Kreu Aktualitet Opozita me revolucion, më 16 shkurt “vrau veten”

Opozita me revolucion, më 16 shkurt “vrau veten”

486
0

Koalicioni i të djathtës shqiptare, me muaj ose vite të tërë aplikoi “revolucion dhune” kundër Qeverisë së Majtë, kundër Shqipërisë dhe Kryeministrit aktual, Edi Rama! Ideatori kryesor “strategu” luftënxitës Salih Kotiçi, bari nga Tropoja, ish sekretar i PPSH në spitalin e Tiranës, servil e manjak, agjent i byrosë politike dhe i E. Hoxhës me vite të tëra i PPSH. Duke qenë i tillë, duke studiuar marksizëm-leninizmin e historitë e Revolucioneve si: Revolucionin borgjezo-francez e Komunën e Parisit, Revolucionin Proletar bolshevik që drejtoi Fidel Kastro; Revolucioni kulturor kinez që drejtoi Mao Ce Duni dhe vrau mijëra student. Revolucion bën edhe trimat partizanë në vitet 1942-1944 të drejtuar nga E.  Hoxha që çliruan Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë.

Saliu, me kahe të kundërta bashkë me pinjollët e tradhtarët, donte të pushtonte Shqipërinë i nxitur nga UDB-ja e Serbo-Ruse. Përkrah Salës qëndrojnë e u bashkuan disa lider e deputetë të koalicionit të djathtë. Kryemadhi, si mace e egër, u qan hallin fukarenjve (vetë ka në pronësi 13 apartamente) dhe thesarin e floririt të Ilirit; fëmijët i ka Europë me studime dhe kërcenonon të rrëzojë Edi Ramën dhe Qeverinë me çdo kusht e mjet. Moni dhe Luli ne deklarat e tyre thoshin se me 16 Shkurt ose rrezojme Qeverinë e Ramës ose do të ikim ne, ashtu siç edhe iken me bisht nder shalë.

Disa muaj Moni-Lulashi, s’lanë qytet e fshat pa vajtur duke bërë propagandë e premtime boshe për të marrë pushtetin me çdo çmim dhe forcë. Ata i premtuan popullit se do ta bëjnë të lumtur ekonomikisht dhe do t’i punësojnë, do t’ju heqin taksat, do t’u rrisin pagat e pensionet, do t’u japin shtëpi e prona dhe do ta bëjnë Shqipërinë si Europa e Bota. Pra, hajdeni me 16 Shkurt 2019 në Tiranë të luftojmë me çdo mjet Qeverinë Rama. 17 shkurti, do të jetë datë e dy historive: më 17 Nëntor u çlirua Tirana, me 17 Shkurt u çlirua Kosova, më 17 Shkurt Qeveri e Re (Republikë e Re) – Luli ose Moni, kryeministër. Edin do ta heqim zvarrë drejt Lanës!  Për të ardhur në Tiranë, të gjithë protestuesit e rretheve e kishin transportin falas. Thirrja e liderëve të djathtë për të mbyllur dyqanet, të linin çdo punë e çdo problem dhe të “ngjeshin” armët siç i ka porositur i madhi kriminel Sala, për  të pushtuar Shqipërinë dhe për të larguar Edin dhe Qeverinë.

Në protestë morën pjesë nga shumë rrethe të vendit, rreth 57 mijë pjesmarrës, të cilët ishin të mashtruar nga opozita. Ata u nisën në mëngjes drejt Tiranës me autobus e vetura si në dasëm, u mblodhën përpara Kryeministrisë dhe gjatë bulevardit. Protesta filloi pa fjalime liderësh.Por disa vandalë me porosi të Salës, Lulit, Monikës dhe do kriminel e njerëz të pandërgjegjshëm, tentuan të pushtonin zyrat e Kryeministrisë dhe rezultati: disa xhama të dritareve të thyera me gurë, tuba hekuri skelash ndërtimi i hoqën nga vendi i tyre. Fitorja më e madhe e tyre ishte: shkatërrimi i një Kërpudhe, e cila ishte e piktorit Rama. Disa protestues kastile iu vërsulën asaj vepre arti, sepse kujtuan se është e vërtetë, dhe ngaqë ishin të “uritur” donin ta hanin.

Analogë, lexues, ju kujtohet demostrata e opozitës para Pallatit të Kulturës (të cilët sulmuan tortën gjigante dhe u përlyen nga turinjtë)? Kjo ishte fitorja e opozitës në revolucion, vranë veten e tyre dhe të Enjten, më 21 Shkurt, do të vijnë përsëri mitingashët e gënjyer, por besoj se shumë më pak. Ja një thenie e Nastradinit: “Një herë më kaloi miu në mustaqe (do ta shqyej); dhe plaka moti një herë u gënjye, herën tjetër i futi shulin derës. Hajde, hajde revolucion me pushkë pa plumb, luftë me vezë, miell, çizme e bojë stilografi. Hajde opozitë e mundur e bërë turpi i Botës. Jo, jo, kurrë nuk vihet në pushtet me këto mjete. Duhet vota e sovranit popull. Kurrë s’do ta merrni o të mjerë.

