Kreu Ditar Partizani dhe dëshmori i parë i fshatit

Partizani dhe dëshmori i parë i fshatit

331
0

-Me rastin e 75 vjetorit të rënies (1924—1944)- 

Aleksi Babaliu ka qënë fëmija i pestë dhe i fundit i familjes Babaliu e njëkohësisht djali i tretë i kësaj familje, e cila gjatë Luftës Antifashiste Naconal Çlirimtare, u lidh me lëvizjen për çlirimin e vëndit ashtu si pothuajse i gjithë fshati i Postenanit! Vëllaj i madh i Aleksit, Jorgji u aktivizua që në fillim me lëvizjen NÇl. Keshtu p.sh. Ai mori pjesë në aksionin për prerjene linjave telefonike i cili ka qënë një aksion i organizuar mbarëkombëtar.Jorgji preu telat dhe shtyllat e linjës telefonike që lidhte Leskovikun me përmetin duke i lënë këta qytete për disa dit pa mundësi komunikimi. Për këtë veprim ai u dekonspirua nga dikush që mund ta kish parëdhe u arestua nga xhandërmaria Italjane e u burgos në burgun e Korçës. Shumë shpejt Jorgji, sëbashku me 20-30 veta të tjerë u arratisën nga burgu falë një aksioni që u (krye nga njesitet guerrile të Korçës!

Pra, kjo frymëpatriotike dhe antifashiste zotëronte në atë kohë në familjen e Babalinjve .

Pikërisht kjo u bë shkak që edhe Aleksi të vendosë për të dalë partizan. Ai kish lindur në Postenan të Leskovikut më 25 Mars të vitit 1924 në shtëpinë e thjeshtë njëkatëshe të familjes së tij. Aty kreu edhe 4 klasë të shkollës fillore të fshatit ku edhe dëgjonte e mësoi shumë gjëra nga jeta e popullit tonë e sidomos për rilindasit me origjinë nga fshati i tij. Këto, në mënyrë të veçantë ja mësonte mësuesi patriot e veteran Pandeli Maneci. Kështu p.sh. ai kish ndigjuar e mësuar shumë gjëra për t madhin Jani Vreto;Vasil Ndrekon; Thanas Pandeli Sinën, Cile Vreton,Stefan Pellazgun të cilin kishte patur mundësi ta njihte edhe vetë personalisht, ndërsa ata të tjerët që përmëndëm më parë, të gjithë pa përjashtim kish patur fatin dhe nderin t‘i njihte personalisht mësuesi i nderuar! Ky fakt i jepte mundësi mesues Pandeliut që ‚tu transmetonte nxënësve të tij shumë detaje nga jeta e puna e këtyre personaliteteve të shquara patriotike! Aleksi e shikonte me nderim të veçantë Stefanin sepse e kish marë vesh që ai së bashku me mësuesin e tij kishin ngritur flamurin kombëtar ne dera e kishës së Shën-Mërisë më 28 Nëntor të vitit 1912, pra ditën që u shpall pavarësia e Atdheut. Ky flamur, në këtë ditën grihej vazhdimisht ç’do vit dhe mbas kalimit të festës lahej e hekurosej nga një prej grave të fshatit dhe mbasi palosej me kujdes vendosej në një sëndyq të veçantë e ruhej për vitin tjetër! Ky flamur egziston edhe sot ekësaj dite dhe është i ekspozuar në muzeun historik të Kolonjës. Në po atë ditë, pra më 28 Nentor të vitit 1912, postenanlliu tjetë Cile Vreto pati fatine madh dhe nderin që të bënte pjesë në dërgatën e zonës së leskovikut dhe të ishte i  pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit nga i madhi Ismail Qemali në Vlorë.

Të gjitha këto kishin lënë gjurmë të thella patriotike te i riu Aleks Babaliu, i cili ishte një nga ata të rinj që kërkonin armë për të kundërshtuar pushtimin e mëmëdheut nga Italia Fashiste. I brumosur me këto ndjenja patriotike ai shpejt rrëmbeu pushkën dhe doli malit për liri pa mbushur akoma 20 vjeç duke qënë kështu partizani i parë  dhe njëkohësisht Dëshmori i parë i fshatit!

