Kreu Sociale Radeshet afrojnë bukuri e shëndet

Radeshet afrojnë bukuri e shëndet

74
0

Sylë Gosturani

Pjesa fundore e vargut veri-lindor të alpeve shqiptare që fillon nga blloku i Jezercës, gjendet në bjeshkët e Tropojës dhe thirret “RADESHE” . Radeshet përbëjnë në vetvehte një masiv të madhe shkembenjsh gelqeror me maja të larta e vargmaja, lugina, shpate, rudina të bukura e humnera të thepisura si ato. Ky masiv shkëmbor me një larmi formash, formon një reliev të gjithfarllojshëm që të bën për vete e s’të lejon të largohesh po të gjendesh atje. Radeshet ruajnë drejtimin e vargut veri-lindor nga veriperendim në jug-lindjr. Dy lumenj, (lumi i Gashit nga ana e krahut të djathtë dhe lumi i Sylbicës nga ana  e krahut të majtë), me lugina të thella e ujë të kulluar e plot burime në të dy krahtë e tyre, veçojnë atë masiv shkëmbor. Populli në Tropojë thotë: ”Kush veron në Radeshe ka shëndet të mirë”. Njerëzit që u është dhënë rasti të flejnë vetëm një natë në Radeshe, në mëngjes janë shprehur: ”Tërë natën nuk jam ndier gjallë dhe tani në mëngjes ndihem i qetë dhe i lehtësuar”. Njerzëve me shëndet të mirë u thuhet “Qenke mirë si me pa verue në Radeshe”. Me Radeshën lidhen emërat e shumë burrave të shquar që jetën e tyre ia kushtuan mbarshtimit të dhive e të deleve. Emrat e Rustem Xhujës, Hysen Hajdarit, Brahim Jahës, Zenun Bekës, Halil Hamzës Rexhep Dinit, Ram Dulës, Zog Ademit, Ibish Shpendit, Zenel Mehmetit e Din Salihut janë të gdhendur në çdo rrasë guri, në çdo thep kershi e në çdo rudinë. Tufat e atyre burrave barinj, në numër jo më pak se 100 krerë, dalloheshin për prodhimtari të lartë mishi, qumshti e leshi. Këmborët e ogiçëve dhe trokaçat e cjepëve, oshtinin breg më breg, thep më thep, rudin më rudin e maje më maje dhe kur ata u lëshon zërin e gjithë tufa me ogiçët përpara, me vrap e duke kërcyer gurë më gurë e breg më breg, mblidheshin në kohë shumë të shpejtë rreth çobanit të tyre. Në Radeshe, në të gjithë sipërfaqën e tyre prej mijra hektarësh, mungojnë burimet e ujit. Dëborën e dimrit, Radeshet e ruajnë të ngrirë nëpër gropa karstike, në zahaqe (vende, që dielli qëndëron shumë pak ose nuk bie fare) por edhe artificialisht ruhet nga banorët që verojnë aty duke e mbuluar me plisa dheu e barë. Për blegtorinë shfrytëzohet vesa e mëngjesit, ka një liqe natyral akullnajor që mban ujë për gjatë gjithë vitit dhe lerat e ndertuara nga ish ndermarrja e kullotave. Në pjesën e sipërme të “Grykës së Radeshës”, ku asaj inderpritet vijimsia gjendet një gropë karstike, që thirret gropa e “Larecit”. Në cepin e asaj grope rruga e grykës së Radesheve ndahen në dy drejtime. Pikërisht këtu fillojnë “Radeshet”dhe dy rrugët e ndara përshkojnë Radeshet për në bjeshkët e tjera. Të qëndrosh në Radeshe apo të kalosh andej, mahnitesh me ç’farë sheh ! Po të arrish në një nga majat e Radesheve i shef shumë qartë gjitha pjesët formuse dhe gjitha strukturore reliev formuse. Nga kurrizi  që ndan pothuaj se në dy pjesë të barabarta gjithë masivin “Radeshe” dallon pjesët përbërëse të Radesheve . Nga ajo lartësi dallon Shkelzenin me madhështin dhe burimet e tij të rralla , sheh dy luginat e bukura, te cilat shkojnë përkrah njëra tjetrës gjer atje, ku Radeshet marrin tatpjetën duke formuar lugina gjatësore të shoqëruara për të dyja anët me varg thepash  e humnerash të pashoqe.

