Kreu Sociale Pylli i fermerit

Pylli i fermerit

917
0

-Ndërthurje e nevojave ekonomike të komunitetit me kërkesat e pyllit

Mjedisi eshte nje bashkveprim i faktoreve natyrore dhe shoqerore. Ai eshte bashkesia e nderveprimeve te perberseve biotike dhe jobiotike qe nxisin dhe ushqejne  jeten e gjalle ne toke, duke perfshire: mjedisin biofizik natyror te ajrit, tokes, ujrave, shendetin e njeriut, vlerat dhe trashigimine kulturore, shkencore, fetare dhe shoqerore.

Faktoret natyrore dhe shoqerore te mjedisit ndikojne drejtperdrejt ne jeten e njeriut. Ata jane nje kusht thelbesor per te percaktuar zhvillimin fizik, mendor, intelektual, psikologjik, si dhe vete menyren e jeteses se tij. Mjedisi eshte shume i rendesishem, por shendeti eshte kushti themelor per mireqenien dhe veprimtarine e njeriut. Zhvillimi i qendrueshem i mjedisit do te thote shfrytezimi ne menyre te plote dhe racionale i burimeve natyrore mjedisore, me qellim permirsimin e jetes se njerzve sot, neser dhe ne vazhdimesi.

Pyjet jane nje burim i jetes  per planetin dhe njerzit qe jetojne ne te. Pyjet e gjalle jane baza e jetes ne toke, prandaj duke mbeshtetur pyjet ne mbeshtesim jeten. Duke harmonizuar nevojat e njerzeve dhe te planetit per pyje mund te perparojme dhe ne rrugen e zhvillimin te qendrushem.

Por ky organizim theksojme se nuk mund te arrihet vetem nga komuniteti pyjor sepse kultura e komunitetit tone sidomos ajo rurale, kudo qe jeton, noton ne nje konfuzion mbi percaktimin e drejte te termit pyll fermeri, dhe te menaxhimit te tij. Pergjigje kjo per politiken e gabuar qe eshte ndjekur me pare dhe qe vazhdon te ndiqet edhe sot, nga ata qe kane qene dhe jane ne drejtim  te vleresimit te gabuar te pronesise se pyllit. Ajo (pronesia e pyllit) si dje dhe sot shpesh shikohet si luks per fshatarin, apo per smadhim te prones se tij te pa luajteshme  duke  e vleresuar ate si vlere e ardhur personale e jo si kombetare.

Pyjet kanë shumë funksione.Në radhë të parë, ata mbrojnë burimet natyrore. Nëpërmjet procesit të fotosintezës, pyjet ripërtërijnë rezervat e oksigjenit në atmosferë, duke thither dioksidin e karbonit dhe duke zbutur efektin serë. Pyjet sigurojnë një mjedis për shumë lloje bimore dhe shtazore, në këtë mënyrë mbrojnë dhe ruajnë shumëllojshmërinë biologjike natyrore.

Në plotësim të këtyre funksioneve, pyjet stabilizojnë klimën dhe u japin formë peizazheve.Pyjet janë, gjithashtu, zona të njohura për çlodhje dhe argëtim.Ata gjithashtu pastrojnë mjedisin nga zhurmat mbytëse, zbusin erërat e forta dhe thithin pluhurat dhe gazet e dëmshme. Ata ndihmojnë në rregullimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësorë, zbusin temperature ekstreme dhe pengojnë erozionin, shplarjen e tokes apo depozitimin e aluvioneve.

Pervec sa thame me lart, rritja dhe zhvillimi i kenaqeshem i burimeve natyrore i kthehu dhe nje here komunitetit besimin tek vetvetja dhe tek natyra, duke shijuar bukurite e tyre, efektet kurtive e clodhese, dhe pa dyshim edhe ne plotesimin e shume kerkesave te shoqerie dhe rritjn e nivelit ekonomik te komunitetit te zones ku ne jetojme. Por duhet qe nga pylli nuk duhet te kerkojme me shume se sa jep ai.

