Kreu Sociale Përvojë nga Maliqi

Përvojë nga Maliqi

948
0

Për të diskutuar rreth problematikave per pyjet e transferuara ne Bashki, Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale  në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit organizuan një takim dialogues me drejtues dhe përfaqësues të Bashkive  te qarkut Korce, perfaqesues te AdZM, Inpektoriatit Mjedisit, perfaqesues te Shoqatave dhe Federates Pyjeve Korce. Kryetari i Bashkise Maliqit, mikeprites, Gëzim Topçiu pasi falenderoi organizatorët e takimit, permendi disa nga arritjet e Bashkise Maliq duke e konsideruar agjensine e Pyjeve si nder me te sukseseshme ne strukturat e ngritura ne Bashki. Ne kemi nje monoment Natyre qe quhet “Pylli i fazanëve” po mundohemi ta marrim në pronësi në shërbim të komuniteteve tona, per ta bere nje zone sa me atraktive per pushuesit e banoreve te qarkut Korce. Per kete vit ne kemi planifikuar dhe fonde  për hartimin e planeve të menaxhimit sepse shume siperfaqe e transferuar ne pronesi te Bashkise nuk kane plane mbareshtrimi, madje dhe disa planeve ju ka kaluar afati kohor. Gjithashtu ai vlereson si shume te rendesishme mendimet e specialisteve ne zhvillimin e sektorit te Pyjeve per zhvillimin e zones.Ndrsa drejtori i  Agjensise se Pyjeve te Bashkise Mali zoti Marsel Nazifi  na jep nje panorame me te plote per te gjithe veprimtarine e strukturave te ngritura ne Bashki per administrimin e pyjeve.

Pak histori per Maliqin:

Është një qytet relativisht i ri në Republikën e Shqipërisë i krijuar nga ish-regjimi komunist. Nga gërmimet arkeologjike atu janë gjetur ndërtesat palafite (ndërtesa me drurë mbi ujë) si dhe shumë sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike. Dy pika të tjera arkeologjike pranë tij janë du kodrat e Gradishtës si dhe të Hijes së Korbit të cilat në lashtësi kanë qenë dy qytet të hershme në mbretërinë e parë ilire. Maliqi ka qenë kënetë deri në vitin 1946 kur u tha këneta me forca vullnetare nga gjithë Shqipëria. Pas bonifikimit u popullua nga banorë të krahinave përreth si dhe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Menjëherë pas bonifikimit u nis ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë, një kombinat i cili ishte ndër më të mëdhenjtë në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kështu nga mesi i vitetve ’50 u vendos në punë kombinati i sheqerit që punësoi më shumë se gjysmën e popullsisë së asaj kohe. Në kompleksin e kombinatit prodhohej dhe akool, vodkë si dhe niseshte. Pjesë e tij ishte dhe TEC-i i cili furnizonte me energji qytetin dhe një pjesë të rrethinave përreth. Të gjitha këto vepra që pas viteve ’90 e në vazhdim janë amortizuar nga viti në vit dhe kanë dalë plotësisht jashtë përdorimit.

Popullsia dhe siperfaqja

Bashkia Maliq është e përbërë nga njësitë administrative Libonik, Vreshtas, Pirg. Moglicë, Gore, Pojan dhe qyteti i Maliqit, në një sipërfaqe prej 652 km2. Popullsia gjithsej arrin në 45,800 sipas burimit INSTAT Census 2011. Sipas ndarjes së re të popullsisë paraqitur nga INSTAT, vetëm popullsia e qytetit Maliq është urbane, që përbën rreth 18 % të popullsisë së bashkisësë re Maliq.

Zona e Maliqit është zonë bujqësore, bujqësia ka qenë dhe është burimi kryesor i të ardhurave të banorëve dhe mendimi i specialistëve vendorë është se do të jetë drejtimi afatgjatë i saj. Agro-industria është një drejtim tjetër afatgjatë i zonës, e cila është vlerësuar hershëm si shumë e përshtatshme për kultivimin e panxharit të sheqerit. Pra prioritet i jepet përmirësimit të kushteve të zhvillimit të bujqësisë nxitjes së bashkimit të fermerëve të cilët kultivojnë produkte tradicionale të zonës.

Pyjet dhe administrimi:

Prane Bashkise Maliq eshte krijuar Agjencia e Pyjeve dhe Kullotave me personel :

DrejtoriI Agjencisë , Inxhinjer  i Pyjeve dhe Kullotave,  nënpunës Kadastre dhe GIS, 6 teknikë pyjesh, 6 Rojtar Pylli.

