Kreu Ditar Ra për të mbetur i pavdekshëm

Ra për të mbetur i pavdekshëm

286
0

Pali Carapuli

Më 22 Mars 1945, plot 74 vjet më parë, ra në krye të detyrës, dëshmori Hasan Myftar Kërxhaliu, Hero i Popullit. Ai ra për të mbetur i pavdekshëm në Limth të Kolesianit, kundër bandes tradhetare të Muharrem Bajraktarit.

Për herë të parë me të u njoha në muajin Tetor 1943, në kohën kur Çeta e Lumës erdhi në Peshkopinë e çliruar nga partizanët e batalionit të Dibrës. Paria reaksionare që i kish shërbyer okupatorit fashist Italian, kishte grumbulluar forcat e veta dhe kërkonte me këmbëngulje zaptimin e qytetit duke bërë presione mbi forcat partizane që të largoheshin nga Peshkopia e çliruar dhe ishte vendosur pushteti I Këshillit Nacionalçlirimtar i zgjedhur nga populli. Me datën 17 Tetor 1943, forcat reaksionare të mbështetur nga Abaz Kupi me forcat e tij, filluan sulmin për marrjen e qytetit të Peshkopisë. Lufta për mbrojtjen e qytetit vazhdoi deri në 19 Tetor; tre ditë e tre netë dhe përfundoi me fitoren e partizanëve.

Në këto tre ditë e netë luftime të ashpra, dëgjova emrin e babë Hasan Kerxhaliut (kështu e thërrisnin partizanët e çetës së Lumës) për trimëri e guxim duke u bërë shëmbull për partizanët si luftëtar…Por nga afër m’u dha mundësia ta njoh babë Hasanin, kur forcat gjermane reaksionare, ndërmorrën operac ionin e Dimrit 1943-1944 kundër ushtrisë Nacional çlirimtare. Në këtë kohë u vendos që disa shokë partizane të batalionit të Dibrës, të kalonin në zonën e Lumës të Kukësit. Gjatë kohës që qëndruamnë Lumë, ne jetuam për një kohë edhe në familjen e babë Hasanit duke enjohur nga afër jo vetëm atë por dhe historikun e familjes dhe lidhjen e saj qysh në fillim me LANÇl dhe kontributin e saj për ndjenjat e Atdhetarizmit, mikpritjen, bujarinë, burrërinë, trimërinë, guximin dhe pjekurinë. Shtëpia e babë Hasanit në Bicaj ishte një bazë kryesore jo vetëm për partizanet por dhe shokët e Komitetit Partisë Komuniste të Prizrenit.

Të dashur lexues, e shoh me vend që në këtë shkrim kushtuar Heroit të Popullit babë Hasan Kerxhaloiut, me rastin e 70 vjetorit të rënies në krye të detyrës, të përshkruaj disa kujtime e mbresa t ëpashkyeshme që I kemi pasqyruar në shkrimin e përbashkët: Prokop Murra,Pali Carapuli dhe të Ilia Carapulit me rastin e 40 vjetorit të rënies Dëshmor, dërguar muzeut të rrethit të Kukësit.

Për kohën që jetuam ne këtë familje, jo vetëm u njohëm nga afër, porn a kanë mbetur mbresa të pashlyera për babë Hasanin dhe pjestarët e familjes, ndërmjet të tjerave mund të përmendim:

Ishte fundi i Janarit të vitit 1944. Dimër i madh, dëbora vazhdonte të binte pa psuhim. Shokët Prokop Murra, Pali Carapuli, partizane të batalionit të Dibrës dhe Ilia Carapuli që ato ditë kishte ardhur nga Brigada e 3-të Sulmuese, ndodheshin në dhomën e miqve në shtëpinë e babë Hasanit. Atë ditë aty nuk ndodhej asnjë nga burrat e shtëpisë. Edhe djali i tij i madh Nuhiu kishte dalë. Ishin vetëm dy gra: e shoqja e Hasanit Sija dhe e Vehapit, Xhevahirja si dhe fëmijët e vegjël të dy familjeve që jetonin bashkarisht.

