Kreu Aktualitet Pakti për Universitetin, studentët ekselentë në procedurat për punësim me 10 pikë...

Pakti për Universitetin, studentët ekselentë në procedurat për punësim me 10 pikë bonus

740
0

“Çdo student ekselent i Universitetit të Mjekësisë apo Infermierisë, hyn në procedura konkurimi për t’u punësuar në qendra shëndetësore ose spitale publike me 10 pikë bonus”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dimplomit të studentëve të tre fakulteteve të Mjekësisë dhe fakultetit të Infermierisë në Tiranë.
Duke vlerësuar se nga zëri i studentëve për një arsim më cilësor, lindi pakti për universitetin, Manastirliu theksoi se do të përmbushen një për një të gjitha angazhimet e marra nga qeveria.
“Puna e nisur nuk do të ndalet derisa të realizohet cdo angazhim, që nga përmirësimi i kushteve në konvikte, tek biblioteka dixhitale, te tarifat e studentëve, transparenca e buxheteve, punësimi i studentëve ekselentë dhe krijimi I mundësive të barabarta për punësim”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të garantohet që cdo profesionist, të punësohet me meritë.
“Prej një viti po konsolodojmë portalin Infermierë për Shqipërinë, ndërsa jemi duke punuar për krijimin e portalit Mjekë për Shqipërinë, ku do të bëhen transparente vendet vakante dhe do të ofrohet më shumë mundësi përzgjedhje për mjekët e rinj, për tu punësuar në sistemin shëndetësor public”, tha në fjalën e saj Manastirliu.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, u diplomuan 591 studentë të 3 fakulteteve të mjekësisë dhe 1560 studentë të Infermierisë dhe shkencave mjekësore teknike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.