Shkelzeni mahnitës i jep Radeshës bukuri e madhështi. Krenari për Radeshet që kanë një mal si Shkelzeni . Ai nuk është shumë i lartë (2407m) por pamja e tij madhështore nuk ka të krahasuar me asnjë nga majat e alpeve apo të maleve të tjera. Në konstruktin e tij nderthuren të gjitha llojet: shpatet, sheshet, rudinat në shpate rrëpirat, gërxhet e humnerat. Shkelzeni shëndrit në çdo kohë prandaj edhe shumë gjuhtarë mendojnë se emri Shkelzen vjen nga fjala “I shëndritshmëm”. Shpatet përbëjnë pjesën e sipërme të Shkelzenit, gjithashtu edhe sheshet shumë mahnitëse gjenden afër majës së tij. Shpatet e buta gjënden në perendim e jug perendim të tij. Ato janë shumë të përshtatshme për rrëshqitje alpinistike me ski. Rrëpirat, gërxhet dhe humnerat përbëjnë faqet JL , L, e VL . Është fantastike një dukuri e faqeve të përthyera, sepse ato që nga rrëza gjerë në afërsi  të shpateve të buta, zbukurohen me pisha të shpërndara grupe- grupe e një nga një sikur t’i kishte mbjellë një dorë njeriu. Ato pisha janë shekullore. Rrënjët e tyre të futura në të çarat e shkembejve, kanë bërë që ato t’u rezistojnë stuhive e ortegjeve. Ashpërsia e atyre shpateve ka ndaluar dhe mundësinë e prerjes së atyre pishave nga njeriu. Poshtë faqës JL , ku gjendet dhe humnera më e madhe “Toçilla e Shkelzenit”, gjendet një burim akull i ftohtë dhe në mesin e një vargu thepash , sipër burimit gjendet një hapsirë në formë të një dere, e cila është e pagëzuar që në hershmëri si “Dera e Shkelzenit”, nëpër mes së cilës lëvizin dhitë e egra dhe njerëzit që provojnë shkathtësinë e tyre për të pushtuar ato faqe. Faqet e përthyera të Shkelzenit, përbëjnë një thesar për ngjitje e ulje alpinistike. Shpatet e Shkelzenit , çetat e luginat në faqet e përthyra, në Maj- Qershor shëndrisin me shumllojshmërinë e luleve e të barnave karakteristike për atë majë e gjithë Radeshet. Poshtë majas së Shkelzenit gjenden dy rrafshe: ai i çobaneve dhe ai i shkallës së Zeqanisë së Epërme, që mahnisin çdo vizitor. Rrafshi i çobaneve ka marrë këtë emër, spse aty mblidheshin gjithë barinjtë, të moshuar e të rritur dhe pasi hanin drekën zhvillonin lojra nga më të ndryshmet si hedhje gurapeshku , mundje dhe kërcim për së gjati. Klima e mirë, të ushqyerit e mirë si dhe lojrat që zhvillonin në atë rrafshë i bënin atë “diva”. Rrafshi i Zeqanisë së Epërme është mahnitës jo vetëm për atë që e sheh për të parën herë por edhe për ata të cilët vizitojnë vit për vit. Ai ka përmasa të tilla sa mund të luhet shumë mirë futboll dhe helikapterët mund të ulen pa asnjë rrezikshmëri. Rrezja e parë e diellit shkrep në majen e Shkelzenit dhe prozhektori i fundit i dritës së diellit largohet po nga maja e Shkelzenit.

