Kreu Aktualitet “Partia Socialiste e Hapur për ty”

“Partia Socialiste e Hapur për ty”

346
0
Drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Taulant Balla, zhvilloi një takim për anëtaresimet e reja në Belsh. Fillimisht ai ndau me qytetarët e Belshit lajmin e mirë të vijimit të projektit të Rilindjes Urbane në fazën e dytë të saj.
”Unë sot kam ardhur në Belsh për të ndarë me ju lajmin e mirë të përfundimit të projektit të fazës tjetër të Rilindjes Urbane të Belshit, e që ka të bëjë me depozitimin në qeveri të aplikimit të Bashkisë së Belshit. E njëjta pamje që kemi sot këtu, pas një viti do të jetë në të gjithë pjesën tjetër të liqenit për të përmbyllur një unazë të plotë përreth liqenit.
Besoj se ky është një lajm i mirë për të gjithë Belshi, i cili tashmë është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm turistik të qarkut të Elbasanit.
Përveç pjesës së Rilindjes Urbane, unë nuk e quaj detyrën time, të Musait dhe sigurisht të qytetarit numër një të Belshit, Arifit të kryer nëse ne nuk mbajmë fjalën deri në fund për çështjen e ujit të pijshëm. Është një angazhim që kryeministri e ka mbajtur këtu para jush dhe për të cilin edhe tani që ne diskutojmë buxhetin është pjesë e një insistimi të vazhdueshëm të Musait me detyrën e rëndësishme të deputetit që mbulon bashkinë e Belshit. Sot jemi këtu edhe për një arsye tjetër në fakt, përveç pjesës së projektit të fazës tjetër të Rilindjes Urbane të Belshit, që ka të bëjë me një fushatë që kemi nisur, atë të anëtarësimeve të reja”, u shpreh Balla.
Balla u ndal edhe te qëndrimi i opozitës lidhur me datën e zgjedhjeve të qershorit 2019 ku tha se: “Rreth 7 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Presidenti Meta vendosi që zgjedhjet të jenë në ditën e fundit të Qershorit, sipas parashtrimeve të Kodit Zgjedhor. Unë propozova një datë në fillim të Qershorit, data 9 do të kishte qenë më mirë edhe për shkak të vapës, edhe për shkak të disa punëve në bujqësi. Por u ndjeva i habitur kur opozita nuk pranoi që zgjedhjet të ishin në 9 qershor, por donin datën më të fundit të mundshme, 30 qershorin. Është e vetmja opozitë në botë që kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më larg. Në përgjithësi opozita kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më afër, këta nga frika e humbjes i duan zgjedhjet sa më larg. Një gjë është e qartë, këtu në Belsh, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë njerëzit dinë të bëjnë dallimin mes atyre që punojnë dhe atyre që dinë të flenë vetëm gjumë. Kampioni i gjumit në Shqipëri sot është kryetari i opozitës dhe ky nuk është një avantazh për ne, por është një e keqe dhe një dëm për funksionimin normal të demokracisë në këtë vend.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.