Kreu Ditar Portret, mësuesi veteran Aqif Pasha

Portret, mësuesi veteran Aqif Pasha

313
0

Mësuesi dhe profesori i fisit Pasha u nda nga jeta, duke lënë pas kujtime për pjesmarrjen  gjatë LANÇl dhe punën e tij si mesues.

Me datën 6 Shkurt 2020, u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare, mësuesi veteran Aqif Pasha. Lindi në Gjoçe të Matit në vitin 1930 në një familje atdhetare. Gjyshi i tij Nezir Osman Pasha, vëllai i gjyshit Aqif Sali Osman Pasha, sëbashku me mikun e tij Sul Kolecin, ishin pjestarë të Lidhjes së Prizrenit dhe me trimëri e përkushtim kanë mbrojtur  Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit  me armë  në dorë. Këta dy trima, luftuan në Plavë e Guci dhe në Kalanë e Shkodrës kundër pushtuesve serb e malazes. Fisi Pasha ka përkrahur e marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare që nga fillimi i saj.

Aqifi, qysh në moshë të re, ishte korier me forcat partizane por edhe në komandën e vendit. Ai ju çonte letra nga një bazë në tjetrën partizanëve me porosi të Petrit Radovickës duke u bërë pjestarë në Komandën e vendit. Pas çlirimit, kreu kursin Pedagogjik në Shkodër e emëruan mësues në dy fshatra të Matit- Laç, Bruç e Urakë dhe me kalimin e viteve u emërua drejtor në këto shkolla. Ai ka  drejtuar rrethet metodike të mësuesve në Lokalitetin Derjan të Matit dhe të Bozhiqit, Mirditë për disa vite me rradhë.

Aqifi erdhi në Tiranë familjarisht dhe fillimisht punoi drejtor Politik në stacionin e makinave e traktorëve në Tiranë. Gjimnazin e Universitetin i kreu në Tiranë me shkëputje nga puna, kurse shkollën e lartë të partisë (V.Lenin) pet re vite e mbaroi pa shkëputje nga puna. Në vitin 1962, Ai u emërua Drejtor i Konviktit në Kamëz. Punoi mbi 12 vjet në Valias si drejtor shkolle., më pas në Koder-Kamëz. Për 7 vjet punoi kryetar i pushtetit vendor në Kamëz. Ai gjatë jetës së tij, detyrat patriotike e të pushtetit i kreu me devotshmëri e përkushtim të lartë duke i shërbyer vendit dhe popullit të tij. Për meritat dhe punën e tij, është dekoruar disa herë. Ai ka botuar 6 libra historike e shoqërore për popullin.

Aqif Dali Pasha, si pasaredhës i Sali Pashës, vëllait të gjyshit të tij, i cili siç e theksuam më lart, ishte pjesmarrës i Lidhjes së Prizrenit dhe luftëtar në Placë, Guci dhe në Kalanë e Shkodrës ku së bashku meë mikun e tij Sul Kolecin luftuan heroikisht kundër pushtuesve serbo-malazez derisa u Çlirua Shkodra e viset e tjera. Për luftën në Kala, rapsodi i kohës këndon:

Lum Kalaja e Shkodrës

Kush po lufton brenda,

Dy trima matjan,

Sali Pasha, Sul Koleci

Këta dy trima

me nga 7 zemra…

Aqif Pasha kishte kushëririn e tij shumë të afërt në gjak, si vëllezër dhe me kullat e tyre shumë afër njeri-tjetrit, janë rritur sëbashku. Ia përmenda kushëririn e Aqifit, sepse Baftjar Pasha më 7 Prill 1939, me pushkë në dorë, luftoi përkrah Mujo Ulqinakut kundër pushtuesit fashist (Ai nuk jeton më). Me vdekjen e Aqifit, i cili la në pikëllim djalin Shkëlqimin me fëmijët e tij dhe 5 vajzat. Një ndër këto vajza është doktoreshë-Mami, Majlinda, e cila i ka qëndruar gjithmonë afër babait të saj, Aqifit, sepse bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë para disa viteve. Edhe njëra nga vajzat, e cila punonte ndihmës/mjeke ka ndërruar jetën para 3 viteve.

Më 7 Shkurt, qindra e qindra nga familja Pasha prej Gjoçaj nga Burreli, Mati, Tirane e shumë shokë e miq të tij, e përcollën korteshin me trupin e Aqifit të mbuluar me kurora dhe lule, me lot në sy për në banesën e fundit, pranë nënës së tij. I paharruar kujtimi i Aqif Pashës, kushërir dhe i afërm i babait. I lutem Zotit të hapë derën e xhenetit për myslimanin Aqif Pasha! Komnunistët e vërtetë si Aqifi, nuk vdesin kuërrë!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.