Kreu Opinion Plaga kur shërohet, e ndalon kullimin

Plaga kur shërohet, e ndalon kullimin

306
0

Pas një tërkuze të gjatë ku u ndeshën novatorët dhe konservatorët , ku u ndeshën të majtët e të djathtët, ku u ndeshën progresistët dhe anarshistët, ku u ndeshën specialistët dhe inkompetentët, reforma në drejtësi hapi gonxhet e para duke sajuar KLP-në, SPAKUN dhe dy gjygjtarë të Gjykatës Kushtetuse. Krijimi i KLP-ës dhe i SPKU-t, ndoshta do i hapi rrugë të gjërë realizimit të atij projekti që parashikon formimin e një gjygjësori  që shëron gjitha ato plagë të shkaktura nga padrejtësitë e zbatimit të ligjit. Kush qe shkaktari i padrejtësive ligjore? Ky shkaktar nuk ka qënë i padukshëm as i panjohur. Ai ka qënë ryshfeti, që thirret korrupsion. Ai (ryshfeti)molepsi nga sytë gjyqtarët duke i devijuar ata nga balanca e drejtësisë në vendimmarrjet ndaj krimit e krieminelëve. Drejtësia është amanet, sepse gjygjtarit i besohet brenga shpirtrore e një nëne, një babai, një motre, një vëllai për ta qetësuar, shëruar e për t’i dhënë shpresë  që ai të keqen mos t’a zgjidh me vetgjygjësi . Ata (gjyqtarët) duke mos dhënë vendimet të parashikura me ligj, i hapën rrugë të gjitha formave të krimit e korrupsionit. Mendoj se kjo fatkeqësi ka patur dhe faktor të tjerë të lindjes, të rritjes dhe të bërjes së saj metodë veprimi. Zëvendësimi i sistemit komunist me atë “demokrat”, shembi të gjitha strukturat shtetformuese, të cilat kryenin të gjitha proçedurat në bazë të çentralizimit, ku çdo strukturë varej në një hallkë më lartë, ku përgjigjej e jepte llogari. Me strukturat e reja, ku gjithçka drejtohet nga tre pushtete të pavarura, sejcilit i ndalohet të ndërhyj në punët e njer- tjetrit dhe duke qënë të tre mbretër, punët nuk zgjidhen me peshën e kandarit. Situata pas rrëzimit të komunizmit polli një reaksion që nuk transformoi gjithçka në një gjëndje tjetër por rrënoi gjithçka duke grabitur e plaçkitur çfarë të gjesh përpara.

Shteti postkomunist i ndertuar nga individ ish komunist e administrator të atij sistemi, nuk njihte asnjë nga metodat të rendit kapitalist dhe për pasojë nuk mundën e nuk ditën të ndalonin keqbërjen, veçanërisht atë të grabitjes e të shkatërrimit të pronës. Në këtë amulli të paparë, ku sejcili sulmoi që të marrë sa më shumë, u përfshinë edhe gjyqtarët e prokurorët, funksioni i të cilëve erdhi duke marrë për herë e më shumë krahë e pushtet sa më të fuqishëm. Tani ata nuk donin t’ia dinin. Vet prenin e vet qepnin. Gëzofin e shikonin si u shkonte atyre për shtat e jo të akuzuarit e familjes së tij. Gjyqtarët e prokurorët konsoliduan pushtetin e tyre gjer në fetishizim dhe bashkë me këtë, shtruan tryezën e korrupsionit jo vetëm brenda llojit të vet por në të gjitha hallkat institucionale, kjo sepse kur drejtësia prish ballancën e të gjykuarit, të tjerët veçse u favorizuan. Kjo udhësi polli e ç’farë nuk polli. Gjithçka pamë e dëgjuam që nga shkollat që merreshin me lek, mjekët  nuk t’i hedhnin sytë pa ryshfet të majmë, drejtorët s’të merrnin në punë pa ryshfet, doganierët s’të ç’doganonin mallin pa ryshfet, tenderat i jepeshin atij që paguante më shumë, cilësia e punës nuk kontrollohej e për pasojë gjithçka që prodhohej ishte jashtë standarteve, ndertuesit një hyrje ua shisnin tre blersave e më shumë, hipoteka nuk shpërndante tapitë pa ryshfet por më çudibërsja ishin vendimet e gjyqtarëve të të gjitha rangjeve e të shtrira në të gjithë territorin. Gjyqtarët ngatërruan çeshtjen e pronave dhe duke mos i dhënë asaj udhësi sipas përcaktimit ligjor, sollën aq shumë ngatërresa në mes familjeve të një gjaku, në mes familjeve të një vllazërie, në mes familjeve të fiseve të ndryshme, ç’ka solli krimet më makabre në familje, vllazëri e fise. Gjyqtarët e prokurorët ndryshonin akuzat duke lehtësuar apo duke rënduar palët sipas pagesës që kishin bërë. Gjyqtarët e prokurorët mbyllën sytë e veshët para krimeve makabre shtetërore. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë liruar njerëzit e krimit, të cilët sapo kanë lënë qelinë janë ekzekutuar ndoshta pa mbrritur në shtëpi. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë mbyllur dosjet e polikanëve duke i bërë ata lecka para publikut. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë lënë të pa zbardhura dosje fukarenjsh e hallexhinjsh. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë denuar pa mëshirë fukarenjtë e hallexhinjtë, që s’kanë patur kryq leku për t’ua servirur atyre. Gjyqtarët e prokurorët në vend që mbi plagët e dhimbëshme të nënave, baballarëve, motrave e vëllezërve të vënin mehlemin e shërimit e të pajtimit, vunë benzinën, ç’ka sollën më shumë vrasje të tjera e më shumë mafeza të zi në kokat e nënave e të motrave .Gjyqtarët, prokororët  duke mos përjashtuar as avokatët, bënë e ç’farë nuk bënë. Nuk pyetën për pasojat e bëmave të tyre por për mbushjet e kuletave, për vilat në bregdete, në zonat malore, shetitjet familjare jashtë vendit e argëtimet nëpër hotelet më luksoze. Ç’farë shqiptarësh janë vallë këta njerëz?

