Kreu Sociale Peleshi: Bashkëpunimi i fermerëve në Seferan, model për rimëkëmbjen e fshatit

Peleshi: Bashkëpunimi i fermerëve në Seferan, model për rimëkëmbjen e fshatit

271
0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, së bashku me deputetin Musa Ulqini, kryetarin e Bashkisë së Belshit, z.Arif Tafani dhe përfaqësues të Tourism Investment and Finance Fund (TIFF), mbështetur nga USAID, kanë qenë të pranishëm në Seferan në zonën e Belshit, ku kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të themelimit të Unionit të Fermerëve të Seferanit si dhe shperndarjen e 20 makinerive bujqesore ne ndihme te tzre. Kjo organizatë do të ndihmojë fermerët e kësaj zone në krijimin e një ekonomie të qëndrueshme, e cila do të sjellë të ardhura të shtuara për gjithë banorët e kësaj zone rurale. Zona e Belshit është një zonë me potenciale të mëdha, si për krijimin e inkubatoreve të prodhimeve tipike, ashtu dhe për agroturizmin, nisur nga natyra dhe njësitë e shërbimeve që janë ngritur aty, të mbështetura dhe nga organizmave të ndryshëm financiarë, si Tourism Investment and Finance Fund (TIFF) dhe USAID. Për ministrin Peleshi angazhimi i komunitetit të një vendi, luan rolin kryesor në suksesin e një projekti. Janë pikërisht iniciativa të tilla si kjo e fermerëve të Belshit, modele zhvillimi dhe kooperimi, shembuj kokretë për gjithë fshatin shqiptar, se si duhet të veprohet.

“Joneli dhe kryetari i Bashkisë ka disa ide shumë të mira, por dhe ne kemi mundësinë t’i mbështesim për të ndërtuar punishte të vogla të përpunimit dhe prodhimit të produkteve tipike tradicionale të zonës, ose që bazohen tek prodhimet e zonës. Përshembull, ulliri. Mund ta çosh ullirin tek fabrikat e ullirit dhe mund ta shesësh me 8 mijë lekë kilogramin, por në qoftë se bashkëpunoni, në qoftë se Unioni do të mund të ndërtojë së bashku një punishte, apo fabrikë ulliri dhe pastaj me ndihmën dhe të fondacionit ta ambalazhojnë, ta etikojnë, ta shesin siç duhet, mund të shitet me çmim shumë më të lartë. Këto bashkëpunimet e vogla të fshatit tuaj, mund të disafishojnë të ardhurat për disa familje. Në fund fare ky është dhe qëllimi i përbashkët.”

Fjala e plotë e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi:

Kam ardhur këtu t’ju përgëzoj, në fakt për atë që keni bërë deri tani dhe që ekziston për më shumë së ç’është bërë në mendjet tuaja dhe në besimin tuaj. Në projektet tuaja të vogla por që duke i marrë të gjitha së bashku nuk po ndihmojnë Seferajin, por po ndihmojnë Shqipërinë.  Dhe nuk jam këtu të flas si poet,  nuk po flas me patetizëm,  por me të vërtetë që jam prekur shumë emocionalisht , kur bëmë një tur të vogël vizitash, në disa njësi  që kanë filluar të dalin në sipërfaqe, kanë filluar të funksionojnë, të operojnë me sukses, për t’i treguar fshatit shqiptar në përgjithësi, se suksesi dhe jeta më e mirë, mirëqënia nuk mund të vijë kurrë as nga qeveritë, as nga politika në qoftë se vetë komuniteti nuk lëviz. Sado të bëjë qeveria qendrore, të rregullojë rrugën, të rregullojë ujësjellësin, t’ju japë subvencione të gjithë fermerëve, natyrisht ne s’jemi sot një vend i pasur që t’i japim kujdo, çdo fermeri, pavarësisht se çfarë kulturash kultivon, t’i japim subvencione nga buxheti i shtetit. Por dhe në qoftë se do të ishim aq të pasur, përsëri, nuk ju nxjerrin dot në dritë, subvencionet apo thërrimet, le të themi kështu, që qeveria mund të shpërndajë tek qindra, mijëra fermerë që Shqipëria ka. Që ne të ndërtojmë një mirëqënie në fshat, larg sloganeve politike, të vertetë,  duhet që të bëhen bashkë disa faktorë. Në rradhë të parë duhet komuniteti. Së dyti na duhet përfqësues vendorë të përgjegjëshëm dhe të zgjuar. Ndaj ju thashë, kjo që ndodh këtu, nuk është e zakonshme për fshatin shqiptar. Këto lloj bashkëpunimesh nuk është se i hasim në çdo fshat. Ndodh këtu, ndodh në disa fshatra të tjera, ndodh në Pëllumbas dhe në disa zona, ku Joneli me fondin e vet,  i mbështetur dhe nga USAID-i, pra nga Ambsada Amerikane etj, është duke e aplikuar. Na ndihmoni të gjithëve. Në qoftë se do të jetë ashtu siç ka besim Joneli, kryetari i Bashkisë, deputeti Musai, edhe shumë prej jush që munda të takoi sot gjatë vizitës në këtë fshat. Na ndihmoni për ta marrë këtë model dhe për ta çuar në çdo fshat të Shqipërisë. Ka shumë potenciale, të cilat janë të fjetura. Ky liqen i fjetur tani po prodhon, po i kthen, po i jep zonës të ardhura, sepse turistët vijnë dhe për shkak të liqenit, turistët vijnë dhe shkak të njësive të shërbimit, restorante, bujtina që janë ndërtuar këtu dhe natyrisht këtu lënë lekë, dhe ky është gjithë qëllimi. Si të tërheqim vizitorë, si t’i bëjmë ata të shpenzojnë sa më tepër. Joneli dhe kryetari i Bashkisë ka disa ide shumë të mira, por dhe ne kemi mundësinë t’i mbështesim për të ndërtuar punishte të vogla të përpunimit dhe prodhimit të produkteve tipike tradicionale të zonës, ose që bazohen tek prodhimet e zonës. Përshembull, ulliri. Mund ta çosh ullirin tek fabrikat e ullirit dhe mund ta shesësh me 8 mijë lekë kilogramin, por në qoftë se bashkëpunoni, në qoftë se Unioni do të mund të ndërtojë së bashku një punishte, apo fabrikë ulliri dhe pastaj me ndihmën dhe të fondacionit ta ambalazhojnë, ta etikojnë, ta shesin siç duhet, mund të shitet me çmim shumë më të lartë. Këto bashkëpunimet e vogla të fshatit tuaj, mund të disafishojnë të ardhurat për disa familje. Në fund fare ky është dhe qëllimi i përbashkët. Ajo që ne na bashkon është misioni ynë për të sjellë një jetë më të mirë në fshat dhe në qytet dhe aspiratat tuaja për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten dhe për fëmijët. Kështu që u zgjata pak për të thënë se nuk është thjesht një aktivitet i vogël, ku ne na jepet mundësia të dalim në televizor dhe të dukemi sikur po punojmë për fshatin. Në fakt është një gjë transformuese për jetën e fshatit, që unë e besoj shumë dhe do t’ju inkurajoja të vazhdoni në këtë rrugë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here