Kreu Sociale Pyjet për Zhvillimin Ekonomik Lokal

Pyjet për Zhvillimin Ekonomik Lokal

93
0

Projekti FLED ka qenë një program 4 vjecar, vazhdim i punës dhe investimeve të mëparshme në sektorin e burimeve natyrore në Shqipëri. Projekti u zbatua nga  Organizata CNVP-Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit dhe u financua nga Qeveria Suedeze  nëpërmjet Agjensinë Suedeze për Kooperim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Gjej rastin të falenderoj Qeverinë e  Suedisë dhe ambasadën e cila ka dhënë një kontribut të cmuar në mbështetje të fuqizimit të  menaxhimit  të decetralizuar të burimeve natyrore në Shqipëri, pyjeve dhe mjedisit. Përvec asistimit të NjVV, projekti ka mbështetur fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, promovimin e përfaqësimit më të mirë dhe llogaridhënien në sektorin pyjor, përmirësimin e politikave, kuadrit ligjor dhe institucional për menaxhmit të pyjeve dhe kullotave duke kontribuar kështu në një zhvillim më të barabartë dhe të qëndrueshëm. Të gjitha këto përkojnë me synimet e Shqipërisë për integrimin Europian.

Procesi i transferimit të pyjeve dhe kullotave i filluar që në vitin 1996, u finalizua në vitin 2016 ku me VKM u transferun rreth 80% të sipërfaqes totale të pyjeve në pronësi të 61 bashkive të krijuara në kuadrin e reformës së re administrative. Menaxhimi i decentralizuar i pyjeve dhe kullotave ka disa tipare të vecanta dhe më e rëndësishmja është përfshirja e shumë aktorëve në të gjithë nivelet dhe përfshirja e  banorëve lokale të organizuar në Shoqatat e përdoruesve dhe përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe përdorimin e këtyre burimeve.

Projekti ishte në kohën e duhur për të mbështetur pushtetin vendor, pasi me transferimin e pyjeve dhe kullotave tek NJVV-të, përgjegjësi dhe shërbime të reja  i kaluan atyre të cilat përfshijnë:

  • Administrimi i pyjeve dhe kullotave dhe menaxhimi i tyre nëpërmjet krijimit të një strukture menaxhuese, zbatimi i planeve të menaxhimit dhe rregistrimi i të drejtës së pronësisë dhe përdorimit.
  • Rehabilitimi dhe përmirësimi i pyjeve duke cuar në përmirësimin e mjedisit, rritjen e biomasës, mbrojtjen e tokës dhe burimeve ujore, etj.
  • Shfrytëzimi dhe zhvillimi i tregut për prodhimet drusore si dhe prodhimet e tjera jo drusore duke përfshirë dhe kullotjen e blegtorisë dhe plotësimi i nevojave të tjera të fermerëve.
  • Gjetja e skemave të finacimit dhe granteve për pyjet dhe kullotat në nivel fshati duke synuar në punësim dhe përfitime për banorët lokale.
  • Grumbullimi i tarifave për prodhimet pyjore dhe prodhimet e dyta dhe krijimi i fondit të riinvestimeve (në kushtet e moratoriumit) për cështjet më urgjete, si mbrotja nga zjarret, erozioni, etj.

Objektivi kryesor i projektit ka qenë: Pyje të qëndrueshëm që sigurojnë prodhim më të lartë, shërbime dhe të ardhura për komunitetet rurale. Kjo u arrit përmes 5 rezultateve të mëposhtme

Nisur nga këto, projekti realizoi mbēshtetjen dhe  asistimin e 24 komunave (21 bashkive 2016) dhe shoqatatve të përdoruesve të pyjeve në këto drejtime:

Rezultati 1: Menaxhim i përmirësuar dhe i decentralizuar i pyjeve dhe kullotave komunale dhe sigurimi i të drejtave të pronësisë/përdorimit në komunat e synuara;duke forcuar kapacitetet menaxhuese  të NJVV-ve në bashkëpunim me aktorët e tjerë dhe SHPPKK, zbatimi dhe hartimi i planeve të menaxhimit ; Sigurimi i të drejtave të pronësisë  për NJVV-të dhe sigurimi i të drejtave të përdorimit për përdoruesit e PK nëpërmjet mbështetjes për rregjistrimin e pyjeve/kullotave në ZRPP (rreth 100 mijë ha), mbështetje për grumbullimin e tarifave dhe krijimin e fondit të riinvestimeve (në kushtet e moratoriumit), krijimi i bazës fillestare të të dhënave, shkëmbim experiencash brenda dhe jashtë vendit. etj

Rezultati  2: Rritje e funksionimit dhe qëndrueshmërisë së SHPPKK-ve, Federatave Rajonale dhe Federatës Kombëtare, duke forcuar strukturat dhe funksionim i përmirësuar I SHPPKK-ve, nëpërmjet përfaqësimit më të mirë në nivel fshati,  Cilësi e përmirësuar shërbimesh ofruar nga federatat; Aksione të përmirësuara nga shoqëria civile lidhur me cështjet e frenimit të prerjeve ilegale  në mbështetje të qeverisjes së përmirësuar të pyjeve si dhe asistimi për të aplikuar për fonde dhe grante nga projekte të ndryshme e sidmos të PSHM.

