Kreu Sociale Pylli i fermerit-sistemi lashtesilvo-pastoral

Pylli i fermerit-sistemi lashtesilvo-pastoral

75
0

Drurët që i ka falur natyra tokës tonë, janë të shumtë e fort të mësuar për të bashkëjetuar me agresivitetin e njeriut mesdhetar. Ata e populluan token tone miliona vite para nesh. Më pas erdhën njerëzit. Ata i ngritën banimet e tyre pikërisht rreze drurëve, kryesisht dushqeve, por në rrethana të caktuara edhe me te tjerë. Drurët iu përshtatën ashtu si edhe kafshët e zbutura, kërkesave të njeriut. Ndryshe nga reflektimet e banorëve urban pas prerjes së çdo druri, që gjerësisht e gjykojnë si vdekje të tij, çdokush që thellohet e ka dije elementare mbi ripërtëritje vegjetative te pyllit e kupton që media ka dhënë lajm të preferuar qartë, nëse prerja është bërë në pyllin faror apo vegjetativ, druri i pyllit të fermerit, rilind, bile me ritëm të shpejtë rritje, menjëherë pas prerjes, kur është nën kujdesin e pronarit. Banorët lokalë , ndoshta autorë të këtij adoptimi, i mësuan shpejt këto sekrete e lëshime që u bënte natyra, dhe filluan sipas vendit e burimeve natyrore që dispononin, të përshtateshin. Hap pas hapi ata mësuan që llastarët që dilnin, nga cungu t’i linin te rriteshin deri në atë dimension që u duhej, duke e ndarë pyllin ne pjese, për të patur për te prerë e lënë për të rritur, ashtu siç ndanin edhe kulloten apo gjerat bazike të ekzistencës.

Mrekullia qëndron në faktin, që rrënjët e këtyre drurëve, apo më sakte llojet drusor përbërës të këtyre pyjeve, janë pothuaj ata që e kanë populluar që nga fillimi token tonë, pra janë lloje natyrore e autoktone, pasardhës të pyllit të virgjër, që vuri në trajtim njeriu primitiv. Ky pyll ka ndryshim esencial, nga pyllëzimet që ka bërë shteti, p.sh. me pishë, akacie apo plep, pasi në këto raste është mbjelle dhe është imponuar për t’u rritur një lloj pyjor që nuk e ka patur më përpara vendi, ashtu siç mbillet për shembull misri apo patatja, që janë të ardhur nga kontinentet e tjera.

Këto sisteme u përshtatën, në përputhje me rrethanat e vend banimit, si thjeshtë për prodhim materiali drusor, me rotacione, sasi e dimensione të dëshiruara, ashtu edhe duke kombinuar, prodhimin e drurit, me bazën ushqimore e kullotjen e blegtorisë. Këto sisteme menaxhuese kanë arritur deri në ditët tona. Duket si detaj shpjegimi i tyre, por vetë konfuzioni dhe moskuptimi nga politikbërësit e bën të domosdoshëm tregimin e këtyre detajeve, jo fort të dëshiruara, shpesh fort të kritikuara si kasaphana, nga administrate dhe ekspertet e pyjeve. Ky sistem prodhues, për banorët ruralë, ngjante me një fabrikë të thjeshtë, që harxhon kohë për t’u ngritur e më pas prodhon në vazhdimësi. Ishte një project shumë fleksibël, që çdo familje, e adoptonte lehtë, duke tentuar që për çdo vit të punonte në një pjese të territorit (shpesh një te treten), që i ishte pranuar nga fqinjët bashkë fshatarë, ku sipas rrethanave kishte vënë edhe kufij, të cilët sot e kësaj dite, qëndrojnë në tokë, por nuk janë legalizuar apo njohur nga shteti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.