Kreu Ditar Përgatitja e pushtimit fashist me 7 prill 1939

Përgatitja e pushtimit fashist me 7 prill 1939

243
0

Shqipëria për shkak të pozitës gjeografiko-strategjike si urë kalimi nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas si dhe për pasuritë e saj natyrore, ka qenë gjithmonë objekt sulmesh dhe pushtimesh, si nga fqinjët, Greqia dhe Serbia, Italia ashtu edhe nga shtetet e tjera Turqia, Austro-Hungaria etj. Por në fundin e vitit 1930 në arenën e historisë botërore doli edhe një armik i ri e i rrezikhëm, nazi-fashizmi italo-gjerman që i kishin vene vetes qëllimin e pushtimit të të gjithë Evropës. Përveç faktorit të jashtëm, agresioni fashist i 7 Prillit 1939, u përgatit dhe u favorizua edhe nga faktori antishqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Ndryshe nga agresionet e mëparshme të turqve në shekullin e XIV-të të Austro-Hungarezëve, serbëve e grekëve në vitet 1913-1914, të italianëve në vitet 1916-1920, agresionit fashist të 7 Prillit 1939, i parapriu agresioni ekonomik dhe ideologjik e agjenturor. Atij i hapi rrugën regjimi antipopullor i Ahmet Zogut që i shiti Italisë fashiste 23 % të trojeve të vendit në pikat kyçe të ekonomisë, në bujqësi, në naftë, bitum dhe minerale të tjera. Ai e lidhi Shqipërinë me Italinë me marrëveshje dhe  huara skllavëruese, jashtë mundësive shlyerëse.

Mbreti i  vetëshpallur Ahmet Zogu që sundoi për 15 vjet, nga 1924 deri në fillim të Prillit 1939 i ndihmuar nga shovinistët serbë në bazë të marrëveshjes tejet skllavëruese me kryeministrin Pashiç të Gushtit 1924, me anën e së cilës gjithë institucionet civile, ushtarake si dhe politika e jashtme deri edhe kleri ortodoks dhe mysliman, viheshin nën vartësi të Sërbisë, ç’ka e detyroi të lërë pas dore aftësinë mbrojtëse të vendit dhe te vihet nën diktatin e të huajve sidomos të Italisë.

Zogu përndoqi jo vetëm një sërë figurash patriotike por edhe kundërshtarët e tij, një pjesë e të cilëvë u organizuan jashtë dhe nxitën e mbështetën pushtimin fashist. Gjashtë prej tyre në vitin 1925 në Vjenë krijuan organizatën “Bashkimi Kombëtar”, e cila u bë agjenturë e bllokut franko-jugosllav për të luftuar kundër Ahmet Zogut. Kjo organizatë në vitin 1938 firmosën marrëveshjen e turpshme për të ftuar Benito Musolinin që me forcat ushtarake të dëbonte Ahmet Zogun dhe të vendoste regjimin fashist.

Sipas një deklarate të botuar në gazetën “Roja Kombëtare” datë 13 Prill 1943, programi i kësaj organizate ishte: “Tue u mbështet në përkrahjen e Italisë Fashiste, mund të shpëtojmë ne popullin tonë”… Prandaj vendosëm të kërkojmë një princ nga gjaku i Savojës për mbret të Shqipërisë”. Me pushtimin fashist të Shqipërisë, këta u kthyen në Shqipëri dhe u vunë në shërbim të fashistëve dhe nazistëve. M. Kruja dhe R.Mitrovica u emërua Kryeministra, i pari për italianet dhe i dyti për nazitët gjermanë. A. Këlcyra dhe K. Tromara u dërguan në Komitetin Qendror të Ballit Kombëtar. Qëllimi i përbashkët i tyre ishte shtypja e Lëvizjes dhe Luftës Antifashiste të popullit shqiptar. Kurse mbreti Ahmet Zogu, pasi grabiti thesarin e popullit prej 115 kg. monedha  ari dhe mashtroi masat në prag të agresionit, më 5 Prill mori arratinë me 100 pasues dhe i hapi rrugën pushtimit fashist, pa u merakosur për fatet e popullit dhe të kombit.