Kur i takon nga afër lloje-lloje paraqiten, dikush kokëulur, dikush i buzëqeshur, shumë të tjerë të krekosur por të gjithë nga barku ngjasojnë . Populli të gjithë i njeh me dhëmbë e dhëmballë, sepse hallet e dertet i kanë detyruar të gjunjëzohen para tyre. Reforma në drejtësi bëri shumë hulumtime për të gjithë. Ajo nxori plot skarcitete por ishalla nuk kanë mbetur larva apo vemje të pa zbulura, sepse ato penetrojnë shumë lehtë në trupin e shëndoshë e mund të lindin reaksion të ri korrupsioni. Rindertimi i organeve të drejtësisë i vënë ato para një prove të madhe popullore. Mosjustifikimi para kësaj prove, rrezikon shumë çka. Ajo rrezikon besimin, admirimin, shpresën, pajtimin e unitetin e popullit. Ajo rrezikon funksionimin e shtetit e për pasojë, vendin e prêt një flakë tjetër zjarri. Që t’mos ndodh kjo, duhet shikuar gjithçka është gjykuar mbrapsht e është vendosur mbrapsht duke mos nënvleftësuar më të thjeshtat e gjer te ato më makabret. Njerëzit duan ndriçim për gjithçka të pa zbardhur.

Është vrarë deputeti duke hyrë në shtëpinë e tij e gjer më sot, nuk është sajuar kriemineli e shkaku i krimit. Ka shkuar tjetri për të mbledhur diçka në pronën e tij në fshat e është kthyer në shtëpi në arkivol nga pushka e krieminelit. Është dipllomuar universitar e nuk ka nivelin e një nxënësi të tetëvjeçares. Janë thyer depot e armatimit, është armatosur i madh e i vogël, me ato armë janë vrarë mijera shqiptarë e askush nuk është gjykuar. Janë shënuar 26 të vdekur, 600 të plagosur, 14.000 shtëpi të rrënura nga demontimi i armatimit e sot ish ministri i mbrojtjes krekoset më keq se gjeli maje plehut. Janë vrarë katër protesues në mes të bulevardit nga Garda e Rpublikës. Anekdodat e stisura për atë ngjarje mallëngjejnë jo vetëm nënat,  baballarët, motrat e vëllezërit e viktimave por gjithë ata që kanë ndjenjë dhëmshurie për atë tragjedi, për të cilën është ndaluar çdo veprim hetimor. Plagë të rënda kanë hapur kukuthët e lubitë po aq e rëndë është detyra e gjyqtarëve e prokurorëve, që do të formojnë gjygjësorin e ri. Atyre plagëve u duhet bërë analizë që të dalin shkaqet, pasojat, kukuthët e lubitë, që i kanë shkaktuar. Boll, nuk mund të heshtet më para lotëve të nënës që vit për vit pranë pllakës përkujtimore të Gërdecit, derdh lot për djalin e saj duke kërkuar denimin e shkaktarëve, nuk mund të heshtet më para tubimeve të përvitëshme në sheshin “Dëshmorët e Kombit” për katër të vrarët e 21 Janarit, nuk mund të heshtet më për të vrarët në pabesi pas kurrizit e për të vrarët me para, nuk mund të heshtet më për gjithçka që për afër tridhjet vite është bërë kundër ligjit.

