Kreu Aktualitet Përrenjas, vijon fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste

Përrenjas, vijon fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste

512
0

Aksioni kombëtar “Partinë Socialiste e hapur për Ty” ka ndër synimet e veta kryesore afrimin e personave me reputacion publik, të angazhuar në nisma komunitare, profesionistë të spikatur.

Fushata e anëtarësimeve të reja në PS vijoi me shumë të rinj e të reja, burra dhe gra të profesioneve të ndryshme në qytetin e Prrenjasit.

Së bashku me deputetin Nuri Belba i uruam mirëseardhjen anëtarëve më të rinj të Partisë Socialiste duke kërkuar prej tyre angazhim, ide dhe motivim për ta bërë më të mirë Prrenjasin dhe Shqipërinë.

“Duke u ndalur tek investimet, dua të theksoj Bashkia e Prrenjasit është një ndër përfitueset më të mëdh të investimeve për numër banorësh, në krahasim me 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit, në këto vite kur qeveria drejtohet nga Edi Rama.

Tashmë ne jemi duke diskutuar buxhetin e shtetit për vitin 2019 dhe për Bashkinë Prrenjas për vitin e ardhshëm do të kemi shumë investime të parashikuara për këtë bashki. Ne do të miratojmë më datë 3 Dhjetor buxhetin e shtetit, nga i cili e ripërsëris presim shumë investime edhe për Bashkinë Prrenjas, pavarësisht se kjo bashki drejtohet nga opozita, në asnjë moment nuk është parë e diferencuar, përkundrazi është parë e favorizuar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.

Meqenëse opozitës ne i kemi dhënë mundësinë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit, prej këtu do t’i kërkoja të vijë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të diskutojë, jo ta votojë, por të vijë e të diskutojë.
50 % e popullit të Bashkisë Prrenjas ka votuar për opozitën aktuale në Kuvendin e Shqipërisë. Detyra e çdo deputeti është të jetë në sallën e Kuvendit; të jetë aty; të diskutojë për statusin e minatorit; për statusin e naftëtarit; për rritjen e pensioneve.

Me këtë rast dua t’i garantoj të gjithë pensionistët se menjëherë në fillim të Dhjetorit do të fillojë të shpërdahet shpërblimi për Vitin e Ri që këtë vit është më i rritur sesa vitin e kaluar.
Ndërkohë, në Kuvend presim nga Qeveria një projekt-ligj integral të tre statuseve; statusi i minatorit, statusi i naftëtarit, statusin e metalurgut, ky është një angazhim i marrë përsipër që do të çohet deri në fund.

Pra, për këto është deputeti në Kuvend, për të diskutuar ligje, jo për të ndenjur nëpër hotele. Kemi 3 muaj, nuk dimë ende arsyen pse opozita nuk është në Parlament.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.