Rezultati 3: Fuqizimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i zinxhirit të vlerave  për prodhimet pyjore  dhe produkte të tjera jodrusore;  duke mbështetur

-Organizimin dhe fuqizimin i grupeve prodhuese në struktura, funskionim dhe kapacitete tregtuese dhe rritja e të ardhurave familjare; Mardhënie të përmirësuara dhe rrjetëzim mes aktorëve në zinxhirin e vlerës; Rritje e ndërgjegjësimit për tregtimin e produkteve pyjore sipas standarteve të BE.

Rezultati  4:  Fuqizimi i përqasjeve për menaxhim të shumfishtë të pyjeve (përfshirë biomasën për energji të rinovueshme dhe sekuestrimin e karbonit) dhe ndërgjegjësimi i aktorëve, në vecanti të politikë bërësve dhe vendimmarrësve, ku vlen të përmendën rezultatet e mëposhtme;

-Përmirësim i praktikave për  menaxhimin e pyllit të familjes dhe të përbashkët, zhvillim i tyre i mëtejshëm  dhe replikim në zona të tjera;

-Promovimi i  përdorimit të biomasës për energji të rinovueshme (instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën e bashkuar Gjinar I cili ul 30-40% konsumin e druve të zjarrit);

-Përgatitja e praktikave të mira lidhur me matjen e stokimit të karbonit në pyje;

-Nxitja  në arsim i aspekteve  të duhura të menaxhimit të Pyjeve

-Krijimi i modeleve të reja nëpërmjet pyllëzimit të sipërfaqeve me lloje me rritje të shpejtë dhe prodhim frutash si gështenja, arra, lajthia duke përfshirë dhe agropylltarinë si një masë e domosdoshme që rrit prodhmtarinë e biomasës dhe ul presionin ndaj pyjeve.

Rezultati  5: Fuqizimi i kuadrit institucional, ligjor dhe politikave lidhur me pyjet komunal me vëmendje të vecantë në parimet e qeverisjes së mirë të tilla si : llogaridhënia, transparenca, sundimi i ligjit dhe pjesmarrja,përfshirja sociale. Kjo ka cuar rezultatet e mëposhtme:

-Mbështetje për rishikimin e legjislacionit dhe politikave pyjore dhe energjisë së rinovueshme me qëllim që ato të jenë me mbështetëse për përdoruesit e PKK;

Hartimi i dokumentit të politikave dhe ligjit të ri të pyjeve

-Përditësim njohurish dhe shkëmbime mësismesh dhe informacioni për cështje specifike me nivel lokal, kombëtar dhe rajonal e më gjerë;

Projekti ka vendosur njerëzit në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm, duke njohur kështu nevojat e tyre, prioritetet, niveli ekonomik dhe rezultatet e dëshiruara, duke synuar fuqizimin e qeverisjes për të siguruar më shumë ligjshmëri dhe pjesmarrje, përfaqësim, më shumë transparencë, më shumë drejtësi dhe barazi të politikave, institucioneve  dhe procesit për zhvillim të qëndrueshëm.

Përfituesit kryesorë të projektit kanë qenë: përdoruesit lokal të organizuar në shoqatat e përdoruesve të pyjeve dhe kullotave komunale, grupet prodhuese dhe grupet e grave, Federatat rajonale dhe kombëtare të pyjeve komunale, njesitë e qeverisjes vendore sidomos staffi qē merret me menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale në komunat e përzgjedhura.

Projekti u zbatua në 24 komuna/NjA ose 21 bashki (mbas qershorit 2016) të përzgjedhura në 9 rajona të vendit si: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Berat, Korcë dhe Gjirokastër nga staffi I CNVP(13 veta) duke përfshirë dhe rreth 60 trajniere lokal, staff I Federatave ku kanë marrë pjesë në aktivitete rreth 5500 veta në vit.

Gjithashtu, projekti bashkëpunoi ngushtë me partnerë të ndryshëm që kanë rol kyc në menaxhimin e pyjeve me qëllim që të arrihet ndyshimi i synuar në interes të aktorëve lokal, si MTM, AKZM/AdZM, MBU, NjA/Bashkitë, Fakultetit i Pyjeve dhe shk.mes.pyjore Shkodër, Shërbimi Pyjor, ZRPP, Shoqatën e Komunave/bashkive, Qarqet, Rajonet, Sektori privat, projekte të tjera që kanë në fokus burimet natyrore, zhvillimin rural dhe mjedisin, dhe me projektin ESP etj,

Rezultati kryesor i projektit ka qenë rritja e interesit të banorëve lokal në mbrojtjen dhe mirëtrajtimin e pyjeve e cila reflektohet në rehabilitimin dhe përmirësimin e rreth 80% të pyjeve të transferuar me një rritje mesatare prej 3-4m3/ha në vit dhe rritja e të ardhurave për banorët lokalë nga prodhimet e dyta të pyllit si dhe struktura më të organizuara.

Mbas katër vitesh të zbatimit të këtij projekti, CNVP vjen në një sërë rezultatesh, arritjesh, eksperiencash, mësimesh dhe rekomandime për forcimin e sektorit në të ardhmen, të cilat do të prezantohen nga kolegët për cdo komponent të projektit. Por unë dua tju falenderoj nga zemra të gjithë juve si dhe ata që nuk ndodhen në këtë sallë për mbështejten, kontributin dhe bashkëpunim gjatë zbatimit me sukses të projektit.

Janaq Male

21 Nëntor 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here