U inkuadrua në çetën partizane të zonës së Leskovikut. I inkuadruar në këtë çetë ai mori pjesë në mjaft aksione luftarake të saj si në prita të ndryshme që u bënte çeta autokollonave fashiste në rrugët: Kolonjë-Leskovik; Leskovik-Përmet; Në Tri Urat, në Kabash apo Radanj. Çeta, në mënyrë të veçantë u angazhua në luftime të rrepta në Maj të vitit 1943 kur u arrit çlirimi i parë i Leskovikut nga fashistët Italianë. Në Gusht të vitit 1943, në Vithkuq të Korçës u formua brigada e I-rë S. me partizanë nga formacione të ndryshme. Në këtë brigadë u përfshi edhe çeta e Leskovikut e natyrisht që bashkë me të edhe Aleksi. Aty u caktua komandant skuadre në Bataljonin e III-të. Në këtë formacion ishte dëshmitar dhe pjesëmarës në shumë beteja të kryera nga ajo brigadë Heroinë por edhe i përballimit të vështirësive që hasi brigada gjatë operacionit armik të dimrit të vitit 1943-44.

Një nga betejate famëshme që kreu kjo brigadë e që njihet si ndër më të mëdhatë e kryera nga njesitet partizane ishte ajo që u zhvillua më 20 Janar të vitit 1944 në vëndin e quajtur „Tenda e Qypit“. Në atë betejë forcat gjermane pësuan humbje shumë të mëdha. Mjafton të themi se aty u vranë rreth 100 gjermanë e po aq mbetën të plagosur; u kapën mbi 100 kafshë ngarkese, u zunë: Një mitroloz i rëndë dhe pesë të lehtë si dhe një sasi e madhe municioni ushtarak, ndërmjet të tjerëve mijra fishekë që ishin shumë të vlefshëm për brigadën. Po dhe brigata pati humbje të konsiderueshme. S’ke ç’i bën, lufta i ka këto pasoja. Aty, ndërmjet të tjerëve mbeti i vrarë Heroi i Popullit Gjok Doçi, u plagos rëndë dhe mbeti sakat për tërë jetën trimi Zylyftar Veleshnja, mbeti i vrarë shoku i ngushtë i Aleksit-Piro Gazepi po edhe djali i Postenanit Aleks Babaliu, i cili me gjakun e tij dhe të shokëve të tij, jo vetëm spërkatën borën e bardhë po forcuan akoma më shumë ngjyrën e kuqe të Flamurit Kombëtar. Pra, e ngjyen me atë bojë, me të cilën edhe sot valvitet krenar ky flamur.

Në nderim dhe në kujtim të tij, m‘u në mes të fshatit, pranë shkollës u ngrit një lapidar me bustin e Aleksit, por për fat të keq, si shumë të tjerë u prish natën nga barbarët mbas viteve 1990.

Për të rënët në luftën patriotike, nga populli janë ngritur e kënduar shumë këngë të ndryshme e të bukura, të cilat këndoheshin plot zjarr nga partizanët e bëheshin burim frymëzimi e heroizmi për ta. Një këngë e tillë eshtë bërë edhe për batalionin e III-të të brigades se I-rë S. ku bënte pjesë edhe Leko Babaliu. Kënga është e gjatë (mbi 40 vargje), po ne po përmëndim në vijim vetëm 4-5 vargje të saj, të cilat i kushtohen veçanërisht Aleksit. Ato janë: Si Shqiponjë shkëlqen/O shokë medet, medet./Lekë Babaliu,/Një trim i vërtetë/ O shokë medet, medet!

Ndërsa bashkëfshatarët e tij i ngritën këngë më vehte (ashtu si e bën i gjithë populli ynë për trimat e rënë dëshmorë për Atdheun)!  Kjo këndohej nga fshatarët në raste dasmash e festash të ndryshme. Vargjet e saj janë:

Në “sulm“ po thërret

T’u sosën fishekët

Nxore Bajonetë;

Plumbi i armikut

Në gjoks të godet

Shokëve dy fjalë

u le amanet:

Re siç bien burrat

trimat e vërtetë.

Ndërsa një ish partizan i fshatit të tij, në kujtimet për Aleks Babaliun shkruan:  „Unë për vehten time si Partizan të parë dhe shumë të vendosur të fshatit tonë, kam njohur shokun Aleksandër Babali, i cili njëherë kur kaloj brigada e I-rë në fshatin tonë më ka thënë: „Unë do të luftoj me vendosmëri, edhe mund të vritem, po jam i bindur që njerëzit më vonë do tër rojnë të lumtur“! Nuk i harronte këto fjalë të tij veterani. Dhe vërtet Aleksi u vra!!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe i të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për çështjen e Atdheut!

 ILIA GACI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.