Kreu Sociale Porti i Durrësit, 2,56 milionë tonë mallra të përpunuara në 6 muaj

Porti i Durrësit, 2,56 milionë tonë mallra të përpunuara në 6 muaj

239
0

Rreth 2,56 milion tonë mallra të ndryshme janë përpunuar në portin më të madh të vendit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

“Krahasuar me 7-mujorin përkatës të vitit 2020, volumi i përpunuar është 16 % më i lartë”, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare statistikore të Autoritetit Portual Durrës.

Sipas APD-së mbi 1 milion tonë mallra janë përpunuar nga anijet tregtare, që janë përpunuar në Terminalin Lindor dhe në atë Perëndimor.

Thuajse e njëjta sasi është përpunuar në Terminalin e Konteinerëve, ndërsa rreth 550 mijë tonë të tjerë janë përpunuar nga kamionët dhe trailerët që kanë lundruar me tragete në hyrje dhe dalje nga porti i Durrësit.

Mallrat e përpunuara përkatësisht nga tragetet, konteinerët dhe anijet në portin e Durrësit kanë shënuar një rritje nga 11 deri në 23 përqind më shumë se në periudhën janar-korrik 2020, krahasimisht edhe me vitin 2019.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.