Kreu Sociale PSHM, eficenca dhe qendrueshmeria

PSHM, eficenca dhe qendrueshmeria

126
0

Federata Kometare e Pyjeve dhe kullotave Komunale duke qene anetare e bordit te projektit SHM ka dhene kontribut konkret prej ne  hartimin e projektit ne hartimin e manualit dhe ne ecurine e aplikimeve dhe zbatimit konkret.Ajo me ekspertet e saje ka marre pjese ne diskutimin per hartimin e udhëzimit për përgatitjen e planeve të reja të menaxhimit për pyjet dhe kullotat bashkiake për nxitjen e përdorimit të integruar të burimeve natyrore; Ka qene pjese e diskutimit per hartimin e Manualit per skemat mbeshteteese. Ka marre pjese ne mbeshtetjen e keshillimit te shoqatave per aplikimin sipas manualit karahasuar me planet e Mbareshtrmit kryesisht ne qarkun Diber, Kukes, Lezhe, Gjirokaster, Elbasan si ne fazen e pare ashtu dhe ne fazen e dyte dhe shume nga shoqatat e mbeshtetura jane shpallur fitues. Kemi lehtesuar stafin e Njesise projektit AZHBR, konsulentet e BB per pjesmarrjen e Grave, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike per Vrojtimin Social Afat-Mesëm, per krijimin e GLV, nepermjet   kontakteve te SHPKK, dhe Federatave Rajonal dhe pjesmarrjen ne anketa, Trajnimet dhe lehtesimet.Jane realizuar dhe implementuar 2 thirrje për aplikime. 63 aplikime fituese në thirrjen e parë nga 137 aplikime.46% e aplikimeve të thirrjes së parë përmbushnin kërkesat e aplikimit.Me thirrjen II aplikuan 151 aplikante nga te cilet 96 u gjeten te pershtatshem per t’u kontraktuar nga AZHBR. Deri ne kete moment jane lidhur kontrata me 67 aplikante (tre jane fermere private) dhe 29 te tjere nuk jane kontraktuar per arsye te mungeses se fondeve. Shumica e tyre do te kontraktohen me fondin shtese ekuivalent te 1 Milion USD te SIDA.Jane duke u realizuar (pjesa me e madhe i kane perfunduar tashme) pyllezime nga 70-80% e shoqatave perfituese, pjesa tjeter jane punime permiresuese ne pyje (pastrime, rrallime) dhe kullota, ndertim lerash uji dhe prita malore.Vetem gjate kesaj periushe me mbeshtetjen e grantit te dhene nga Qeveria Suedeze nepermjet  AZHBR, jane realizuar 342.79 Ha pyllezime me drure pyjore e frutore, 1117  ha përmirësimi ne pyje 207 ha permiresime ne kullota 1265 m3 sistemime e prita malore si dhe jane ndertuar 46 vepra ujepirese ne kullota nga 70 shoqata te perdorueseve te pyjeve ne te gjithe Shqiperine.

Nga pervoja e punes tone  ne Qarkun, Korce, Elbasan  Diber, Kukes, bashkite jane te pamundura te fillojne me buxhetet e tyre hartimin e Planeve te Mbareshtrimit kur dihet tashme se atyre  ju ka mbaruar afati ne vitin 2019 dhe jane pengese per menaxhimin dhe planifikimin nga ana e Bashkive. Shume i rendesishem ka qene edhe pilotimi i inventarizimit dhe rregjistrimit te sip pyjore dhe eshte e rendesishme qe ky proces te replikohet ne te gjithe territorin. Gjate vitit te fundit eshte shpallur tenderi per 6 bashki per hartimin e planeve te mbareshtrimit dhe ne disa Bashki ka filluar pune si nje process I rendesishem

Nje tregues tjeter I rendesishem eshte dhe ngitja e kapaciteteve te punonjesve, shoqatave perdorueseve te Pyjeve dhe aplikanteve. Jane trejnuar  1168 anëtare te SHPPKK, 267 individë fermerë Nga 33 SHPPKK të trajnuara/26.

Përsa i takon progresit në lidhje me një indikator të rëndësishëm si “sipërfaqja e tokës ku janë implementuar nga projekti praktika të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës”, deri në 6-mujorin e parë 2018 janë rreth 2954 hektarë toke pyjore e kullosore  ku si rezultat i projektit janë adoptuar praktika të qëndrueshme menaxhimi. Kjo sipërfaqe është e barabartë me vlerën e synuar deri në fundin e vitit të tretë të projektit prej 3000 ha. Edhe për këtë indikator progresi i bërë mund të konsiderohet  i kënaqshëm.Ndersa ne ne fazen e dyte projekti ka ndikuar ne rreth 2000 ha me pyllezime, permiresime, vepra antierozive e permiresime ne kullota qe do te ndikojne ne menaxhimiin e qendrueshem dhe luftimin e erozionit. Ka një progres  tëmirë edhe në ngritjen dhe funksionimin e GLV si platforma bashkëpunimi të aktorëve lokalë për qeverisjen e qëndrueshme të tokës dhe burimeve pyjore e kullosore. Këto grupe janë ngritur sipas synimit në 3 bashki, respektivisht, Has së burimeve natyrore të këtyre bashkive. Aftësimi i GLV-ve dhe  mbështetje nga PSHM për implementimin Kolonjë dhe Pukë. Strategjitë e hartura nga këto grupe për bashkitë përkatëse do i shërbejnë qëndrueshmërisë së qeverisjes e strategjive të hartuara ka ndikim pozitiv ne  qeverisjen e ardhshme të këtyre burimeve.