Administrata për pyllin e përzier Maliq (Pylli I Fazanëve) me personel:

Teknik pyje Specialist, Specialist i lartë (ciceron), Kopshtar-spec. mesëm, 2 punonjës pastrimi, 3 roje mjedisor pylli.

Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve dhe kullotave në Bashkinë përputhje me objektivat e qeverisjes lokale e qëndrore. Kryen studime paraprake dhe perspektive për zhvillimin në kompleks të Ekonomive Pyjore dhe Kullosore.

Nxjerja e mundësis së shfrytëzimit për dru zjarri në përputhje me planet e menaxhimit përnevojat e banorëve. Nxjerrja e ngastrave për kullotje dhe lidhja e kontratave me blegtorët.

Mbrojtja dhe parandalimi i zjarreve në Fondin Pyjor dhe Kullosor.

Rinegocimi dhe lidhja e kontratave ekzistuese dhe të reja për shfrytëzimet, dhënieve në përdorim (Hec-e, Antena, etj). Zvogëlimi i sipërfaqes për heqjen nga fondi pyjor dhe azhornimi i kadastrës pyjore.

 

Kontrolli dhe monitorimi :

Në territorin e Bashkisë Maliq gjenden 10 Ekonomi Pyjor edhe 3 Ekonomi Kullosore përkatësisht:Të gjitha këto ekonomi janë ndarë me process verbal në 5 zona dhe monitorohen nga njëTeknik i mesëm dhe një Roje pylli të cilët cdo muaj raportojnë për problematikat e secilës zone me proces verbalet përkatëse.

Zjarret

Janë ngritur grupet vullnetare të zjarreve në bazë të cdo Njësie Administrative për vitin 2016 dhe 2017 për periudhën Maj-Tetor. Për vitin 2016 ka pasur 3 raste zjarresh nga të cilët 2 raste janë fikur në kohë dhe s’kanë shkaktuar dëme dhe një rast ka përshkruar një sip. prej 20 ha në E.P. Lozhan. Për vitin 2017 nuk ka patur asnjë rast.

 

Te ardhurat dhe efektiviteti

Është bërë njoftimi i nga strave që do jepen për kullotje, janë mbledhur kërkesat dhe janë lidhur 8 kontrata me një vlerë prej 328 900 lekë.

Janë bërë matjet dhe verifikimet në terren të Hec-eve dhe Antenave telefonike, janë hartuar raportet tekniko-ekonomike dhe janë lidhur 6 Kontrata me Hec-et dhe 2 Kontrata me Antenat telefonike, me një vlerë totale prej 6.051.332 lekë.

Është rinegocuar një kontratë shfrytëzimi në pyje e lidhur me ish Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Korcë me një vlerëprej 3.280.104 lekë.

Është nxjerrë mundësia e shfrytëzimit të materjalit drusor për vitin 2016-2017 dhe është miratuar në Ministrinë e Mjedisit. Është bërë procesi i damkimit dhe janë hartuar studimet pjesore, projektet e shfrytëzimit dhe ankandi. Janë lidhur tre kontrata shfrytëzimi me një vlerë totale prej   4.401.440 lekë. Është hartuar plani operacional për menaxhimin e pyjeve të ulët ku nëpërmjet ndërhyrjeve të propozuara janë prodhuar drutë për banorët e zonave malore dhe janë vjelë 559.000 lekë. Në total Agjencia e Pyjeve dhe Kullotave ka siguruar të ardhura për Bashkinë Maliq në një vlerëprej  14.620.776 Lekë.

 

Propozimi per 2017:

Përvitin 2017 është miratuar një strukturë e re me 23 veta prej të cilëve 14 janë personel për pyjet dhe kullotat dhe 9 për Monumentin e Natyrës Pylli i Përzierë i Maliqit (Pylli I Fazanëve):

Eshte bere hartimi dhe miratimiiI planeve opercionale, jane krijuar skuadrat zjarrfikse ne gjithe territorin e Maliqit, eshte bere planifikimi per furnizimin e fashatarsise me dru-zjarri. Masat per mbrojtjen dhe rishikimi i  kadastres eshte ne vazhdimesi te punes s idhe vjelja e tarifave per drute e zjarrit, subjektetHec-e., -Antenat telefonike, si dhe eshte siguruar bashkepunim me Administraten e zonave të mbrojtura dhe ISHMP Korce.

