Kreu Sociale Qëndrueshmëria e Pyjeve Komunale

Qëndrueshmëria e Pyjeve Komunale

2534
0

Ne gjurmët e një projekti…
Eva Sterkaj, koordinatore e Federates se Pyjeve, Qarku Shkoder
Ne Komunen e Shkrelit te rrethit Shkoder u realizuan nje grup aktivitetesh pyjore nga Shoqatat e perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave te kesaj komune dhe Federata e Pyjeve Komunal Shkoder. Te ftuar ishin perfaqesues nga Drejtoria Sherbimit Pyjor te Malsise se Madhe, perfaqesues nga Fakulteti i Shkencave Pyjore, Federata Kombetare e PKK, Televizioni Publik Shqiptar, si dhe perfaqesues te NjQV.
Qellimi i ketyre takimeve ishte ndarja e experiences se fituar nga shoqata e perdoruesve te pyjeve me anetaret e saj ne aktivitete pyjore komunale, njohja me ecurine e procesit te decentralizimit te pyjeve ne nivel komune, angazhimin e komunes dhe shoqates ne administrimin dhe menaxhimin e pyjeve si dhe nxitje te reflektimt te aktoreve te ftuar mbi sfidat dhe arritjet e ketij procesi ne komunen shkrel. Keto aktivitete u zhvilluar me mbeshtetje te SNV – Organizata Hollandeze per Zhvillim, Komunes Shkrel dhe Federatesse Pyjeve Shkoder.
Udhetimi jone nisi nga qyteti i Shkodres per ne fshatin Boge, ku na prisnin nje grup burrash e grash te cilet po benin disa permiresime ne nje siperfaqe me lajthi.
Nderhyrja ne lajthi eshte bere ne tre siperfaqe, dhe qellimi kryesor eshte qe ti japin perparesi prodhimit te frutit.Ne njeren nga siperfaqet rrallimi eshtebere ne masen 70 % dhe ngelen rreth 36 000 llastare per hektare. Kjo do te rrise mundesine e ushqimit dhe dritesimit,qe ndikojne ne shtimin e prodhimit koker tek druret e mbetur.
Nderhyrja e dyte eshte bere duke lene rreth 10 000 llastare per hectare dhe qellimi ketu krahas shtimit te prodhimit eshte mundesia e shartimit. Lajthia natyrore e vendit, rekomandohet si nënshartesë e mire pasi lëngëzon pak.
Ne rastin tjeter eshte eksperimentuar duke mbjelle ne rreth 0.9 ha lajthi te bute. Ne te tre rastet vlen te theksohet se punimet jane bere ne ngastrat kolektive dhe nga vete banoret anetaret e shoqates se Pyjeve. Ky do te jete nje mesim per te vazhduar aktivitetin ne rreth 900 ha me lajthi qe ka Komuna Shkrel dhe nepermjet metodave krahasuese do te shikohet shtimi i prodhimit dhe efektiviteti ekonomik ne vitin 2012 e ne vazhdim.
Si shumë pasuri të tjera të natyrës edhe lajthia është pare si një mall pothuaj pa zot, që e dhuron natyra dhe njerëzit e thjeshtë I kanë marrë frutat, thuprat e gjethet.Per vlerat e larta ushqyese te frutit te lajthise ai kerkohet vazhdimisht ne treg, sidomos nga industria ushqimore per prodhimin e embelsirave dhe cokollatave.
Pas vizites ne fshatin Boge, udhetimi jone vazhdoi drejt fshatit Rec, ku anetaret e shoqates po kryenin pastrime dhe krasitjen e nje pylli geshtenje, si dhe luftimin e kancerit te geshtenjes. Ne keto aktivitete ishin gjithashtu te perfshira edhe nje grup grash.Qellimi i ketyre nderhyrjeve ishte sigurimi i nje frutifikimi te rregullt dhe te vazhdueshem. Ne zonen ku u be nderhyrja ne pame qe krahas krasitjes eshte bere paralel dhe lufimi i kancerit me metoden fizike (prerje e drureve te infektuar) e cila kishte
qellim sherues dhe parambrojtes.