E dime gjithashtu se degradimi i pyjeve dhe kullotave vjen nga prerja pa kriter dhe mbikullotja e tyre, prandaj kjo le te kuptohet se lenda e drurit te mos mbetet si burim i vazhdushem energjie, por ajo duhet qe te  zevendesohet me burime te tjera. Gjithashtu presioni i bagetive ne pyje dhe kullote kur ajo behet e kontrolluar eshte nje nder drejtimet kryesore per te mbrojtur mbulesen bimore

Ne periudhen e veshtire te tranzicionit komuniteti i zonave rurale tek keto burime natyrore, pervec nikimeve te konsiderueshme ne mjedis ka dhe nje shprese me te mire per te jetuar dhe per te fituar gjithemone i bindur dhe duke u ndergjegjesuar qe keto burime natyrore mund te shfrytezohen ne menyre te qendruesheme.

Tek ne aderojne 248 shoqata te ngritura ne 248 Njesi administrative qe kane qene me pare, ose 61 Bashki te reja pronare, qe jane te perfaqësuara ne shoqata kombetare e pyjeve dhe kullotave te fermereve, prandaj sot kerkohet me shume se kurre, te ndertohet një strategji sa më të shpejtë, për ta rregjistruar pyllin e fermerit, të llogaritet kostoja e ringritjes së sistemit prodhues sipas kërkesave të kohes, të financohen fermeret dhe te ndihmohen që të ringrene ato pyje  që u shaktëruan. Por per kete duhet theksuar dhe  indiferencen  e njesive bashkiake duke mos qene sa duhet ne drejtimin e duhur. Indiferenca cfaqet nga reagimet dhe puna e deritanishme qe te le per te deriruar, dhe kjo faktohet dhe nga personeli partiak i pa profilizuar dhe i perzgjedhur ne sektorin e pyjeve prane disa bashkive gati ne mbare vendin.tradicional, po kalon ne hije. Ashtu si me pare qe bashkë me objektet e kultit e tradita e zakonesh të lashta të popullit dhe po për shkak të papërgjegjësisë së shtetit, shfrytëzimi i kësaj pasuri u be  shkatërruese, duke shplare, degraduar e eroduar token. Demtime te medha u vrrejten sidomos ne vitet me agresive te tranzicionit, por ne nje fare dhe me te lehte vazhdon dhe ende ne disa zona.

Sot pyjet qe jane ne perdorim te komunitetit, “pylli fermerit” qe mund ta quajme me plot goje, sigurojnë një mjedis për shumë lloje bimore dhe shtazore, duke mbrojtur në këtë mënyrë shumëllojshmërinë biologjike natyrore, duke marre sa me shume produkte per plotesimin e nevojave te brendeshme te familjes se tij. Keshtu ne territorin e bashkise tone raste te nje menaxhimi te qendrueshem te ketij pylli kemi shume.

Pylli i fermerit eshte ai pyll qe si fermeret menaxhijne ate ne menyre qe te perfitojne rregullisht e ne menyre te qendrueshme sa me shume prodhime drusore dhe jo drusore, duke i nderthurur interest e veta  me nevojat e pyllit.

Sot me shume me inisjative individuale, kuptohet te pa ligjeruar, shume fermere kane filluar te kujdesen per pyllin e tyre, ate pyll qe kishin para kolektivizimit dhe duke treguar kujdes per prodhimet e tij.Tani ata nepermjet trajtimit qe i bejne ata perfitojne biomasë, gjethe, shkarpa, thupra, hunj, dru, apo lëndë ndërtimi, kanë qenë historikisht pjese e fermës se tyre.

Kryesisht tek pyjet qe jane ne pronesi te komunes sipas VKM nr. 433, date 9.6 2016, jane pyje rreth kurores se fshatrave, qe perbejne kryesisht pyje te ulet dhe shkurre etj te rralla. Ne pyjet e ulet jane cungishtet e llojeve te ndryshmete lisit ne nje siperfaqe te madhe. Nga ana e fermereve tardicionale, ka filluar dhe rimekemja e tyre, fale nje kujdesi dhe rregulli ne trajtimin e tyre. Eshte fillimi i nje tradite premtuese per te ardhmen e ketyre cungishteve, por duhet thene se ne shume raste ato nuk trajtohen teknikisht, duke mos e respektuar qarkullimin qe kerkohet.