Kundërshtimin e armatosur ndaj agresorëve fashistë më 7 Prill 1939, nuk e organizoi as Zogu as A. Kupi e të tjerë, por forcat patriote në radhite ushtrisë dhe të kufirit si dhe të popullit patriot që u ngrit dhe kërkoi armë për të luftuar, po që Zogu i mashtroi duke thënë se “Naltmadhëria i ka marrë të gjitha masat mbrojtëse dhe se vetë do të veshë opingat dhe do të dalë në mal” kur në të vërtetë sabotoj aftesinë mbrojtëse. Sa për A. Kupin, ai e pa me dylbi qëndresën popullore nga Kodrat e Roshbullit me ca topa pa gjilpëra. Më pas zbriti në Durrës, u vesh civil dhe ju sul dyqaneve të tregtarëve dhe më pas mori arratinë. Nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruhej në një Revistë Ushtarake se: ”Zogu nuk e kishte miratuar pushtimin e Shqipërisë dhe nuk kishte abdikuar nga Froni”. Më poshte shkruhej se: “Ai qëndroi në Angli si njeri i thjeshtë”.

Nuk është e vërtetë kur thuhet se A. Zogu ka marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë, siku ka qenë i detyruar të braktiste vendin dhe popullin në prag të pushtimit fashist të 7 Prillit 1939, sikur ka dhënë një kontribut të madh në shpëtimin e hebrenjve nga gjenocidi nazist dhe shumë elozhe të tjera. Pavarësisht nga disa merita, anët negative të tij janë shumë më të mëdha ndaj popullit e kombit. Fakti që ai u bashkua me forcat e Esat Pashë Toptanit dhe bashkë me to tentoj të përmbyste qeverinë e Ismail Qemalit sikurse shkruhej në gazetën “Perlindja e Shqypnisë” në vitin 1913, apo marrëveshja tejet tradhtare me kryeministrin serb Pashiç, përmbysja e qeverisë së Fanolit, likuidimi fizik i një sërë figurash atdhetare etj. Në Angli dhe në shtete të tjera ku ai qëndroi, u muar me kontrabandën e arit, të armëve dhe drogës ku edhe është penalizuar dhe dëbuar pa u merakosur për fatet e popullit shqiptar që lëngonte nën robërinë fashiste. Vetëm kur pa se lufta kundër forcave fashiste mori përmasa të gjëra, u propozoi autoriteteve angleze që t’a rikthenin në fronin e Shqipërisë, duke u premtuar të sillte dhe të strehonte këtu disa mijëra familje hebrenjsh, megjiuthëse kthimi i tij në fron, binte në kundërshtim me nenin 65 të Statutit të Mbretërisë të vitit 1928 ku thuhet se: “Mbreti po u largua me tepër se tre muaj nga vendi, humbet të drejtën e fronit”.

Në ballë të rezistencës kundër agresionit fashist më 7 Prill 1939, luftuan dhe ranë dëshmorë: Mujo Ulqinaku, Hamit Vashko, Hamit Dollani, Stefan Dhimertika, Hysni Koçi, Ramadan Veliu, Ismail Reçi, Ismail Hasanymeri, Haxhi Tabaku, Isak Metalia e Toma Toma etj., dhe në Sarandë Mitro Dhimertika. Meritë të madhe në këtë qëndresë ka kapiteni i artilerisë Gaqo Mosko dhe togeri i kufirit të Sarandës, Nazif Babani dhe forcat e Vlorës sidomos në Bestrovë që penguan kolonën për orë të tëra të hynte në Fier.

Pasi thyen qëndresën popullore të 7 Prillit 1939, me forca e mjete të shumta, pushtuesit fashistë italianë futën trupat e tyre, së pari në qytetet bregdetare dhe pas disa ditësh edhe në qytetet e tjera. Ndërsa në qytetet e tjera në thellësi të vendit nuk guxuan të hynin menjëherë si në Burrel, Peshkopi, Kukës etj.Populli shqiptar veç lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit e dinjitetit kombëtar nuk i hynte në sy asnjë masë ekonomike e pushtuesit.Dhe këtë qëndrim e kishin provuar shekujt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.