Luginat e Radesheve ndahen nga njëra tjetra nga një varg kurrizor, që fillon sipër gropës së Larecit deri ku fillon tatpjeta e Radesheve sipër liqenit të Bigave. Që të dyja luginat, nga fillimi e gjer në mbarim të tyre, kanë ngritje graduale, nuk kanë reliev uniformë por të larmishëm me kodra, sheshe të vegjël, gropa karakteristike e gomuraja të shumta poshtë majave. Në këto dy lugina janë ndertuar stanet verore . Në luginën e djathtë gjenden stanet e Myhejanit dhe të Begajve. Në luginën e majtë gjenden stanet e Aliajt dhe të Kërrnajës. Gjithë gjatësia e luginës së majtë  nga VP në JL, kufizohet nga një vargmal kurrizor me gjatësi rreth 5km. Ai vargmal kurrizor, fillon me majën e Kershit të Qenit, vazhdon me majën e Zapollës, majën e Sinakofcit dhe me majën e Radeshës e dyta ta pas Shkelzenit për lartësinë. Ai vargmal u qëndron rretheve të Gashit përsipër si një bukuri hyjnore me një reliev krejt tjetër nga ai i faqes së brendshme, e cila shtrihet pëgjatë gjatësisë së luginës së majtë të Radeshës. Faqja e atij kurrizi gjatësor mbi fshatrat e rretheve të Gashit, duket si e mbështetur uniformisht nga prapa. Asaj vllaje shkëmbore që pagabuar, mund t’i thuhet një perlë me gjatësi rreth 5km. e me lartësi nga bazamenti (rrëza) gjerë në maja rreth 1200m lartësi. Arkitekti natyrë i ka dhënë të gjitha format e relievit. Shumë lugje e kurrize fillojnë nga maja gjerë në mesin e Vllajës. Shumë kurrize e lugina të tjera, fillojnë poshtë mesit të Vllajës dhe përfundojnë në pjesën fundore. Shumë interesante dhe tepër kureshtare janë disa kurrize, të cilat duke zbritur nga maja në një farë gjatësie, ndahen në dy të tjerë kurrize dhe bashkë me bazamentin ku ato përfundojnë formojnë një trekandësh dybrinjësh. Kjo dukuri verehet në dy apo tre raste të gjysmës së sipërme të Vllajës shkëmbore. Lugjet të cilat fillojnë nga mesi i gjatësisë shkëmbore janë : lugu i Çelës e lugu i Cubrës, ndersa lugu i madh, që gjëndet në pjesën veriperendimore, fillon nga maja gjerë në pjesën fundore. Në mesin e lugut të Çelës gjendet një hundë shkëmbore e cila dalloht nga larg. Kur hija e lugut arrinte te ajo hundë, fshatarët  që prashitnin kolektivisht dilnin në pushimin e drekës. Lugu i Cubrës merr atë emër, sepse në pjesën e poshtme të tij ngushtohet shumë duke marrë formën e një tubi të një mbledhësi uji. Në mesin e lugut të madh, rrëzë një thepi gjenden stanet e Hysenukajve. Hysenukajt e kanë zgjedhur atë rrëzë thepi për truall stanesh, sepse ai jo vetëm i mbron nga erërat e ftoht , por me reflektimin që u bënë rrezeve të diellit, hijeshon e zbukuron gjithë atë vend. Poshtë majas së Radeshës, gjendet një bjeshkë tjetër, Kërbica në të cilën verojnë Ibërhasajt, Agajt e Qeleposhët. Pak poshtë majës së Radeshes gjendet një burim që mban një rrjedhje kostant por shumë i ngrohtë, të cilin bjeshkëtarët e përdorin vetëm për të larë rrobat. Lugjet , gjithë gjatësinë e Vllajës shkëmbore e ndajnë në pjesë sipas vllaznive. Nga kershi i qenit gjerë në lugun e Çelës e administrojnë dhe e kullosin Myhejani dhe Çelajt .  Nga lugu i Çelës gjer te lugu i Cubrëse e administrojnë Hoxhajt e Gosturani. Nga lugu i Cubrës e gjerë te luguiI madh  e administrojnë dhe e kullosin Zhenajtë e Kërrnaja . Në vllajën shkëmbore gjenden shumëlivadhe , që shpesh  herë janë kositur për të siguruar bazë ushqimore për blegtorin. Në mesin e gjatësisë e lartësisë së Shpatit shkëmbore, në një distance 200 apo 300 m.  nga njëri-tjetri, gjenden dy burime me ujë, në afërsi të cilave, barinjtë kanë ndertuar stanet për pranverë e vjeshtë. Ajo, që tërheq vemendjen e gjithkujt, që ka kaluar andej, është egzistenca e dy shpellave shumë të mëdhaja. Shpella e Bufkës, në të cilën mund të strehohen gjerë 200 krerë dele dhe shpella e Ahmatajt, në të cilën mund të strehohen gjer 1000 krerë dele. Dy janë momentet më magjepse  për shikuesin apo vizitorin e asaj vllaje shkëmbore: lindja dhe prendimi i diellit. Kur lind dielli, shpatet perendimore të luginave, kurrizet dhe format trekendëshe, shëndërisin në mbrëmje përseri, shëndritje por me alternim hijesh. Faqet e lugjeve gjysëm të ndriçuara e gjysëm të hijezura, për një piktor, përbëjnë një pejsazh shumë frymëzues e nostalgjik. Faqja e prapme e