Kreu Sociale Për një menaxhim më të mirë të pyjeve sipas modelit të Novobërdës

Për një menaxhim më të mirë të pyjeve sipas modelit të Novobërdës

387
0

Nga këshilltarja e CNVP Kosovë Sebiha Ramaxhiku

Malishinca, fshat në komunën e Novobërdës ose Artanës vendbanim ky në pjesën lindore të Kosovës.  është përzgjedhur për të krahasuar pyllin e ulët të thjeshtë me pyllin e ulët përzgjedhës.

Është kjo një nga përpjekjet e para qysh me 2011 për të diagnostifikuar korrelacionet midis pyjeve te ulëta tradicionale te thjeshta dhe pyjeve te ulëta sipas sistemit përzgjedhës të prerjes.  Modeli u inicua  nga organizata CNVP nëpërmes projektit Fuqizimi i Qendrueshëm i Pyjeve Private dhe të Decentralizuara në Kosovë të mbështetur nga Ambasada Suedeze. Para se përfundimisht të zbatohet ky model, si proces ka kaluar në rrugë të shumta diskutimi, pajtimi/mospajtimi me aktorë relevantë të  sektorit.  Duke kërkuar zgjidhje bashkë me zyret rajonale dhe atë qëndrore të Agjencisë së Pyjeve, me komunën, shoqatën e Familjeve Pronare të Pyjeve Private “Parku” të Novo Bërdës, Asoiai Kombëtar të Pyjeve të Kosoës si dhe komunitetin u synua ecja në gjurmët e traditave të pronarëve të pyjeve, në pajtim me ligjin e Kosovës për pyje ku më pas edhe u hartua dhe miratua plani menaxhues për zonën kadastrale të Manishicës,  ku u krijuan pesë parcela prove te përhershme. Bazuar në mbledhjen dhe përpunimin e një skeme të detajuar, testimi u përgatit duke shënuar në terren dhe është zbatuar në fund të prillit 2012. Qëllimi i trajtimit ishte të demonstrohet rehabilitimi i pyjeve të degraduara dhe për ta transferuar atë ne pyll  te ulet me standarde.

Dimensionet e shiritave dhe numri i standardeve janë zbatuar në tre skema të ndryshme, (i) shirita 20 m të gjerë, me një rresht të drurëve standard në mes me 10 m distancë;(ii) shirita 20 metër të gjerë me një rresht në mes me drurë standard në distancë 5 m, dhe (iii) shirita 20 metër të gjerë me 9 metër të gjerë, 2 metër duke mos i prekur drurët ekzistues pasuar nga shiriti i dytë me 9 metër të gjerë.Në afat të gjatë qëllimi i eksperimentit ishte :(i) për të testuar dimensionet optimale dhe rekomanduar “zona e rritjes vjetore” (ii)për të vlerësuar moshën e rotacionit bazuar në madhësinë e materialit të kërkuar; (iii) për të përcaktuar rotacionin maksimal te vëllimit të prodhimit vjetor; (iv) për të monitoruar praninë e biodiversitetit brenda rritjes vjetore.U fillua me matje të diametrit dhe lartësinë,  logaritjet teorike të volumit duke matur drurët e stivuar por edhe peshimin e degëve të kurorës dhe gjetheve. Kjo vecanerisht kur jane bere kalkulime per fiksimin e karbonit nga druret ne procesin e fotosintezes, duke bere krahasime per metoda te ndryshme silvikultuore të aplikuara.

Kontributi i lartë i kolegut tonë të shtrenjtë, të papërtuarit , te paharruarit Luan Zubaku, iniciator ne projektet e novacionet e realizuara në Novobërde- Nga prezantimi i Haki Kolës “Metodat inovative për shtimin e prodhimit të biomasës për një ekonomi të gjelbër”, shkurt 2019 Novo Berde

Dhe tani pas më shumë se 8 viteve në shkurtin e vitit 2019 , modeli i Malishicës solli së bashku përfaqësues të dy vendeve nga Shqipëria dhe Kosova nëmëpres aktivitetit të Koalicionit Ndërkombëtar të Tokës  të organizuar nga Federata e Pyjeve dhe Kullotave të Shqipërisë dhe Asociacionit Kombëtar të Pronarëve të Pyjeve Privatë të Kosovës. Bashkë me nismëtarin  e këtij procesi të filluar më 2011 ekspertin e pylltarisë Haki Kola dhe gjithe kontribuesit e tjerë si nga këshilltarët e CNVP-së ,  Kryetarin Mehmet Gashi të Shoqatës Parku të Novo Bërdës, Drejtorin e AKP- për regjion të Gjilanit Bislim Rrustemi e të tjerëve   edhe një here u konfirmua suksesi dhe rezultatet e modelit të menaxhimit të pyjeve të ulta dhe rehabilitimi i pyjeve të degraduara për ta transferuar atë ne pyll  te ulet me standarde.

Aktiviteteti i organizuar nga Pronarëve të Pyjeve të Kosovës  me projektin e ILC-së dëshmoi se eksperimentet e tilla sjellin rezultate. Por që këtë herë porosia ishte e njëzëshme e fuqishme dhe bindëse për rezultatet e arritura në pyjet  cungishte dhe e kofirmuar edhe nga ekspertët e politikbërjes. Ishte një mundësi për të ndarë këtë model të Manishincës në mes  partnerëve dhe miqve  të Shqipërisë dhe Kosovës  si të nivelit institucional poashtu edhe të shoqatave të pyjeve dhe profesionistëve.

Pavarësisht nga kushtet dhe pozita e ngjashme, struktura dhe përbërja, mosha dhe madhësia e drurëve ne rastet e zgjedhura kane rezultuar te ndryshme. Edhe pse llojet e informacionit të kërkuara janë të ndërvarura dhe të ndërthurura me njëri-tjetrin, tre janë të dhënat kyçe, volumi, rritja  dhe kushtet ekologjike të vendrritjes.Diskutimet e përfaqësuesve të dy vendeve përvec në sallën e takimit vazhduan edhe më tëj në Malishincë duke shijuar edhe rrezet e para të nismës së pranverës  dhe duke analizuar modelin e realizuar 8 vite më parë . E që këto diskutime dhe analiza në fund  sollën edhe cështjen e dakordimimit të politikëbërësve nga dy anët dhe profesionistëve të pyjeve për gadishmerinë e rivendosjes së menaxhimit të pyjeve cungishte  në nivel kombëtar dhe evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.