Ne nje pyll cungishte lisi te rralluar sipas kushteve teknike dhe me synimin per ta konevruar ne trungishte eshte nje pune artistike. Quhet e tille mbasi mbas 2 apo 3 nderhyrjeve, me intesitet 10-15 % apo 15 – 25 %, kur numeri i drureve farore te bjere ne 150-200 per ha, mbulesa tokesore me bar ka pamjen e nje tapeti, ku mund te hasesh lule shumengjyreshe, blete duke kullotur, flutura, insekte, zogj dhe cdo lloj gjitari tjeter. Dikur ne nje pamje te tille piktoreske, i shtrire ne tapetin e barit dhe luleve nen hijen e lisave, fermeri i dehur nga kjo natyre i ka kenduar gjithmone.

Po keshtu dhe ne pyjet me shkurre, ku cikli i prodhimit eshte me i shkurrte, si per shembull marreja qe ne zone e ulet dhe bregdetare apo ne luginat e lumenjve ne shqiperine e mesme dhe te jugut, ajo kap siperfaqe te medha. Leverdija e saj ekonomike eshte e madhe.Nga kjo shkurre plus druve te zjarrit, vilet dhe kokra e saj, me nje permbajtje sheqeri prej 15-18 % dhe qe nga kokrat e saj te ngrenshme prodhohen rrecelra te ndryshme apo dhe raki. Duke ju referuar literatures ajo duhet te qeveriset si pylli ulet me nje qarkullim 18-20 vjecar, kohe ne te cilen ajo mund te jape rreth 150 m3 dru zjarri per ha.

Ne ngastra eksperimentale te marra ne pyllin e feremerit Fiqeri Luka dhe Myfit Hushi ne fshatin Buran, Njesia Administrative Nikel, bashkia Kruje, prodhimi eshte dhe me i larte, dhe llastaret nje vjecare qe dalin arrijne nje gjatesi prej mbi 150 cm.

Ne qofte se ne sistemin e kaluar, pyjet trajtoheshin me shume per lende punimi (plan shteti), dhe me pak per dru zjarri, sot perdoruesit tradicionale, qe ne prespektive do jene fermere ligjore, duhet te shkohet drejt nje menaxhimi te tille qe ne vazhdimesi te plotesoje sa me mire nevojat ekonimike te tyre. Keshtu ne pyllin e fermerit ne Buran, sipas menaxhimit te tij, kati i pare perbehet nga lisi, kurse nenpylli eshte thana dhe lajthia dhe shtresa barishtore bime medicinal dhe kullote.

Kruja ka nje siperfaqe prej 339 km2afersisht 33902 ha toke, ku 35 % e zene pyjet pyjet, dhe mesatarisht i bie nje siperfaqe prej 0.043 per banor ne baze te popullsise, ku vetem pyll i takon 0.015 ha. Por kjo eshte nje e ardhur e madhe ne qofte se do te ishe ne pronesi te komunitetit rural; prandaj dhe vendimi per kalimin  e pyjeve ne pushtetin vendor, nuk eshte vetem nje sfide, por edhe nje pergjegjesi.

Sot shteti (instancat qeveritare qe merren me pyjet dhe pushteti vendor), te heqe dore nga preferencat partiake dhe ne bashkepunim dhe me shoqerine civile dhe shoqatat e pyjeve, te hartojnë një strategji sa më të shpejtë, për të regjistruar pyllin e fermerit, të llogarisë kostot e ringritjes së sistemit prodhues sipas kërkesave të kohës, të financojë fermerët e t’i ndihmojë ata ne permiresimin e gjendjes ekonomike.

Per sa theksuam me lart, hipotekimi dhe ligjerimi i “Pyllit te Fermerit”, do te krijoje premise per plotesimin e nevojane te fermerit sips kerkesave teknike te pyllit.

 

INXH. SHPETIM MYRTO

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.