Në lidhje me impaktin e PSHM-së në reduktimin e ndikimeve negative në jetën e komuniteteve rurale të problematikave si zjarret në pyje dhe kullota, prerjet e paligjshme në pyje si dhe kullotja pa kriter, vlerësojmë se në perceptimin e familjeve rurale, projekti akoma nuk ka një impakt të dukshëm sidomos ne pyjet qe nuk kane kujdesin e komunitetit. Ndryshe ndodhe atje ku perdoruesit  tradicional jane ne vazhdim te kujdesit te pyjeve  pyjet e Dushkut në Has, Kukës, Dibër, Burrel, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Belsh, etj. tashmë janë rehabilituar dhe kanë marrë pamjen e pyjeve të rregullt që ushtrojnë të gjithë funksionet që u ka dhënë natyra, si për mbrotjejn e tokës, ashtu edhe pasurimin e ajrit me oksigjen dhe fiksimin e karbonit. Janë 22 ish komuna që janë pjesë e kontratës që Shqipëria ka me fondin ndërkombëtar të karbonit për të shitur kredite karboni, nëpërmjet rehabilitimit natyror të pyjeve të degraduar.

Eficenca:

Impakti kryesor i ndërhyrjes ka qenë në ngritjen e kapaciteteve të aktorëve dhe më pak në mbështetjen e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të tokës apo gjenerimit të përfitimeve monetare e jomonetare për përfituesit.Pershpejtimi i implementimit të aktiviteteve që mbështesin gjenerimin e përfitimeve konkrete për komunitetet në zonaën e ndërhyrjes mbetet i rendesishem. Shpresojme te  permiresohen me tej rregullimet juridike dhe  administrative në lidhje me proçesin e aplikimeve dhe të vlerësimit për grante IPARD-like.

Federata Kombetare nepermjet NES Albania kontriboj nepermjet nje fushate te gjere ndergjegjesim ne rajonet Shkoder, Kukes, Diber, Korce dhe Fiere dhe rritjen e njohurive për të drejtat e tyre mbi burimet pyjore. Për më tepër, përmes një analize të hollësishme të mangësive dhe mundësive, do të përpiqet të kuptojë më mirë dimensionin gjinor ndaj të drejtave dhe pjesmarrjes ne fushen e mjedisit dhe të pyjeve. Kete vite perserri kontributi do te intesifikohet per te identifikuar çështjet kryesore që lidhen me pronësinë që duhet të adresohen në nivel kombëtar dhe rekomandimet e propozuara për ndërmarrjen e reformave të pronësisë.

Duhen përmirësuar indikatorët e vlerësimit të përfitimeve monetare e jomonetare nga mbështetja në kuadër të PVGJ sepse vërehet një mospërputhje mbi aktivizimin e femravenë aktivitete të ngritjes së kapaciteteve dhe atyre që mbështesin gjenerimin e përfitimeve konkrete. Ne kete drejtim do te punohet konkretisht me grupet e grave ne kuader te dekades Bujqesise familjare.

Qendrueshmeria:

Ligji 1  sapo miratuar ne neni 13/4 tanime në lidhje me të drejtën e përdorimit:a) familjet dhe komunitetet me banim të përhershëm në zonat rurale kanë të drejtën e përdorimit të sipërfaqeve të fondit pyjor kombëtar në afërsi të fshatit për përmbushjen e nevojave vetjake; e drejta e përdorimit të fondit pyjor kombëtar për nevojat e komuniteteve rurale bazohet në respektimin e parimit të barazisë gjinore në përputhje me politikat për zhvillimin rural, duke,njohur përgjegjësitë për ruajtje dhe kujdesin ndaj pyllit; c) kriteret dhe rregullat për dhënien në përdorim të fondit pyjor përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Tashmë përvoja tregon që transferimi dhe legalizimi i përgjegjësive për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave tek NjQV-të dhe më tej tek përdoruesit tradicionalë, bazuar në të drejtën dhe traditën e hershme është shumë dobiprurëse dhe e suksesshme, nga e cililat përfitojnë familjet rurale, të cilat përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë në vend. Kjo kerkon ndermarrje te reja dhe veprime konkrete me nje projekt te Ri qe te kurorezohet me sukses faza e dhenjes ne perdorim te pyjeve banoreve si dhe mbeshtetje per te siguruar menaxhim te qendrueshem te tyre.  Ka nevojë për përmirësime të mëdha në sekuencën kohore të aktiviteteve në mbështetje të forcimit të kapaciteteve dhe fokusin e tyre për të siguruar qëndrueshmërinë e impaktit,  duke i bërë komunitetet të afta të replikojnë impaktin në të ardhmen.Nje sfide e ardheshme mbetet perfshirja e Pyjeve dhe Kullotave ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Rural qe eshte duke u punuar kete vit.

Nga Kesjana Merdini

Federata Kombetare PKK

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.