Reformën në drejtësi dhe arritjet e saj nuk i duan të gjithë, sepse shumë kujtë mund t’i prishet qetësia prandaj kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për shtyrjen e saj në kohë. Shtyrja e saj apo frenimi i funksionimit të institucioneve të sa,j shkon në sherbim të të atyre që me zemër të plasur e miratuan dhe gjatë gjithë periudhës që vazhduan proçeset e saj, u përpoqën të kundërshtonin çdo hap apo veprim që shenonte një arritje konstruksionin e saj. Edhe sot që reforma ka çelur gonxhet e para, sharlatanët e djeshëm e të sotëm, tërheqin në anën e tyre që ajo kurrë të mos kryhej dhe bëjnë gjithçka  që ajo të dështojë. Kryerja apo mos kryerja e reformës në drejtësi, siguron avantazh apo disavantazh në formimin e shtetit ligjor. Frenimi apo dështimi i reformës në drejtësi, u jep opozitarëve shanse për një 97-të tjetër, prandaj janë organet e reja në drejtësi, që duhet të zgjidhin hallet e opozitës e të të gjitha politikanëve të korruptuar. Viti që lam pas, shënoi një dukuri unikale për vendin tonë. Opoita shqiptare e dalë nga zgjedhjet e përgjithëshme të Qershorit 2017-të, braktisi mandatet e depudetëve. Ky veprim që lam pas, solli të papritura. Opozita shqiptare braktisi mandatet e depudetëve, bojkotoi zgjedhjet vendore dhe u hodh në ofensivë antiqeveritare. Dorzimi i mandateve ishte fillimi i një lufte që u përforcua me bojkotimin e zgjedhjeve vendore dhe kulmoi me protestat e dhunëshme para Kryeministrisë e Parlamentit.

Mirënjohje ndërkombëtarëve që parandaluan eksese gjer në derdhje gjaku. Me 26 Nëntor u goditëm nga termeti me fuqi tetë ballë. Fatkëqësitë në jetë njerëzish si dhe dëmët kolosale ekonomike, qenë goditje e madhe për ne. Goditja qe aq e madhe sa edhe një shtet shumë më i fuqishëm se sa Shqipëria, do të gjunjëzohej. Në këtë goditje natyrore u demostrua një solidaritet i jashtëzakonshëm nga kosovarë , shqiptarët e diasporës dhe nga i madh e i vogël në SHQIPËRI. Si çdo fatkeqësi tjetër që ka ndodhur në Shqipëri, edhe fatkeqësinë që pësoi Shqipëria dhe shqiptarët nga termeti, opozita “jonë” jashtparlamentare u përpoq dhe po përpiqet ta kthej në kredo politike. Bardhianët, salianjët, alibejët, kryemadhët,  ballinjët e shumë të tjerë, ku s’kanë vajtur e ç’farë nuk kanë folur për të nxitur pa kënaqësi, mëri e revolta te të dëmtuarit nga termeti. Në këto kushte të fatkeqësisë natyrore kërkohet solidaritet, kurajo e shpresë nga të gjithë, sepse vetëm kështu mund të përballohet e të kalohet dhimshuria e pasojat. Po kujt t’ia thuash këto fjalë? Atyre që vetëm mbi fatkeqësitë e të tjerëve duan të fitojnë lavdinë e pamerituar. Kjo opozitë jashtë parlamentare po përkëdhelet shumë. Askush nuk i ka faj. Gjëndjen që përjeton vet e ka kërkuar e vet e ka realizuar. Dalja e saj nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve vendore, protestat e dhunëshme që ka demonstruar si dhe plotësimi i parlamentit me deputetë të tjerë, janë dëshmi vetpërjashtuse e saj nga çdo ndikim politik. Me këtë opozitë jashtparlamentare  që ka spostuar vetveten nga çdo dukuri jetësore, nuk duhet të merret askush. Kjo le të flasë sa të dojë, po askush s’e dëgjon. Kjo le të akuzojë sa të dojë, po askund nuk e dëgjon.Kjo le të protestojë sa të dojë,po as kush s’i shkon pas.

SYLE GOSTURANI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.