Radesheve, me një gjatësi prej dhjetra km, fillon nga shkalla e Zeqanisë së Epërme dhe në formë të një harku me shumë zig-zake, me shumë dalje e hyrje, duke patur si pika kufitare Lugun e Herushtës, malet për rreth livadhit rrafsh, Zallin e Kutës, krahun e mëngjër të rrjedhjes së poshtme të lumit të Gashit, lumin e Bredozhnicës dhe fillimin e Mullarekës, përfundon me bazament në rrjedhjen e mesme të Mullarekës. (lumi i Gshit poshtë rrjedhjes së tij të poshtme, merr dy emërtesa të tjera, lumi i Bredozhnicës dhe Mullareka). Në gjithë atë gjatësi dallon format nga më të çuditëshmet si thepa të veçuar me lartësi e periferi rrethore shumë të mëdha, lugje shumë të gjata, të ngushta e të thellura në mes hundëve shkëmbore, lugje të holla me gjitha llojet e barnave, që fillojnë nga maja e shpatit gjerë në bazamentin e tij,streha shkëmbore me pjerrësi 90 gradë, humnera nga më të llahtarshmet, Çeta me barë e lule të gjithfarë llojeve. Poshtë Bredozhnicës, te Mrizi  i dhenve, ka zanafillën kanali i Gashit, që është një vepër strategjike. Në atë faqe që nuk mund të anashkalohet pa u cilësuar, gjendet një lug shumë i gjatë po edhe i gjërë, që fillon në Bigat dhe përfundon në livadh rrafsh. Ai lug në pjesën e sipërme thirret “Puzat e Bërbatit”, poshtë të cilave lugina thirret “Llukofc”. Lugu nuk është uniform. Ai përshkohet nga lugje të vegjël, gropa karstike, shpate të butë e shumë të pjerrtë . Aty ku fillon LLukofci gjendet një hundë shkembore, sipër së cilës gjenden gropa karstike e rudina me barë. Kreja e lugut dhe të dy krahët, rrethohen me kreshta e varg kreshtash. Kur gjendesh në atë mjedis nuk din nga t’i hedhësh sytë dhe duke u përshkuar, lart apo poshtë atij lugu, të alternohen pamjet sejcila më kureshtare. Në pjesën e sipërme një kresht maje  pothuajse në pjesën e sipërme të saj, ka një dritare përtej së cilës dallon qiellin apo retë, që i merr era. Gjatë dy anëve thepat zbresin sup më sup me njëri- tjetrin, duke formuar qafa, sheshe e kreshta. Në shpatet e thepave gjenden plot pisha. Të gjithë thepat janë mahnitës dhe të admirueshëm por njëri veçohet nga të gjithë. Faqja e tij e poshtme, me një guvë në mes dhe me gjatësinë nga rrëza në majë 90 gradësh me ngjyrë të kuqerremtë, është marrë si tipizim i të gjithë thepave të tjerë dhe thirret: “Thepi i Llukofcit”. Në krahun e mëngjër të atij thepi gjendet një burim i pa shoq me ujë të bollshëm dhe shumë i ftohtë. Ai ujë merret simbol i ftohtësisë për të gjitha burimet e bjeshkëve me shprehjen: “Është i ftohtë si me qënë kroni i Llukofcit”. Në gjithë atë gjatësi të faqes së prapme të Radesheve, të tërheqin vëmendjen: një thep, një mal dhe liqeni akullnajor i radesheve. Thepi gjendet në fillimin e faqes, shumë pak sipër lugut të Herushtës.  Ai thep ka një periferi prej më shumë se 100 m. dhe një lartësi mbi 150 m. Në maje të atij thepi, pa ndihmën e asnjë paisje alpinistike, pa patur askënd me vete dhe i vendosur për jetë apo vdekje, ka mundur të arrijë djaloshi Azem Shpend Kuçana nga Shipshani. Dëshmi e atij akti të Azem Shpendit ka qënë piskama e tij në maje të atij thepi dhe një shami e lidhur nga dora e Azemit në degën e një pishe të vogël. Sot ai thep thirret thepi i Azem Shpendit . Liqeni gjendet në tatpjetën e e faqes së prapme të Radesheve në mes Zeqanisë së poshtme dhe puzave të Bërbatit.

Shumë interesant është formimi i atij liqeni në atë pjertësirë dhe uji që mban gjatë gjithë verës. Mali  që është i veçantë për gjithë atë faqe është mali i “Jabllanit”. Është mal i ultë. Të gjitha anët para 1945-ës i ka patur të veshura me pisha të të gjitha llojeve, sika të veshura me shkurre sepse pishat u çfarosën nga një zjarr shumë  i fuqishëm, që u ndez nga fundi i vitit 1945-së . Në pjesën fundore të Jabllanit, sipër zallit të Kutës gjendet një shpellë, në tavanin e së cilës shkëmbi ka ngjyrë të kuqe. Ata gur me atë ngjyrë të kuqe barinjtë i merrnin, i tretnin në ujë të valuar dhe me pak rrëshirë pishe apo bredhi, që i hidhnin, bënin një solucion me të cilin ngjyrosnin  për t’i zbukuruar ogiçët dhe te gjitha delet. Këtë veprim ata e bënin në mbarim të verës, kur largoheshin nga bjeshka për në Vërri (shtëpi) .

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.