Që të tre ne po qëndronim prane sobës. Ndërkohë, shoku Prokop ngrihet rastësisht dhe del tek dritarja. Por çfarë të shihte!? Gjermanë në kollonë dhe me dustanca njeri nga tjetri po kalonin xhaden para shtëpisë së Hasanit. Në kohën që ne po mendonim se si duhet të vepronim në situatën e krijuar, u hap dera e dhomës dhe Brenda hyn e shoqja e Hasanit, Sija dhe e Vehapit, Xhevahirja. Qetë e qetë, e shoqja e Hasanit na dsrejtohet me këto fjalë: “Kanë ardhur gjermanët, mos mendoni për ne, për fëmijët tanë dhe shtëpinë, por qëndroni dhe mos e fëlliqni emrin e shtëpisë së babë Hasanit”. Fjalët e kësaj gruaje qenë shprehje e guximit dhe të sakrificës, që na dhanë frymëzim e kurajo të luftonim deri në fund.

-Ne jemi partizanë dhe do veprojmë siç na mëson Partia, – ju përgjigjem, ju merrni masat me shpëtue fëmijët dhe veten. Ne nuk e fëlliqim, shtëpinë e babë Hasanit. Të dyja gratë u larguan nga dhoma. Ne u vumë në gatishmëri për çdo të papritur. Toga gjermane që kish ardhur në Bicaj pa u diktuar, u largua për në Kukës pa bërë asnjë veprim. Sija dhe Xhevahirja nuk ishin thjesht dy gra shtëpiake, por ato ishin dy sokolesha, dy burrnesha, dy trimëresha.

Babë Hasanit nuk ju dha mundësia me marrë arsim, ashtu si nuk e kishte përqindja më e madhe e popullit tonë, pavarësisht nga dëshira që kishte. Por ai kishte pjekurinë, qartësinë e kuptimit të drejtë të gjërave, dinte të ndante të mirën nga e keqja, dinte të bënte diferencimin e ngjarjeve. Babë Hasani ishte një nga të parët që e kuptoi drejtë dhe e përqafoi qysh në fillim vijën eë PKSH për Luftën Nacionalçlirimtare dhe u lidh me të dhe punoi e luftoi familjarisht për të vënë në jetë vijën e saj, për të cilën dy pjestarët e familjes dhe Ai vetë dhanë gjënë më të shtrenjtë, jeëtën e tyre.

Po sjellim një shëmbull tjetër që tregon qartësinë e tij politike, që tek ne ka lënë mbresa:` Para se me shkue në shtëpinë e Babë Hasanit, kishim disa ditë që qëndronim në shtëpinë e Jakup Brahës, shtëpia e dëshmorit Meriman Jakupit, komuniste e orëve të para në Lumë, që edhe për këtë familje ruajmë kujtimet më të mira. Shokët këtu na kishin treguar për vrasjen e vajzës të babë Hasanit, Havanë nga i shoqi dhe qëndrimin që kishte mbajtur babë Hasani karshi kësaj ngjarje.

Gjatë kohës të qëndrimit tonë në shtëpinë e babë Hasanit, erdhi rasti dhe u hap kjo bisedë me vetë vavën. Hasani na I shpjegoi si ndodhi. Duke u treguar ngjarjen, ai na tha: “I dërgova lajm dhëndrit duke I kërkuar përse më vrau vajzën? Dhëndri më përgjigjet: “E vrava se ajo ishte komuniste. I dërgova lajm prap: Për deri sa ti e vrave se ajo ishte komuniste dhe arsye tjetër nuk ka, tani nuk ke të bësh me mua sipas zakonit të vendit, por me Partinë”. Në këtë ngjarje, nuk ishte vetëm dora e dhëndrit por e kurdisur dhe e thurur nga reaksionaret për bërë përçarjen dhe shkaktimin e vllavrasjes. Por babë Hasani e gjykoi me pjekuri. Ai së bashku me shokët e Lumes nuk i hynë kësaj rrugë dhe bëri që plani i kurdisur nga reaksioni të dështojë. Havaja mbeti nga Dëshmoret e para në zonën e Lumeës e Luftës NÇl.

Na u dha rasti që veprimet luftarake Brigada e 8-të Sulmuese kun e ishim pjestarë të saj, t’i vazhdojmë edhe në qarkun e Kukësit, kundër forcave gjermano-reaksionare. Forcat e Brigadës se 18-të Sulmuese e kapën kriminelin, ish i shoqi i Havasë dhe për krimin e bërë u gjykua para popullit të Bicajt dhe ju dha dënimi i merituar.

Jo vetëm ne, port ë gjithë partizanët që njohëm dhe jetuam në këtë familje, ruajnë kujtimet më të mira e të pashkyera për babë Hasanin dhe pjestarët e familjës së tij. Njëkohësisht kujtime të tilla ruajme edhe për mjaft familje të tjera të zonës së Lumës.

Ne, bashkëluftëtarët dhe populli kuksian, përulemi me respekt para veprës së tij të pavdekshme!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.