luftën; këta kriminelë kundër kriminelëve të Rrugës së Kombit; të vulosjes së shitjes së truallit kombëtar, të vrasjes më 11 Janar, Gërdecit, luftës Veri-Jug 28 vite kundër Atdheut e shqiptarëve. Këto të tentativave të ’97-ës dhe ’98-ës të vrasjeve nga 2 Prilli e deri vrasjen e S. Olldashit i fundit i mijra shqiptarëve të vrarë nga dora e këtyre vampirësve e gjakpirësve të opozitës aktuale.

Po, mazhoranca pse hesht, përse s’vepron drejtësia për këta opozitar Ilir-Lulash. “I ndjeri” Salih leh të shkojnë në Europë,  të bëjnë krushqi me Putinin e kompani serbo-ruse. E mjera Shqipëri na ruaj nga këto faqezi, këto agjent të Serbisë e Rusisë. Drejtësi, vepro sa s’është vonë ndaj tradhëtarëve. Fjala mort s’bën, po e zemë se Sala na la. Po djali politik i tij, Lulashi, hajduti i 230 milion Eurove të Rruges së Kombit, vulosjen dhe shitjen e Detit Greqisë; vrasjen e 4 qytetarëve të 11 Janarit në Bulevard, lobimin Amerikan dhe Rus. Tre vjet në Prishtinë me Argitën, falsifikuan dosjet e oficerëve të UÇK-së duke i akuzuar si kriminel lufte kundër serbeve e shpërblyen nga Beogradi me miliona Euro. Këta opozitar “trima” për 28 vite s’lanë marrëzi e krim pa i bërë Shqipërisë e shqiptarëve qysh më 2 Prill në Shkodër vranë 4 djem të rinj dhe mijëra shqiptarë të vrarë në vitin 1997. Tragjeditë njëra pas tjetrës, hapja e depove të armëve, Otranto, Karaburuni, Gërdeci, Qaf Shtama, tentativa e krime e marrëzitë e tyre që s’kanë të numëruar. Po lidhja Sala, Iliri, Lulashi, Kryemadhi me rusët destabilizimi i vendit, kundër drejtësisë, negociatave për në Europë. Ç’bëhet me këto vandal opozitar.

Po i mbyll këto rreshta me deklaratën e të çmendurit, holandezit-shqiptar, Lulashit me 5 Mars 2019 në miting para Kuvendit, ndër marrëzitë, shpifjet e gënjeshtrat e tjera deklaroi: Kam respekt tha për Kosovën, ushtarët e UÇK e veças për familjaret e Jasharëve! Ore këlysh i Sali serbit: Po Adem Jasharin a e futi në burg Sali Serbi e Bashkim Gazidede. Ti me Argitën, spiunët, oficerët e UÇK, Lulash hidhesh si gjel përpjetë në demostratë, a mos ke pësuar “aksident” si T. Shehi në Lushnje me presh! Drejtësi, mos vono, na i lidh me hekura këta qenër e buça të tërbuara, jo vetëm në Ballkan por edhe më gjërë. Lulash, babai yt politik Salih serbi, i tha Millosheviçit: UÇK- janë komitë mali, kaçak, mos i ki frikë! Lulash-Lulash, në hekura të pafsha! Monika Kryemadhi ka dëshirë të imitojë patrioten dibrane Nexhmie Xhuglinin, por kanë bindje politike të kundërta: Nexhmija komuniste marksiste-leniniste ndersa Monika, ballisto-nazifashiste!

Luli i Vocërr hapi krahët dhe me katër gishtat e ngritura, fluturoi lart. Opozita “fitoi”, sepse e “dogji” Kryeministrin Rama prej “letre”!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.