Ne krah te pyllit te geshtenjes u ndertua nje siperfaqe prove e perhereshme ne nje pyll fermeri.Synimi i ndertimit te ketyre siperfaqeve prove ishte monitorimi ir ritjes por dhe efekti i nderhyrjeve te ndryshme teknike ne rritjen e produktivitetit dhe cilesise se pyllit. Siperfaqja prove u zgjodh dhe ne bashkepunim me fermerin, si perdorues tradicional i asaj siperfaqeje, i cili bashke me specialistet pyjore do te jete pjese ne percaktimin e objektivave per pyllin e vet, percaktimin e funksionit te pyllit, synimet afatgjata, cfare prodhimesh do te merren si dhe cila eshte strategjia e menaxhimit per te arritur objektivat e pyllit. Per modelin e marrjes se kesaj siperfaqeje prove asistoi Prof.Dr.ErvinToromani i cili dha nje guide teknike dhe per stafin e komunes ne skicimin, realizimin e matjeve dhe monitorimin.
Vizita tjeter u realizua ne njesiperfaqe model pastrimi dhe rrallimi te pyjeve te perzier me perberje kryesisht shkoze, frashri, lajthie dhe dushku. Qellimi i ketij modeli ishte demostrimi teknik ndaj fermerve mbi nderhyrjet e nevojshme silvoteknike me qellim rritjen e prodhimtaris se pyjeve dhe dhenjen prioritet te llojeve me vlere.
Eksperti i shoqates dhe Komunes udheheqteknikisht dhe perfshin komunitetin ne kete aksion duke siguruar te gjithe elementet e nje menaxhimi te qendrueshem qe kerkohet sepse:
• Eleminon perdorimin spontan sic ka ndodhur deri tani per pyjet shteteror dhe kolektiv.
• Eleminon nderhyrjet e gabuara ne prerjen dhe kullotjen
• Puneson njerezit dhe siguron te ardhura nga shitja
• Siguron mundesine e riinvestimeve
• Permireson te gjithe pjesen e pyjeve me sherbime dhe gjendjen e biodiversitetit
• Vendos rregulla qe gradualisht fillojne ti zbatojne te gjithe perdoruesit
Ky veprim mund te vazhdoje menjehere me nje planifikim konkret qe duhet ta udheheqin ekspertet nga Komuna , Shoqata dhe Federatat. Ky do ishte sherbimi i dhene per here te pare qe ndikon ne luftimin e informalitetit dhe qe vendos sherbimet ne rolet e duhura. Ne qoftese per 300 ha pyje dushku ose ahu punesojme 100 fermere per tre muaj, pervec sherbimit per pyllin kemi siguruar dhe 5-6 mije m3 dru zjarri dhe me vleren e tregut sigurojme rreth 12milion leke po ti shesim me vleren 2000 lek per m3 qe sigurojme dhe pagesen per te punesuarit por dhe te ardhura per riinvestime.
Ndalesa e fundit ishte ne fshatin Razme, ku nga ekspertet na u paraqit nje model luftimi per procesionaren e pishes.. Si rrjedhoje e ciklit biologjik ky demtues gjate vitit 2011 ka patur zhvillim maksimal duke u perhapur shume.Ne pamundesi te zbatimit te metodes se luftimit biologjik te ketij demtuesi, qe konsiderohet si metode me rezultate shume pozitive, si edhe per mungese mjetesh dhe mekanizmash te posacme te luftimit, eshte zbatuar menyra mekanike e luftimit ne rreth 100 Pisha ne periudhen kur larvat zbresin nga kurora. (kryesisht ne muajin Prill kur temperaturat shkojne rreth 20°C).Metoda e perdorur konsistonte ne mbeshtjelljen e trungut te drurit me nje plasmas qe rrethon gjithe perimetrin, i cili ne fund lidhet me qellim qe larvat gjate kohes qe zbresin ngelen ne kurthin me plasmas. Rrjedhimisht kerkohet zbatimi mekanik si metode e efektshme per luftimin e ketij demtuesi per te garantuar gjendjen e shendetshme te pyjeve me pishe me kosto sa me te ulet. Nga rezultatet e para mund te konsiderohet si nje metode me efekt te larte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.