Pas kesaj pervoje te pranishmit shume nga pjesmarresit shprehen mendimet e tyre pozitive per rezultatet shume te mira qe ka arritur kjo Bashki dhe vlen si nje model i mire per te gjitha Bashkite e Shqiperise. Koordinatori i federates Korce Kristaq Shore (Federata Rajonale e Pyjeve Korçë), thekson se duhet permiresuar ligji dhe te qartesoje me mire rolin e strukturave per mbrojtjen e Pyjeve dhe te shtoje me shume kopetencat e bashkive psh kur behet nje miniprojekt nuk ka pse te kerkoje miratim ne Ministri. Ndera Niko Qiringji (inspektoriati i pyjeve) thekson se  ligji duhet te permiresohet të njohë përdoruesin dhe pronarin. Shoqatat të njihen me ligj Është e nevojshme të kryhen punime të mëtejshme dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë jetën e komuniteteve. Psh. Në Pogradec ish pronarët nuk njihen dhe gështenja trajtohet si pyll jo  për frut (Gështenjas, Dardhas etj). Kemi patur mbështetje nga Zonat e mbrojtura por duhet të kemi edhe mbështetjen e Bashkisë. Këshilltarja Bashkisë Pustec trajton nje shqetesim te komunitetit te kesaj Bashki. Tek ne ka ndodhur transferimi i ish pyllit tonë komunal tek zonat e Mbrojtura kur ne skemi asnje mundesi te sigurojme nevojat e familjeve tona me dru zjarri. E kemi ngritur në Ministri në mënyrë zyratre. Sot kemi 10 parcela që janë në kufi dhe nuk figurojmë më pronë e Bashkisë tonë dhe cdo veprim eshte bere pa u konsultuar me banoret dhe ne perfaqesuesit e Bashkise. Niko Qiringji: Mbetet shqetesim se kush do ta bëjë planet e mbareshtrimit  për pyjet e larta sepse bashkite nuk kane buxhet.

Ylli Hoxha Pasi falenderon mikpritesit dhe organizatoret ai theksoi se modeli qe na paraqiti Bashkia Maliq është strategjia që duhet të ndjekë Bashkia. Strategji me plan veprimi (plan operacional, plan financiar etj). Ne si Ministri po punojme per inventarin kombetare per rregjistrimin si dhe po pergatitemi dhe per planet e Mbareshtrimit për pyjet e larta do ta bëjë për 400 mijë hektarë me mbështetje të BB. I kam kërkuar të gjithë bashkive të më nisin sipërfaqet me potecial për investime. Si sot një vit do të jetë subjekti privat duke hartuar PM për pyjet e lartë. Është detyrë e bashkisë të sigurijë drutë e zjarrit. Nuk e ndalon moratoriumi shitjen e lëndës psh. për prerje ripërtëritëse. Bashkia ti japë stimuj përdoruesve. Ligjërisht është e mundur që bashkia të japë në përdorim pyje përdoruesve.

Mbështetje per agropylltarinë?

Ashtu sic del nga diskutimet agropylltaria është burimi kyç për komunitetet lokale ne zonat rurale te Korces . Ajo kontribon për plotësim të nevojave shumë të mëdha të tyre për dru zjarri, bazë ushqimore për bagëtinë, dhe përdorime të tjera të ndryshme, duke ndikuar në mbrojtjen e Pyjeve të lartë. Puna qe ka filluar nga nje kompani private per te mbjell me Plep ne qarkun e Korces duhet pergezuar. Kjo skemë mund të projektohet për të gjithë ultesirën lindore nga Pogradeci deri ne Leskovik dhe fermerët të aplikojnë me projekte të thjeshta për pyllëzim, pa prishur dimensionet normale të parcelave bujqësore. Kjo do të çonte në shtim të menjëhershëm të biomasës me rritje të shpejtë e cikël të ulët për prodhim energjie. Kjo do mundësonte rigjenerim të maleve dhe pakësim relativ të presionit mbi to. Duke zgjidhur nderkohe nevojat e qarkut Korce e cila deri tani sipas specialistit me pervoje Kristaq Shore sot Korca ne gjendjen ekzistuese te pyjeve nuk ploteson as 40 % te nevojave per dru zjarri per ngrohje. Në zonat malore te Qarkut Korce , pylltaria është e vetmja mundësi punësimi, duke u kthyer në një faktor kryesor në zbutjen e varfërisë dhe emigracionit.

Pas përfundimit të kësaj vizite të pranishmit u shpërndanë sipas drejtimeve përkatës, duke marre me vete të njëjtin mesazh: bashkepunimi  i përhershëm e serioz do jetë ai shkop magjik për realizimin e objektivit madhor “Pylli për njerëzit, të mirat e jetës dhe çrrënjosjen e varfërisë”.

Gazetari J.GJ

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.