Një gjë nuk e mësova dot se as shtypi, as televizorët nuk e dhanë ku hëngrën drekë gjithë mitingashët? Kishin marrë bukë me vete apo u dha Lulashi, Sala dhe Moni. Sigurisht i besoj se u dha drekë Lulashi sepse kishte fonde nga harresa që mori në çantë 230 milion Euro në Rrugën e Kombit, miliarda nga shitja e Detit e lobimet dhe nga Beogradi milionat për dosjet e UÇK-së me Argitën. Pra dhe nga Sala ekonomi pa kufi nga Çifliku i Lazaratit. E, e,e kanë para këta hajdut e kriminel ndaj mbi 57 mijë të mashtruarit mitingash, besoj se drekën ua kanë paguar organizatorët e revolucionit që përfundoi me disfatë lufte me  thyerjen e Këpurdhës.

Po 9 policë të plagosur. Më kujtohet një tregim i saktë i një mikut tim në Itali, refugjat kur më tregoi. M’u deshte një adresë dhe kapa për krahu një polic (karabinier) për të më treguar adresën. Ai ma futi me grusht dhe më shtriu në tokë. Më pyeti nga jam: i thashë Albanes. Ai më tha se jam në krye te detyrës, nuk lejoj as vëllanë tim të më preke uniformën. Pas pak më dha dorën, më hipi në motorr pas vetes dhe më dergoi ku desha. Pra, polici nuk preket se ruan rendin, qetësinë. Kam 63 vite bashkëpunëtor i shtypit dhe si natyrë nuk shaj e fyej njeri. Por disa bashkëveprues me Salën, Lulin, Monin, Ilirin etj. s’rri dot pa i përmendur:

-Plaku i Vitit të Ri, Dashamir Shehi (natyra i ka bërë gojën të shtrëmbër) dhe tërë jetën e tij ka folur shtrembët në Kuvend, gazeta e kudo kundër Atdheut të tij?!Asnjëherë, asnjë fjalë të mirë nuk tha në këtë vend të bekuar. Fatmir Mediu bëri Gërdecin duke vrarë 26 vetë dhe plagosi qindra të tjerë njerëz të pafajshëm dhe krekoset si gjel! Dritan Shehu ish ministër, çdo ditë në gazeta e televizore, shpif e mallkon dhe nuk i mjaftoi preshi në Lushnje, mbase ka nevojë për ndonje kastravec. Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi si projektues, me të parë bojën, Saliu bën Ligjin e antinatyrës për martesat në gjini, burrë me burrë e grua me grua, që as gomeret dhe as një qenie e gjallë s’e bën. Hajde bëhu me këto palaço të PD-së…

-Do Vasila e do bilbila, Noka e Paloka, i dhuroi Piktorit bojë! Disa deputetë të opozitës djathtas, disa kukuvajka, sorra e laraska si Monika, Çupi, Vokshi, “Koshi” Monda, Dume, Tabaku etj. s’pushojnë tërë ditën duke mbushur gazetat me shpifje e rrena, shajnë e mallkojnë të majtët. Hiqen si të mençur. Por siç thotë populli: “kanë flokët e gjata e mend e shkurtra”! Sipas psikologëve shkencëtar, ka dy lloje grash në botë: gra që falin shumë e gra që s’pushojnë asnjëherë duke  llomotitur mbarë e më shumë mbrapsh e pa moral. Këto të dytat janë Monika, Dh. Çupi, Tabaku, Dume, Vokshi etj., të cilat janë bërë gazi i botës si Buca e Cana Panës duke lehur.

Këto “Revolucionar” të ashtuquajtur demokratë me luftën e tyre si para mesjetës me shkopinj, domate, vezë, miell e me çizme fluturake si mendja e Monit, e cila e hoqi nga këmba dhe qëlloi drejt Edi Ramës në Kuvend, ku shikohej nga shumë njerëz janë bërë për t’u qarë hallin. Iliri të ketë kujdes se Moni mos merr revolen e patriotit të saj, Strazimirit dhe, larg qoftë na vret Presidentin për kontradikta të brendshme mes tyre. Ah, sa mirë me qene dibrane për të luftuar me çizme e nallone duke lënë nam anembanë dhe duke çuditur dynjanë!

Rini: mos dëgjoni këta kriminelë e hajdutë. Dëgjoni dy zotërinj që kanë qenë të burgosur dhe të përndjekur politik, të cilët flasin vetëm të vërtetën. Ata janë Kurt Kola e av.Spartak Ngjela. U lumtë! Të Enjten më 21 Shkurt “Republikë e Re” do të “zgjohet” me kryeministër Lulashin, zevendese Kryemadhin dhe në qoshe të oxhakut kryekriminelin Sali Karradiç. Revolucioni fitore ndaj Kërpudhës! Turp, turp!

Kur ishim te vegjël dhe shkonim me bagëti, digjnim dëllinja. Kënaqeshim nga flakët. Edhe opozita kështu po digjet si dëllinjat, por në këtë rast, nga vetë populli i tij. Dhe me djegien e mandateve, opozita i vuri flakën vetvetes. Populli thotë: “Po vrave e dogje veten, s’ta lan kush gjakun!”.

IDRIZ PASHA

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.